Pasaporta e bashkise Mallakaster

PASAPORTA E BASHKISË MALLAKASTËR

MALLAKASTËR

43.033

27.062

329.19 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Fier, në jug me bashkitë Selenicë dhe Memaliaj, në lindje me bashkitë Poliçan dhe Berat, ndërsa në veri me bashkitë Patos dhe Fier. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Ballshit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re ka një popullsi prej 27.062 banorësh ndërsa në regjistrin civil rezultojnë 43.033 vetë si popullsi. Sipërfaqja e bashkisë së re është 329.19 km2. Në bazë të censusit, densiteti i popullsisë është 82.45 banorë për km2, ndërsa në bazë të regjistrit civil densiteti është 130.72 banorë për km2.

Të dhëna të tjera: Zona e Mallakastrës është kodrinore me lartësi mbizotëruese 200-300 metra mbi nivelin e detit ndërsa pika më e lartë e krahinës është maja e Shëndëllisë në nivelin 712 metra.
Mallakastra është një zonë e rëndësishme e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës, si dhe një zonë bujqësore e blegtorale me përqendrim te drurët frutorë si ullinj, qershi, dardha e fiq.

Rafineria e Ballshit është aktiviteti kryesor ekonomik i zonës me disa qindra të punësuar ndërsa rafineria dhe fushat naftëmbajtëse janë edhe burimet kryesore të ndotjes për këtë bashki. Pas ndërtimit të superstradës së re Levan – Tepelenë disa vite më parë, Zona e Mallakastrës humbi funksionin e saj si zonë tranzitore në aksin nga Fieri drejt Gjirokastrës.

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike gati gjysma e popullsisë së zonës ka migruar Shqipërinë qendrore ose ka ikur në emigrim. Bashkia e re e Mallakastrës do të jetë pothuajse tërësisht një zonë rurale pasi qyteti i vetëm, Ballshi, kishte në censusin e vitit 2011 vetëm 7600 banorë ose vetëm 28 për qind të popullsisë të të gjithë bashkisë së re. Disa prej njësive administrative, si Ngraçani apo Selita, kanë popullsi të vogël prej pak qindra banorësh.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al