PASAPORTA E BASHKISË ROSKOVEC
ROSKOVEC
31.548
21.742
118.01 km2
Zona Gjeografike: Bashkia e re Roskovec kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Lushnjë, në jug me bashkinë Mallakastër, në lindje me bashkinë Ura Vajgurore, ndërsa në perëndim me bashkinë Patos. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Roskovecit.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re Roskovec ka 21.742 banorë ndërsa në Regjistrin Civil popullsia e regjistruar figuron 31.548 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 118.01 km2. Në bazë të popullsisë së numëruar nga censusi, densiteti i popullsisë së bashkisë së re është 184 banorë për kilometër katror ndërsa në bazë të regjistrit civil densiteti rezulton 263.33 banorë/ km2.
Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Roskovecit shtrihet pjesërisht mbi zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, e cila njihet si burimi më i madh i naftës në Europën kontinentale. Pjesë e bashkisë së re do të jetë komuna Kurjan, e cila përfshin edhe fshatin Marinzë, që njihet veçanërisht si zonë naftëmbajtëse. Në këto kushte edhe të ardhurat kryesore të banorëve vijnë nga ky sektor, në të cilin janë punësuar shumë prej banorëve të zonës. Gjithashtu, njësitë e tregtimit dhe shërbimeve janë një tjetër sektor ku janë punësuar shumë prej banorëve të qytetit të Roskovecit. Sa i takon zonave rurale, të ardhurat fitohen kryesisht nga prodhimet bujqësore dhe agrumet.
Pavarësisht burimeve ekonomike, përgjatë dekadave të fundit zona ka pasur një fluks të ndjeshëm largimi të popullsisë. Mund të përmendim këtu zonën e fshatit Ngjeqar, në të cilin sot kanë mbetur një numër shumë i vogël banorësh. Qyteti i Roskovecit ka përfituar disa projekte publike të financuara nga qeveria qendrore gjatë viteve të fundit për zhvillimin e infrastrukturës rrugore brenda qytetit, si dhe për ndërtimin e shkollave dhe qendrave shëndetësore.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al