Ndihma & Shërbimet Shoqerore

Funksioni Ndihma dhe Shërbimet Shoqërore
Përshkrimi Bashkia nëpërmjet veprimeve dhe vendimeve bën të mundur ofrimin e:

  • Ndihmës shoqërore;
  • Shërbimeve shoqërore për individët dhe grupet në nevojë të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit e përfshirjen shoqërore, për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore.
Detyrat e bashkisë Ndërhyrjet dhe detyrat e bashkisë realizohen nëpërmjet:

  • Shpërndarjes së ndihmës ekonomike;
  • Pagesës për aftësinë e kufizuar;
  • Shërbimeve të përkujdesit me personel të specializuar në shtëpi;
  • Shërbimeve të përkujdesit në qendra ditore, riintegruese dhe rehabilituese;
  • Vendosjes së personave në qendra rezidenciale kur është e pamundur dhënia e ndihmës në kushtet e shtëpisë;
  • Ndjekjes së procedurave për caktimin e familjes kujdestare dhe të kujdestarëve.
Financimi I përbashkët: pushtet vendor + qendror.
Strukturat përgjegjëse Bashkia
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qendror Pushteti qendror ndërvepron me bashkinë nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përcaktimin e:

  • Politikave të ndihmës dhe shërbimeve shoqëore;
  • Zbatimin e politikave të sipërpërmendura;
  • Planifikimin e nevojave për ndihmë dhe shërbime shoqërore;
  • Programimin dhe kontrollin e fondeve;
  • Monitorimin e standareve për këto shërbime;
  • Përcaktimin e përfituesve të pagesës dhe ndihmës ekonomike.

Legjislacioni

Titulli i Ligjit Shkarko
LIGJ Nr. 9355, datë 10.3.2005 “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij Shkarko