Pasaporta e bashkise Memaliaj

PASAPORTA E BASHKISË MEMALIAJ

MEMALIAJ

21.476

10.657

372.07 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Memaliaj kufizohet në veri me bashkinë Mallakstër, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Tepelenë dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Memaliajt.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 10.657 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 21.476 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 372.07 km2 me një densitet prej 78.90 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Qyteza e njohur prej vitesh për minierën e qymyrgurit e ka humbur me kohë këtë profil për shkak të mbylljes së saj. Shumë prej banorëve kanë migruar apo emigruar, ndërsa ata që jetojnë ende në Memaliaj merren me shërbime të vogla apo njësi tregtare lokale. Zona e re që krijohet me njësinë administrative shtrihet kryesisht buzë Lumit Vjosa. Ajo do të ketë përparësi bujqësinë dhe blegtorinë si dhe zhvillimin e shërbimeve të vogla tregtare për popullsinë urbane. Burimet e tjera të të ardhurave, krahas bujqësisë dhe blegtorisë mund të vijnë dhe nga vreshtaria, mbledhja e bimëve medicinale, turizmi lumor, turizmi historik dhe ai kulturor.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al