Ndrec Dedaj Kryetar i Bashkisë Mirditë |
CURRICULUM VITAE
Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Mirditë. Ndrec DEDAj ka lindur në fshatin Shebe të Selitës më 04. 11. 1969. Shkollimin bazë dhe atë të mesëm e mbaroi me rezultate të larta në vendlindje dhe në fshatin Malaj, fshat i cili në atë kohë kishte shkollë të mesme. Pas shkollimit të mesëm z. Ndrec DEDAJ vijon shkollimin pranë Fakultetit të Kulturës Fizike “Vojo KUSHI” në Tiranë. Integrimi i tij i hershëm si pjestar aktiv i strukturave të Policisë së Shtetit shërben si indicie për të përfunduar me sukses Akademinë e Rendit Publik. Krahas punës intensive z.Ndrec Dedaj përfundon disa specializime të çertifikuara ndërkombëetarisht, ku veçohet kualifikimi për luftën kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Edhe pse me një CV të pasur shkollimi në fushën e rendit publik, z. Ndrec Dedaj ndjek dhe përfundon me sukses Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës. Ndërsa për sa i përket aktivitetit profesional dhe kontributit të strukturat e Policisë së Shtetit z. Ndrec Dedaj ka një aktivitet që nis në vitin 1992 deri në vitin 2001, vit kur kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës i beson themelimin nga e para të policisë Bashkiake të Kryeqyetit. Ndrec Dedaj njihet si themelues i kësaj policie te cilen e drejtoi me sukses per tetë vite me radhë deri në vitin 2009 , kur filloi të shfaqte tendencë në drejtim të angazhimit politik. Angazhimi politik Vlerësime |