Pasaporta e bashkise Tepelene

PASAPORTA E BASHKISË TEPELENË

TEPELENË

757,361

8.949

431.24 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Tepelena kufizohet në veri me bashkinë Memaliaj, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Gjirokastër dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Tepelenës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 8.949 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 16.371 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 431.24 km2 me një densitet prej 37.96 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e Tepelenës zgjerohet me disa zona rurale, të cilat merren kryesisht me blegtori. Qyteti ka një varfëri të skajshme dhe vuan nga niveli i lartë i papunësisë. Shërbimet e vogla tregtare dhe mbledhja e bimëve medicinale sigurojnë pak të ardhura për familjet në qytet, ndërsa të ardhurat nga emigracioni kanë pësuar një ulje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.Shumë zona malore të Tepelenës janë zbrazur për shkak të lëvizjes së popullsisë kryesisht drejt zonës bregdetare (Ksamil, Sarandë). Niveli i emigrimit në disa prej këtyre fshatrave është gjithashtu e lartë. Kjo ka sjellë zvogëlim të numrit të nxënësve në disa shkolla dhe braktisje të fshatrave nga të rinjtë.

Një nga projektet më të rëndësishme është ai i qendrës së qytetit të Tepelenës, ku synohet edhe rivitalizimi i kalasë së Ali Pashës në funksion të nxitjes së turizmit. Kjo kala, por edhe pasuri të tjera si kanioni i Bënçës, ura e Beçishtit apo Uji i Ftohtë mund të shërbejnë për nxitjen e turizmit kulturor dhe natyror. Një projekt tjetër është ai i përmirësimit të rrugëve të brendshme në qytet. Në Tepelenë pritet të nisë edhe projekti për bajpasin e qytetit, që lidh autostradën Levan – Gjirokastër.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al