PASAPORTA E BASHKISË SHIJAK
SHIJAK
44,103
27,861
92.19 km2
Zona Gjeografike: Shijaku kufizohet në veri, perëndim dhe jug nga bashkia Durrës dhe në lindje nga bashkitë Vorë dhe Tiranë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shijakut.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 27,861 banorësh,ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 44,103 banorë. Me sipërfaqe prej 92.19 km2, ajo ka densitet prej 302 banorë/km2 sipas censusit dhe 478banorë/km2 sipas regjistrit civil.
Të dhëna të tjera: Bashkia e re Shijak shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore përgjatë lumit Erzen.
Shijaku është një qytet i pasur me burime ujore, ekonomia në vend është e orientuar kryesisht te tregtia, industria fasone dhe ajo përpunuese e prodhuese. Firmat private numërohen 263 subjekte nga të cilat 17 klasifikohen si biznes i madh dhe 246 si biznes i vogël.Këto biznese operojnë kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe me pak në fushën e prodhimit dhe ndërtimit.
Shijaku është një zonë që ka patur rritje të popullsisë gjatë dekadave të fundit si pasojë e migrimit nga zonat veri-lindore të Shqipërisë.Duke parë ndryshimin e madh midis popullsisë rezidente dhe asaj prezente në regjistrat civilë vihet re se, zona është e prekur ndjeshëm nga emigracioni. Remitancat e emigrantëve kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e zonës, kryesisht në Shijak dhe Xhafzotaj.
Rritja e popullsisë si dhe emigrimi kanë sjellë shumë ndërtime të reja përgjatë 25 viteve të fundit të cilat janë ndërtuar pa një plan të mirëfilltë zhvillimor. Bujqësia është orientuar drejt produkteve me vlerë të lartë të shtuar si kultivimi i perimeve dhe foragjereve, mbarështimi i bagëtive dhe pemëtarisë.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al