Pasaporta e bashkise Prrenjas

PASAPORTA E BASHKISË PËRRENJAS

PËRRENJAS

33,031

24,906

322.95 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Përrenjasi kufizohet në veri me bashkinë Librazhd, në lindje me Republikën e Maqedonisë, në jug me Bashkinë Pogradec dhe në perëndim me Bashkinë Elbasan. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Përrenjasit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Përrenjasi ka një popullsi prej 24,906 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 33,031 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 322.95 km2. Sipas censusit, densiteti i popullsisë është 77 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil densiteti është 102.279 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Përrenjasit përfshin sipërfaqe të shumta pyjore dhe burime të bollshme hidrike si dhe një fushë pjellore. Nëntoka është e pasur me krom, ndërkohë që ky mineral shfrytëzohet aktualisht në dy prej fshatrave të bashkisë së re.

Zonat e Rrajcës, Qukësit dhe Stravajt kanë sipërfaqen më të madhe të pyjeve në këtë zonë. Megjithatë, shfrytëzimi pa kriter gjatë dy dekadave të fundit i ka dëmtuar pyjet në një masë të gjerë.
Bashkia e re e Përrenjasit ka një pozicion të favorshëm gjeografik, pasi gjendet fare pranë dy pikave doganore me Maqedoninë. Përgjatë tranzicionit, në këtë zonë kanë munguar strategjitë e zhvillimit. E megjithatë, emigracioni në zonën e Përrenjasit nuk ka qenë i lartë. Kjo pasi shumë banorë të zonës kanë zgjedhur punësimin sezonal në Maqedoninë fqinje, me të ardhurat e të cilëve mbijeton një pjesë e mirë e popullatës.

Bashkia e Përrenjasit ka potenciale të pashfrytëzuara për turizëm natyror. Me historinë e pasur të zonës së Rrajcës, ku ndodhet shkëmbi i Skënderbeut dhe legjenda për Sofrën e tij si dhe me bukuritë natyrore të Sopotit, zona mund të kthehej në një destinacion për vizitorë vendas dhe të huaj.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al