Pasaporta e bashkise Mirdite

PASAPORTA E BASHKISË MIRDITË

MIRDITË

37,384

22,103

869.71 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Mirdita kufizohet në veri me Bashkitë e Fushë Arrësit dhe Pukës, në perëndim me të Lezhës dhe në lindje me Bashkinë e Kukësit. Në jug-lindje me bashkinë Dibër, në jug me Bashkinë Mat ndërsa në jugperëndim me bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Rrëshenit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Mirdita ka 22,103 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 37,384 banorë. Me një sipërfaqe prej 869.71 km2, bashkia e re ka një densitet prej 42.98 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 24.64 banorë/km2 sipas Censusit 2011.

Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Mirditës shtrihet në një territor me trashëgimi të larmishme kulturore dhe etnografike, ndërkohë që nëntoka e saj është gjithashtu e pasur me minerale. Mirdita mori rëndësi si rrugë kalimi dhe si porta natyrore hyrëse për në Kosovë, pas ndërtimit të autostradës A1. Rruga e Kombit përfundoi së ndërtuari në vitin 2009, megjithatë nuk dha efektet e pritshme për banorët e Mirditës. Përveç cilësisë së udhëtimit, kjo rrugë solli një impakt modest për zhvillimin social-ekonomik të zonës.

Sipërfaqja e pyjeve në bashkinë e Mirditës është 10 herë më e madhe se fondi i tokës bujqësore. Për këtë arsye, problemet ekologjike të zonës, të tilla si përpunimi i drurit, ai i frutave të pyllit, prodhimi i lëngjeve vitaminore dhe zhvillimi i gjuetisë sportive janë të lidhura me pyjet.
Një nga fushat më interesante është edhe shfrytëzimi i kapaciteteve hidro – energjetike të lumenjve të Fanit të madh dhe Fanit të vogël, Urakës, Zallit të Dodajve, dhe përrenjve të tjerë malorë, ku vlerësohet se mund të sigurohen kapacitete prodhuese energjetike deri në 60 MË/H

Pasuritë e mëdha nëntokësore të Mirditës kanë bërë që në territorin e kësaj krahine të krijohen katër qytete, të cilat janë të lidhura me industrinë minerare. Pjesa më e madhe e kësaj industrie është e mbyllur tashmë. Krahina e Mirditës shënoi një ndër nivelet më të larta të migrimit të brendshëm përgjatë 25 viteve të fundit si dhe të emigrimit.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al