PASAPORTA E BASHKISË LIBOHOVË
LIBOHOVË
7.158
3.667
248.24 km2
Zona Gjeografike: Libohova kufizohet në veri me bashkinë Këlcyrë, në lindje me Bashkinë Përmet, në jug me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Gjirokastër. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Libohovës.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 3.667 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 7.158 banorë. Libohova shtrihet në një sipërfaqe prej 248.24 km2 me një densitet prej 28.83 banorë/km2.
Të dhëna të tjera: Bashkia Libohovë ka qenë që prej vitit 1914 nënprefekturë. Zona që përfshihet në bashkinë e re është e pasur me monumente arkeologjike, historike, monumente kulti dhe natyrore, me vlera unike në llojin e vet, të vizitueshme në çdo kohë dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Bashkia e re e Libohovës ka nevojë për investime në infrastrukturë, ekonomi, turizëm, bujqësi e blegtori, pasi është një nga zonat më të rëndësishme për numrin e bagëtive të imta dhe sipërfaqes bujqësore. Libohova mban rekord në Shqipëri për shumëllojshmërinë e bimëve medicinale . Pozicioni gjeografik e bën Libohovën një qendër potenciale, duke u bashkuar me zonat e tjera përreth si komunën Qendër- Libohovë apo komunën Zagorie. Ajo mund të ofrojë një shërbim më të mirë si qendër bashkie, duke shfrytëzuar potencialet hidrike, bujqësore, blegtorale dhe turistike të të gjithë zonës.
Pozicioni gjeografik kufitar, pjesëmarrja aktive në projektin IPA për zhvillimin e zonave ndërkufitare, projektet e përbashkëta për eko-turizmin me bashkinë e Zagorit, Greqi, do të sillnin një hop cilësor për këtë zonë, duke përfituar nga shkëmbimi ekonomik dhe social –kulturor.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al