Funksioni |
Planifikimi dhe zhvillimi i territorit |
Përshkrimi |
Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit nënkupton sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet:
- Përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore;
- Vlerësimit të potencialit aktual e perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publikë e privat.
|
Detyrat e bashkisë |
Bashkia në fushën e planifikimit realizon detyrat si më poshtë:
- Siguron dhe miraton mjetet financiare për zbatimin e legjislacionit të planifikimit në nivel vendor;
- Zhvillimin e territorit vendor, përmes hartimit, rishikimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit të territorit;
- Monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e planit të përgjithshëm vendor dhe planeve sektoriale në nivel vendor;
- Organizon pjesëmarrjen dhe shqyrtimin publik të dokumenteve vendorë të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit, gjatë procesit të hartimit të tyre;
- Shqyrton në bazë vjetore të Raportit Monitorues të Zbatimit të Qëllimeve dhe të Objektivave të deklaruara në dokumentet e planifikimit në nivel vendor.
Bashkia në fushën e zhvillimit realizon detyrat si më poshtë:
- Është vendimmarrëse lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në territorin administrativ të bashkisë;
- Vlerëson respektimin e kërkesave ligjore për punimet e kryera mbi bazën e deklaratës paraprake për kryerje punimesh;
- Dhënien e çertifikatës së përdorimit, për lejet e ndërtimit të miratuara.
|
Financimi |
I përbashkët: pushtet vendor + qendror. |
Strukturat përgjegjëse |
Bashkia |
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qendror |
Këshilli i Ministrave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëjnë të mundur në lidhje me planifikimin:
- Hartimin dhe miratimin e Planit të Përgjithshëm të Territorit, planeve sektoriale dhe planeve të detajuara për zonat me rëndësi kombëtare;
- Mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit.
- Përgatitjen e politikave të planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
- Hartimin e rregullores së ndërtimit bazuar në propozimet e dhëna nga ministritë e tjera për rregulloret e ndërtimit të sektorëve përkatës;
- Mbështetjen e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e planifikimit të territorit;
Në fushën e zhvillimit janë përgjegjës për:
- Vendimmarrjen për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi për llojet e zhvillimit komplekse dhe ato që lidhen me çështje, zona, objekte të rëndësisë kombëtare apo me investime strategjike për interesat e vendit;
- Lëshimin e Çertifikatës së përdorimit për lejet e ndërtimit që lëshon.
|