Pasaporta e Bashkisë Krujë

PASAPORTA E BASHKISË KRUJË

KRUJË

79,608

59,814

339.02 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia Krujë kufizohet në veri me Bashkinë e Kurbinit, në perëndim me Bashkinë Durrës, në jug me bashkitë Kamëz dhe Tiranë dhe në lindje me bashkitë Mat dhe Klos. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Krujës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Kruja ka 59.814 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 79.608 vetësh. Kruja ka një sipërfaqe prej 339.02 km2. Sipas Censusit, densiteti i popullsisë është 176.43 banorë/km2 ndërsa sipas Regjistrit Civil dendësia është 234.81 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia Krujë shtrihet në një terren të përzierë fushor dhe malor. Ajo përshkohet në pjesën fushore nga korridori rrugor dhe hekurudhor veri–jug. Në zonën fushore disponon rezerva të konsiderueshme të gurit gëlqeror, gjë që ka sjellë ndërtimin e disa fabrikave të çimentos si dhe shumë punishteve të prodhimit të gëlqeres, industri të cilat kanë ndikim të madh negativ në mjedis duke qenë industritë më ndotëse në vend.Ndryshe nga zona fushore, qyteti i Krujës, Mali i Krujës dhe Parku Kombëtar i Qafë Shtamës ofrojnë resurse të konsiderueshme të turizmit kulturor, malor, fetar dhe shëndetësor, (llixhat në fshatin Bilaj).Qyteti i Krujës me kështjellën mesjetare, tregun e stilit osman, muzeun etnografik dhe muzeun kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është ndoshta vendi më i vizituar turistik në Shqipëri ndërsa turizmi ka sjellë edhe ruajtjen e traditës së artizanatit në disa zeje të kufizuara në Pazarin e Krujës.Të dyja qytetet, Kruja dhe Fushë-Kruja, kanë si burime kryesore punësimi industrinë e veshjeve dhe këpucëve ndërsa qyteti i Fushë-Krujës siguron një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave edhe nga fabrika e çimentos.
Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të qytetit të Krujës është ndërtuar disa vite më parë, përfshirë kanalet kulluese për shirat e furishëm që përplasen herë pas here në Malin e Krujës. Situata është krejt e kundërta në qytetin e Fushë-Krujës si dhe në zonat rurale.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al