Pasaporta e bashkise Rrogozhine

PASAPORTA E BASHKISË RROGOZHINË

RROGOZHINË

40,684

22,148

223.5 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Rrogozhina kufizohet në veri me bashkinë Kavajë, në verilindje me bashkinë Tiranë, në jug me bashkinë Lushnje, në lindje me Bashkinë Peqin dhe në perëndim me detin Adriatik. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Rrogozhinës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 22,148 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 40,684 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 223.5 km2. Sipas regjistrit civil, densiteti i popullsisë është 182 banorë/km2, ndërsa sipas censusit, densiteti është 99 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Rrogozhinës shtrihet në një terren pjesërisht kodrinor dhe pjesërisht fushor deri në bregun e detit. Bashkia e re do të ketë për qendër qytetin e Rrogozhinës, i cili u krijua në kohën e komunizmit përreth agroindustrisë, si fabrika e vajit dhe sapunit apo ajo e zhveshjes së pambukut, si dhe një linjë për përpunimin dhe konservimin e ushqimeve. Kjo industri tashmë është mbyllur prej kohësh. Njësitë administrative rurale përbërëse të bashkisë së re kanë lidhje të kufizuara me qendrën e saj. Qyteti i Rrogozhinës zë rreth një të tretën e të gjithë popullsisë banuese të bashkisë së re.

Dy komunat bregdetare, Gosa dhe Kryevidhi, kanë mundësi të zhvillojnë turizmin por aktualisht infrastruktura e disponueshme rrugore drejt bregdetit është shumë e kufizuar, ndërsa infrastruktura e nevojshme për furnizim me ujë apo kanalizime është inekzistente.
Bashkia e re do të përfshijë edhe zona të rëndësishme bujqësore, të cilat kanë nevojë për mirëmbajtje të infrastrukturës rurale, sidomos lidhur me sistemet vaditëse dhe kanalet kulluese.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al