Pasaporta e Bashkisë

PASAPORTA E BASHKISË KORÇË

KORÇË

129,065

75,994

805.99 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Korça kufizohet në veri me bashkinë Maliq, në lindje me bashkinë Devoll, në perëndim me bashkinë Skrapar, ndërsa në jug me bashkinë Kolonjë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Korçës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron prej 75.994 banorësh, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 129.065 vetë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 805.99 km2.

Të dhëna të tjera: Bashkisë së Korçës iu bashkëngjitën disa zona rurale të cilat merren me bujqësi dhe blegtori, por edhe disa prej fshatrave turistikë më të spikatur. Qyteti ka një ekonomi të konsoliduar dhe biznese të shumta, por rritja e numrit të popullsisë si pasojë e zhvendosjes së banorëve nga zonat rurale ka sjellë edhe rritje të numrit të personave të papunë duke ngritur domosdoshmërinë e gjetjes së zgjidhjeve për punësim dhe kualifikimin e këtyre personave për profile të ndryshme.

Në zonat rurale janë zhvilluar nga njëra anë bujqësia dhe pemëtaria, dhe nga ana tjetër turizmi malor ku banorët kanë vetë-siguruar mënyrën e organizimit të ambienteve dhe kuzhinës por edhe aktiviteteve dimërore si një atraksion për turistët. Zonat më të thella si Lekasi dhe Vithkuqi për shkak të klimës së ashpër dhe izolimit të përvitshëm në dimër kanë pësuar zhvendosje masive të popullsisë çka ka minimizuar edhe shërbimet për pjesën e mbetur të banorëve duke nisur nga arsimi, mjekësia, infrastruktura , transporti, etj.

Ndër projektet më të rëndësishme në qytetin e Korçës është ai i Pazarit të Korçës, investimi kolosal i të cilit ka në fokus rikthimin e një elementi autentik kulturor, ruajtjen e origjinalitetit të pazarit shekullor të Korçës dhe kthimin e tij në një destinacion turistik. Projektet për rimodelimin e Parkut të qytetit, sheshit para teatrit dhe rrugës Gjon Buzuku janë 3 projekte të tjera të rëndësishme për qytetin.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al