Pasaporta e Bashkisë Tiranë

PASAPORTA E BASHKISË TIRANË

TIRANË

757,361

557,422

1110.03 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Tiranës kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në verilindje me bashkinë Klos, në lindje me bashkitë Bulqizë dhe Librazhd, në jug me bashkitë Elbasan dhe Peqin dhe në perëndim me bashkitë Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shijak.

Popullsia: Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Tiranë banojnë 557,422 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil banojnë 757,361 banorë. Me një sipërfaqe prej 1,110.03 kilometrash katrorë, densiteti i popullsisë sipas të dhënave të Censusit është 502 banorë/ km2 ndërsa sipas Regjistrit Civil, densiteti është 682 banorë km2.

Të dhëna të tjera: Tirana është bashkia më e madhe në vend si për nga popullsia, ashtu edhe nga territori. Ajo shtrihet në tri zona gjeografike të veçanta; zona bujqësore në veri, perëndim dhe jug, zona urbane e Tiranës dhe e katër komunave rrethuese, pjesërisht të urbanizuara si dhe zona e thyer malore në lindje.
Tirana është një zonë e pasur me burime ujore, pasi përshkohet nga lumenjtë Erzen, Lumi i Tiranës dhe Lumi Tërkuzë. Në territorin e saj ndodhen edhe një numër i konsiderueshëm liqenesh artificiale, të ndërtuara si në zonat malore, ashtu edhe në ultësirë. Në territorin e bashkisë së re gjendet edhe Parku Kombëtar i Dajtit.
Qyteti i Tiranës është zemra ekonomike e Shqipërisë, me përqendrimin e numrit më të madh të bizneseve në shkallë vendi si dhe me zhvillimin e industrisë së lehtë. Fuqia ekonomike e Tiranës dallohet te sasia shumë më e lartë e kursimeve dhe e kreditit në rang kombëtar, te të ardhurat tatimore, të cilat në masë dërrmuese realizohen në Tiranë si dhe te zhvillimi i sektorit të ndërtimit.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al