PASAPORTA E BASHKISË POLIÇAN
POLIÇAN
18,341
10,953
272.02 km2
Zona Gjeografike: Poliçani kufizohet në veri dhe në perëndim me bashkinë Berat, në lindje me bashkinë Skrapar, ndërsa në jug dhe jug-lindje me bashkinë Memaliaj. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Poliçanit.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron 10,953 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 18,341 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 272.02 km2
me një densitet prej 67.42 banorë/km2 sipas regjistrit civil dhe 40 banorë/km2 sipas censusit.
Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Poliçanit përbëhet nga qyteza ishindustriale e Poliçanit dhe dy komuna të cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qytezën pasi kanë qenë më parë pjesë e rrethit Berat. Nga këto, komuna Tërpan, e cila shtrihet në një terren të thyer malor është më problematike për shkak se është ngushtësisht e lidhur me Beratin dhe jo me qendrën e re administrative.
Qyteti i Poliçanit ka qenë një qendër e rëndësishme e industrisë ushtarake dhe e industrisë së materialeve të ndërtimit për shkak të burimeve të mëdha të gurit. Poliçani ka qenë më herët një fshat në varësi të Beratit, i cili u shpall qytet në vitin 1967.Industria mekanike pushoi së ekzistuari pas viteve 1990 dhe u kufizua në disa raste vetëm në procesin e demontimit të municioneve, gjë që solli papunësi shumë të lartë në qytezë, e cila filloi të depopullohej nga të rinjtë. Shfrytëzimi i rezervave të gurit vijon sot në mënyrë private. Industria e nxjerrjes së gurit dekorativ është në ditët e sotme një resurs i konsiderueshëm ekonomik për zonën.
Poliçani konsiderohet edhe si një qendër e rëndësishme e Bektashizmit në Shqipëri dhe ka në territorin e saj një pjesë të konsiderueshme të parkut kombëtar të Tomorit. Për rrjedhojë, turizmi fetar dhe ai malor mund të kthehen në një element të rëndësishëm të bashkisë së re.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al