Strehimi Social

Funksioni Strehimi Social
Përshkrimi Nënkupton administrimin dhe planifikimin e programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe për ndihmën e shtetit.
Detyrat e bashkisë Bashkia në lidhje me këtë funksion realizon shpërndarjen e programeve sociale të strehimit për qytetarët si:
– Banesat sociale me qira;
– Banesat me kosto të ulët;
– Bonusi i Strehimit;
– Pajisja e truallit me infrastrukturë.
Financimi I përbashkët: pushtet vendor + qendror.
Strukturat përgjegjëse Bashkia
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qendror Pushteti qendror ndërvepron me Bashkinë nëpërmjet Ministrisë që mbulon fushën e strehimit dhe strukturave të saj në përcaktimin e:
– Politikave të strehimit;
– Ndërhyrjeve për ndryshimin e gjendjes së strehimit në vend;
– Planifikimin e nevojave për strehim;
– Përcaktimin e buxhetit të nevojshëm për strehimi;
– Kontrollin e fondeve që i kalohen bashkive për strehim.

Legjislacioni

Titulli i Ligjit Shkarko
Ligji Nr.22 2018 Për strehimin social dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij Shkarko