CURRICULUM VITAE
Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Has.
Z.Liman Morina është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Arsimin tetëvjeçar e përfundoj në vendlindje në fshatin Pogaj, Has. Në vitet 1983-1987 kreu formimin profesional për të vazhduar më pas paralelisht studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega bio-kimi në vitet 2008-2012 dhe Fakultetin e Shkencave Juridike, dega juridik në vitet 2000-2014.
Eksperienca e parë e punës ishte si mësues në vendlindje në vitet 1987-1995.
Ai hyri në politikë në vitin 2003 si Kryetar i Komunës Gjinaj e për të vazhduar sërishtë rrugen e gjatë të politikës për vite me rradhë. Pas mandatit tetëvjeçar në këtë post ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë Krumë për katër vite të tjera nga 2011 -2015. Në Qershor të po atij viti u emërua Prefekt i Qarkut Kukës , për të mbajtur mbi supe këtë detyrë deri në Nëntor të vitit 2017.
Z.Morina gjithashtu ka mbajtur edhe poste të tjera politike ndër vite.
Aktualisht z.Morina është në postin e Kryetarit të Bashkisë Has |