Transporti publik vendor

Funksioni Transporti publik vendor
Përshkrimi Bashkia nëpërmjet këtij funksioni bën të mundur rregullimin e të gjithë shërbimit të transportit, që vepron brenda juridiksionit të Bashkisë qoftë publik apo privat.
Detyrat e bashkisë Bashkia me strukturat e saj ushtron detyrat si më poshtë:

  • Organizon, financon dhe vendos për linjat e transportin qytetës.
  • Cakton dhe miraton tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus dhe të transportit rrethqytetës të udhëtarëve;
  • Organizon rrjetin e linjave rrethqytetëse, stacionet e qëndrimit dhe numrin e orareve, për linjat e njësive administrative përbërëse dhe qendrës së bashkisë;
  • Organizon linjat në rrjetin e linjave rrethqytetëse, në të cilat lejohet përdorimi i autoveturave me 8+1 vende;
  • Përcakton vendndodhjen e terminalit të autobusëve dhe vendet e nisjes e të mbërritjes së autobusëve dhe të agjensive të transportit të udhëtarëve;
  • Organizon dhe miraton mënyrën e funksionimit të shërbimit taksi brenda juridiksionit të vet;
  • Miraton nivelet e diferencuara të çmimeve dhe të tarifave brenda juridiksionit të vet;
  • Lëshon licencën për transport qytetës dhe rrethqytetës, autorizimin për operatorët e terminaleve të autobusëve dhe licencën për shërbimin taksi.
Financimi I përbashkët: pushtet vendor + qendror.
Strukturat përgjegjëse Bashkia
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qendror Këshilli i Ministrave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtoritë rajonale të transportit rrugor përcaktojnë:

  • Rregullat kryesore të veprimtarisë së agjencive të transportit të udhëtarëve dhe bagazheve, për prodhimin dhe shpërndarjen e biletave dhe për transportuesit që ngarkohen të kryejnë transportin me autobusë;
  • Tarifat e transportit të udhëtarëve, që subvencionohen nga shteti;
  • Licencën për transportin rrugor për udhëtarë e mallra për të tretë dhe me qira;
  • Tarifat për Licencat, Çertifikatat dhe lejet;
  • Linjat kryesore dhe ushqyese të transportit ndërqytetës, stacionet e qëndrimit dhe numrin e orareve me autobus;
  • Çertifikatën e aftësisë profesionale për drejtuesit e autobusëve dhe drejtuesit e autoveturave me 8+1 vende; mjeteve me peshë të përgjithshme të lejuar me ngarkesë mbi 6 tonë ose kur ngarkesa e lejuar, përfshirë rimorkion ose gjysmërimorkion, i kalon 3.5 tonë në transportin e mallrave;
  • Kushtet që duhet të plotësojë terminali i autobusëve, kategorizimi, mënyra e mbajtjes së dokumentacionit dhe detyrimet e tjera të tij;
  • Modelin e biletave të udhëtimit;

Legjislacioni

Titulli i Ligjit Shkarko
Ligji Nr.8308, datë 18.3.1998 Për transportet rrugor (I ndryshuar) dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij Shkarko
Ligji Nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”(I ndyshuar) Shkarko