Pasaporta e Bashkisë Klos

PASAPORTA E BASHKISË KLOS

KLOS

20,821

16,618

357.48 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Klosi kufizohet në veri me bashkinë e Matit, në perëndim me bashkinë e Krujës, në jug-perëndim me bashkinë Tiranë, në jug-lindje me bashkinë Bulqizë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Klosit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 16,618 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 20,281 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 357.48 km2 me një densitet prej 58.24 banorë/km2 sipas sipas regjistrit civil dhe 46 banorë/km2 sipas censusit.

Të dhëna të tjera: Një pjesë e mirë e sipërfaqes së kësaj bashkie është zonë fushore që përbëhet nga lugina e Matit me kullota që variojnë nga 240 metra në 600 metra mbi nivelin e detit. Klosi është dhe mbetet një nyje që lidh Dibrën me Tiranën. Lëvizjet demografike të popullsisë drejt zonave urbane, karakteristike për rajonin e Dibrës, vihen re dhe në Klos.

Kryesisht lëvizja ka pasur tendencën drejt qendrës urbane të Burrelit dhe asaj metropolitane në Tiranë e Durrës. Emigrimi është i dukshëm sidomos tek të rinjtë dhe burrat dhe remitancat janë baza kryesore e të ardhurave që vijnë për familjet.
Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia, ku klima e favorshme lejon kultivimin e të gjitha bimëve e drufrutorëve, blegtoria dhe shërbimet. Klosi është i pasur me burime të shumta natyrore, tokësore dhe nëntokësore. Pyjet dhe kullotat komunale zënë një sipërfaqe të konsiderueshme, ku përveç lëndës drusore, ka edhe mjaft bimë mjekësore.

Një tjetër burim kryesor të ardhurash për banorët e këtij rajoni përbën edhe turizmi malor dhe historik, si dhe industria e mineralit të kromit në minierat private të Cërujës. Ndër investimet e dhëna në realizimin e projekte të mëdha në këtë zonë përmendim: Sistemim-asfaltim i bulevardit të qytetit, rrugës rurale që lidh fshatin Fullqet me qendrën e bashkisë, si dhe sistemimasfaltimi i rrugëve që lidhin fshatrat Fullqet, Cërujë, Benjë, Lis, Gurrë dhe Kurdari me rrugën nacionale.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al