PASAPORTA E BASHKISË VORË
VORË
36,230
25,511
82.72 km2
Zona Gjeografike: Bashkia e re e Vorës shtrihet në Shqipërinë qendrore dhe kufizohet në veri me bashkinë Krujë, në lindje me bashkinë Kamëz, në jug me bashkinë Tiranë, në jug-perëndim me bashkinë Shijak dhe në lindje me bashkinë Durrës.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Vorë ka 25,511 banorë ndërsa sipas Regjistrit Civil ka 36,230 banorë. Me një sipërfaqe prej 82.72 km2, densiteti i popullsisë sipas të dhënave të censusit është 308 banorë km2 ndërsa sipas Regjistrit Civil, densiteti është 438 banorë km2.
Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Vorës shtrihet në kryqëzimin kryesor rrugor të Shqipërisë ku lidhet Tirana me Durrësin dhe veriu me jugun e vendit. Për rrjedhojë, në territorin e kësaj bashkie janë vendosur një pjesë e rëndësishme e industrisë së lehtë dhe të ndërtimit ndërsa bujqësia është përqendruar në disa produkte me vlerë të lartë të shtuar si lulet. Në Bashkinë e Vorës janë të regjistruara mbi 800 biznese të mëdha.
Në ish-komunën Prezë gjendet një kala mesjetare e cila përbën në resurs të vogël turistik.
Vora dhe tri njësitë përbërëse kanë parë rritje të shpejtë të popullsisë përgjatë 25 viteve të fundit, gjë që ka sjellë edhe një numër të konsiderueshëm ndërtimesh jashtë planeve urbanistike dhe pa infrastrukturë.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al