Pasaporta e Bashkisë Kuçovë

PASAPORTA E BASHKISË KUÇOVË

KUÇOVË

55.293

31.262

160.23 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Kuçova kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Belsh, në lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Berat dhe në perëndim me bashkinë Ura Vajgurore. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Kuçovës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 31.262 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 55.293 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 160.23 km2.

Të dhëna të tjera: Bazuar në ndarjen e re administrativo-territoriale, qyteti i Kuçovës, ish qyteti naftëtar Stalin, bashkohet me tre komuna, duke kombinuar resurset e tij deri me tash të bazuara kryesisht tek nafta, me sektorin bujqësor të këtyre zonave rurale. Burimi kryesor i Kuçovës vazhdon të mbetet nafta dhe gazi, zbuluar hershëm në mënyrë primitive në këtë zonë, që në kohën e mbretërisë së Mbretit Zog, me zbulime të reja në nxjerrjen e naftës në kohën e pushtimit të Italisë, pasuruar me investime në nxjerrjen dhe përpunimin e arit të zi gjatë viteve të diktarurës dhe e shkatërruar pjesërisht gjatë ndryshimit të sistemit në fillim të viteve 1990. Pasuria natyrore e naftës dhe gazit në këtë zonë, vazhdon të konsiderohet ende e lartë, por jo e shfrytëzuar sa duhet si pasojë e mungesës së investimeve në këtë fushë.

Aktualisht zona naftënxjerrëse është nën administrimin e ALBETROL. Ndërmarrja e nxjerrjes së naftës vazhdon punën, ndërsa ajo e përpunimit të naftës jo, pasi nafta bruto përcillet drejt Patosit për t’u përpunuar. Ndërkohë, që resurse të saj janë qindra puse nafte në të gjithë territorin kryesisht në fshatrat Gegë, Havalehas, Frashër, por dhe në qytetin e Kuçovës. Megjithatë, numri i lartë i puseve të naftës, aktive apo të braktisura, ka lënë pas probleme të rënda lidhur me ndotjen mjedisore. Pjesë e resurseve të kësaj bashkie është dhe aerodromi në hyrje të qytetit, aktualisht nën administrimin e NATOS. Kuçova ka pasur dhe ndërmarrje unike në vend si ajo e Riparimit të Avionëve, sot jashtë funksionit.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al