Pasaporta e bashkise Puke

PASAPORTA E BASHKISË PUKË

PUKË

16,836

11,069

505.53 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Puka kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Vaut të Dejës, në lindje me Bashkinë Fushë Arrëz dhe në jug me Bashkitë Mirditë dhe Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Pukës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Bashkia e Pukës ka 11,069 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 16,836 banorë. Ajo ka një sipërfaqe prej 505.53 km2 me një densitet prej 33.30 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 21.89 banorë/km2 sipas Censusit 2011.

Të dhëna të tjera: Bashkia e Pukës është një ndër zonat e pasura minerare të vendit, e cila disponon gjithashtu një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Megjithatë, prerja pa kriter e pyjeve ka shkaktuar jo pak probleme për këtë zonë.

Mbyllja e minierave apo dhënia e tyre me koncesion ka shtuar numrin e të papunëve në Pukë, duke e kthyer varfërinë në një problem akut për banorët e zonës. Për shkak të saj, një pjesë e mirë e popullatës ka migruar në drejtim të Shqipërisë së Mesme ose emigruar jashtë Shqipërisë. Të ardhurat nga emigracioni janë një burim i rëndësishëm mbijetese për këtë bashki. Prej vitesh në këtë zonë kanë munguar investimet me rëndësi, ndërsa rruga Durrës-Kukës e ka aneksuar dhe izoluar edhe më shumë Bashkinë e Pukës.

Terreni malor i Pukës është shumë i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor; krahas pasurive dhe burimeve natyrore me vlera të mëdha ekonomike që gjenden brenda hapësirës gjeografike të Pukës, kryesisht pyje natyrore, bimë mjekësore, pasuri nëntokësore minerare. Gjatë viteve të fundit, një numër i vogël turistësh janë rikthyer në Pukë për shkak të hapjes së një piste skish dhe ndërtimit të disa haneve. Megjithatë, numri i tyre vazhdon të mbetet i ulët.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al