Pasaporta e bashkise Shkoder

PASAPORTA E BASHKISË SHKODËR

TIRANË

200,889

135,612

872.71 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Shkodra kufizohet në veri me Bashkinë e Malësisë së Madhe, në perëndim me Malin e Zi, në lindje me Bashkinë Tropojë, në jug me Bashkinë Vau i Dejës dhe një pjesë e saj me Bashkinë Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shkodrës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Bashkia e Shkodrës ka një popullsi prej 135,612 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 200,889 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 872.71 km2, me një densitet prej 230.18 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 155.39 banorë/km2 sipas Censusit 2011.

Të dhëna të tjera: Pozita gjeografike e bashkisë së Shkodrës dhe kushtet klimaterike i japin asaj avantazhe në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Brenda një hapësire prej 100 km, rajoni paraqet kushte optimale natyrore për turizëm bregdetar dhe liqenor (Velipoja dhe liqeni i Shkodrës); turizëm malor (Thethi); turizëm kulturor (qyteti i Shkodrës dhe kështjella e Rozafës) si dhe agro-turizëm.Burimet natyrore, afërsia e kësaj zone me Malin e Zi dhe lidhjet tradicionale me bashkësinë matanë kufirit përbëjnë një mjet tjetër të rëndësishëm për zhvillimin social dhe ekonomik të Shkodrës.
Bashkia e Shkodrës gjatë viteve të fundit ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në infrastrukturë, por edhe në investime madhore siç janë Ura e Bunës, pika kufitare e Muriqanit, autostrada Shkodër- Hani i Hotit, përfundimi i unazës së qytetit apo ndërtimi i pedonaleve.

Përmbytjet janë një ndër problemet kryesore të Shkodrës, të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pjesën më të madhe të bashkisë së re. Përballë Bashkisë së re shtohet sfida e zgjidhjes së këtiju problemi, përmes ndërhyrjeve në lumin e Bunës dhe ndërtimit të argjinaturave në lumenjtë Drin dhe Kir.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al