Pasaporta e bashkise Permet

PASAPORTA E BASHKISË PËRMET

PËRMET

20.301

10.614

601.95 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Përmeti kufizohet në veri me bashkinë Skrapar, në lindje me bashkinë Kolonjë, në perëndim me bashkinë Libohovë dhe Këlcyrë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Përmetit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 10.614 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 20.301 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 601.95 km2 me një densitet prej 33.72 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Qyteti i Përmetit mori formë pas rregullimeve urbanistike të kryera në vitin 1964 dhe më pas njohu zhvillim të vogël demografik, kryesisht nga banorët që zbrisnin nga fshatrat përreth. Qyteti ka një arkitekturë tipike të periudhës socialiste, me pak ndërtime të reja. Përmeti është ndoshta qyteti me më shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte, që vazhdon të ruajë traditën e shëtitjeve të mbrëmjes.

Bashkia e Përmetit rrethohet nga pasuri të rralla natyrore e monumentale, por edhe historike, kisha dhe manastire të vjetra që rrezikojnë të degradohen prej mungesës së restaurimeve. Parku Kombëtar i Hotovës me bredhin e rrallë mesdhetar, banjat kuruese në Bënjë, kanionet e Bënjës dhe të Lengaricës, Shtëpia e vëllezërve Frashëri, Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës.

Këto pasuri natyrore e bëjnë bashkinë e Përmetit një destinacion të lakmueshëm për turistët shqiptarë dhe të huaj.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al