CV Kryetari i Bashkisë Bulqizë

Lefter Alla
Kryetar i Bashkisë Bulqizë
CURRICULUM VITAE

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar në faqen matesielektor.al

Lefter Alla lindi në Tropojë, më 20 Janar 1972. Ka mbaruar studimet e larta për mësues edukimi fizik dhe ka punuar si i tillë në disa shkolla 8-vjeçare të Bulqizës. Ka eksperiencë si koordinator projekti si dhe në fushën e sipërmarrjes private. Nga Korriku i vitit 2017 është këshilltar në sektorin privat. Nga Janari i vitit 2016 është edhe Kryetari i Partisë Socialiste Bulqizë.