Pasaporta e Bashkisë Konispol

PASAPORTA E BASHKISË KONISPOL

KONISPOL

13,737

8,245

221.88 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Konispoli kufizohet në veri me bashkinë Finiq, në perëndim me Sarandën dhe në jug me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Konispolit. Bashkia e re përbëhet nga 3 Njësi Administrative.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re Konispol ka një popullsi prej 8,245 banorësh ndërsa sipas regjistrit civil ka 13,737 banorë. Sipërfaqja e bashkisë së re është 221.88 km2. Sipas të dhënave të censusit, densiteti i popullsisë është 37.1 banorë për kilometër katror ndërsa sipas regjistrit civil densiteti është 61.91 banorë/km2

Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Belshit shtrihet pothuajse tërësisht në pllajën kodrinore karstike të Dumresë, një zonë kodrash të buta me bazë gëlqerore mbi të cilat është krijuar një panoramë piktoreske me 85 liqene karstike me një sipërfaqe të përgjithshme prej 14.2 km2.
Kodrat e Dumresë qenë në përgjithësi të mbuluara me pyje dushku, por pjesa më e madhe e pyjeve u prenë gjatë kohës së komunizmit për të krijuar hapësirë për toka buke. Një pjesë e banorëve të kësaj zone janë zhvendosur në të kryesisht nga rrethi i Gramshit në periudhën e mbretit Zog, por edhe pas çlirimit të vendit.

Belshi është një bashki tërësisht rurale me produkte të diversifikuara nga blegtoria te zarzavatet dhe bostanoret, por një numër fermerësh janë përqendruar te kultivimi i duhanit, për të cilin janë specializuar.

Një pjesë e këtyre tokave, veçanërisht atyre të hapura për kultivim pas viteve 1970, kanë rendiment të ulët për shkak të mungesës së aksesit në vaditje. Rrjedhimisht në disa anë të bashkisë së re ka një tendencë për braktisje të tokës bujqësore, e cila ofron edhe një mundësi për rikthimin e pyjeve të dushkut, të cilat kanë gjithashtu leverdishmëri ekonomike, por në terma afatgjatë.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al