Pasaporta e Bashkisë Vlorë

PASAPORTA E BASHKISË VLORË

VLORË

194.147

104.827

616.85 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Vlorës kufizohet në veri me bashkinë Fier, në lindje me bashkinë Selenicë dhe në jug me bashkinë Himarë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Vlorës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re ka 104.827 banorë. Gjithsesi, në regjistrin civil në këtë bashki rezultojnë si popullsi banuese 194.147 njerëz. Bashkia e re e Vlorës ka një sipërfaqe prej 616.85 km2. Nëse merren parasysh të dhënat e censusit, densiteti i popullsisë në këtë bashki është 169.9 banorë për km2ndërsa sipas të dhënave të regjistrit civil, densiteti është 314.73 banorë për km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Vlorës do të përfshijë të gjithë zonën bregdetare nga Lumi i Vjosës në veri deri në Qafën e Llogarasë në jug, duke përfshirë nominalisht gadishullin e Karaburinit dhe Ishullin e Sazanit. Në këtë territor shtrihen tre qendra të rëndësishme të turizmit detar, Vlora, Radhima dhe Orikumi, ndërsa bashkisë i shtohen edhe zonat rurale blegtorale të Tragjasit. Kjo zonë ka në përbërje dhe parkun detaro-bregdetar SazanKaraburun, që është i vetmi i këtij lloji në vedin tonë. Zona ka praninë e minorancave etnike, përkatësisht minorancës Greke në zonën e Nartës dhe asaj rome në Novoselë. Tendencat demografike kanë qenë ato të një qyteti që ka pësuar si emigrimin edhe migrimin nga zonat rurale në atë urbane. Në fshatin Nartë, kemi një pakicë etnike greke dhe kryesisht banorët e këtij fshati jetojnë në shtetin fqinj kurse fshatrat e thella kanë lëvizur drejt Vlorës. Qyteti i Vlorës ka një aktivitet të vogël tregtar përmes Portit të Vlorës, i cili përpunoi 64 mijë tonë mallra gjatë vitit 2013, rreth 1.6% të volumit të mallrave të përpunuara nëpër portet shqiptare.Vlora ka si burim kryesor ekonomik turizmin dhe bujqësinë e përqendruar te blegtoria dhe ullinjtë. Si një qytet bregdetar, Vlora është edhe një qendër e rëndësishme e peshkimit.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al