Pasaporta e bashkise Lushnje

PASAPORTA E BASHKISË LUSHNJE

LUSHNJE

127.438

83.659

372.72 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re Lushnjë kufizohet në veri me bashkitë Rrogozhinë dhe Peqin, në lindje me bashkinë Belsh, në jug me bashkitë Fier dhe Roskovec, ndërsa në perëndim me bashkinë Divjakë. Kryeqendra e bashkisë së re është qyteti i Lushnjes.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re Lushnjë numëron një popullsi banuese prej 83.659 vetë, ndërsa në Regjistrin Civil rezulton një popullsi prej 127.438 vetë. Sipërfaqja e bashkisë së re është 372.72 km2. Në bazë të censusit, densiteti i popullsisë është 244.7 banorë për km2 ndërsa në bazë të regjistrit civil densiteti është
341.91 banorë për km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e re ka nën administrimin e saj një zonë përgjithësisht rurale, ku 63% e popullsisë jeton në 85 fshatra që janë pjesë e saj. Lushnja është edhe zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë me prodhime të bimëve të arave, zarzavateve, bostanoreve dhe prodhimeve blegtorale në zonat e ulëta, si dhe me ullinj e vreshta në zonat kodrinore.Toka e Lushnjës mbillen zakonisht dy herë në vit dhe në raste të veçanta edhe tre herë në vit. Tipar tjetër është afërsia e kësaj zone bujqësore me tregjet kryesore konsumatore të vendit si Tirana, Durrësi dhe Vlora.Tregtimi i prodhimeve bujqësore kryhet përgjithësisht në tregun pranë qytetit të Lushnjës nga ku nisen edhe një pjesë e madhe e eksporteve bujqësore të Shqipërisë për tregjet në brendësi të Ballkanit apo në Europën qendrore e lindore.
Sa i takon zonës urbane, njësitë e shërbimit, tregtimit dhe subjektet e ndryshme private janë të vetmet burime të ardhurash për banorët e kësaj zone, të ardhura këto që duket se nuk mjaftojnë për të mbajtur një qytet që në censusin e vitit 2011 numëronte 31 mijë banorë.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al