Pasaporta e bashkise Maliq

PASAPORTA E BASHKISË MALIQ

MALIQ

64,664

41,757

656.34 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Maliqi kufizohet në veri me bashkinë Pogradec, në verilindje me bashkinë Pustec, në lindje me bashkinë Devoll, në jug me bashkinë Korçë dhe në lindje me bashkitë Skrapar dhe Gramsh. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Maliqit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 41,757 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 64,664 persona. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 656.34 km2. Densiteti i popullsisë sipas censusit është 64 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil është 99 banorë/ km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e Maliqit shtrihet në një nga zonat më pjellore bujqësore të Shqipërisë, më së shumti në një ish-kënetë të tharë me shumë mund dhe sakrifica njerëzore në vitet 1950. Qyteti i Maliqit u krijua si një qendër e rëndësishme e industrisë ushqimore në rang vendi me disa produkte të rëndësishme si sheqeri, melasa apo niseshteja si dhe e industrisë së përpunimit të drurit, por falimentimi i kësaj industrie solli papunësi të lartë në qytet dhe largimin e një pjese të konsiderueshme të banorëve.

Në zonat malore banorët i kanë dhënë prioritet blegtorisë dhe bletarisë ndërsa problematike mbetet prerja masive e pyjeve.
Problematikë e pazgjidhur mbetet mungesa e tregut për prodhimet bujqësore ndërsa fermerët janë kryesisht të pa orientuar drejt kulturave që duhet të kultivojnë në përputhje me kërkesat e tregut
Fshatrat e fushës së Korçës kanë pasur zhvendosje të popullsisë, ndërkohë që në zonat malore fenomeni i braktisjes është tejet i përhapur. Të rinjtë zgjedhin të studiojnë në kryeqytet dhe pas përfundimit të studimeve nuk kthehen më, çka ka sjellë për pasojë plakjen e fshatrave në zonat malore.
Në aspektin kulturor e gjithë zona është e varfër, mungojnë ambientet por edhe aktivitetet të cilat do të mund të nxisnin edhe me tepër zhvillimin e cultures.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al