Furinizimi me ujë të pijshëm

Funksioni Prodhimi, trajtimi, transmetimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm dhe administrimi i ujërave të ndotura
Përshkrimi Ky funksion nënkupton të drejtën e Bashkisë për:

  • Trajtimin;
  • Mirëadministrimin e të gjithë sistemit ujor që vepron brenda juridiksionit të çdo Bashkie.
Detyrat e bashkisë Bashkia realizon nëpërmjet mekanizmave dhe strukturave të saj:

  • Sigurimin e një furnizimi me ujë të pijshëm sasior dhe cilësor;
  • Shkarkimin efikas mjedisor e higjenikisht të përshtatshëm të ujërave të ndotura, duke zvogëluar rreziqet për shëndetin;
  • Garantimin në përgjithësi të një sistem teknikisht të përshtatshëm të mbledhjes së ujërave të ndotura dhe me cilësi uji të ndotur të pranueshme për t’u derdhur në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura;
  • Përcaktimin e kushteve ligjore dhe teknike të zbatueshme për shkarkimin e ujërave te ndotura në sistemin publik;
  • Përcaktimin e mbledhjen e tarifave për lidhjen dhe përdorimin e sistemit;
  • Mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm,
  • Mirëmbajtjen e elementëve përbërës të sistemit të kanalizimit.
Financimi I përbashkët: pushtet vendor + qendror.
Strukturat përgjegjëse Bashkia
Ndarja dhe ndërveprimi me pushtetin qendror Këshilli i Ministrave nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura vepron për të përcaktuar:

  • Politikat dhe strategjitë kombëtare në sektorin e furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura;
  • Mbrojtjen e konsumatorit nga ndërhyrjet abuzive të operatorëve për çmimin dhe shërbimin e ofruar;
  • Standartet për programet e investimeve dhe për shitjen e aseteve nga të licensuarit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, edhe në rastet kur sistemet e ujësjellës-kanalizimeve kanë kaluar në administrim ose pronësi të njësive të qeverisjes vendore;