Varrezat publike

Funksioni Varreza publike
Përshkrimi Çdo bashki duhet të paktën të sigurojë:

  • Një varrezë;
  • Shërbim publik të varrimit në njësitë e saj administrative, duke ndërtuar dhe administruar varreza publike të mjaftueshme .
Detyrat e bashkisë Bashkia nëpërmjet strukturave të saj realizon:

  • Ngritjen e varrezave fetare dhe private e impianteve të kremimit brenda ose në afërsi të varrezave;
  • Miratimin e tarifave të shërbimit për varrezat publike;
  • Mbylljen e prishjen e varrezave;
  • Kontrollin për mënyrën e administrimit dhe funksionimit të varrezave publike, fetare dhe private;
  • Varrimin e shtetasve që familjarët nuk janë në gjendje ekonomike për ta realizuar apo nuk kanë familjarë;
  • Lëshimin e lejeve të varrimit;
  • Dhënien e autorizimit të transportimit të kufomave nga një njësi e vetëqeverisjes vendore në një tjetër;
  • Dhënien e autorizimit për zhvarrimet mbitokësore dhe transportimin në një vend tjetër të arkivoleve që i janë nënshtruar zhvarrimeve mbitokësore;
  • Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportimit të kufomës nga vendi i vdekjes deri në morg ose në varrezë.
Financimi I veti
Strukturat përgjegjëse Varrezat administrohen nga Ndërmarrja publike vendore. Shërbimi i varrimit mund të administrohet nga:

  • Ndërmarrja Publike Vendore;
  • Shoqëri private e licencuar në këtë fushë.
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qendror Këshilli i Ministrave, nëpërmjet Ministrisë së Infrsatrukturës dhe Energjisë saj miraton:

  • Ngritjen e varrezave monumentale dhe historike;
  • Rregullat teknike për projektimin dhe ndërtimin e varrezave;
  • Rregullat për administrimin dhe funksionimin e varrezave publike, fetare dhe private.

Legjislacioni

Titulli i Ligjit Shkarko
Ligji Nr.9220, datë 15.4.2004 “Për administrimin e shërbimit të varrimit” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij Shkarko