CV Kryetari i Bashkisë Fier

Armando Subashi
Kryetar i Bashkisë Fier
CURRICULUM VITAE

Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Fier.

Armando Subashi, i lindur në Fier më 26 maj 1971, ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ai ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore Mallakastër dhe Fier, ku ka mbajtur njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Gjykatës. Armando Subashi ka mbajtur po ashtu, postin e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. U zgjodh deputet për Qarkun e Fierit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë.