Pasaporta e Bashkisë Kavajë

PASAPORTA E BASHKISË KAVAJË

KAVAJË

79,556

40,094

198.81 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Kavaja kufizohet në veri nga bashkia Durrës, në lindje nga bashkia Tiranë, në jug nga bashkia Rrogozhinë dhe në perëndim nga deti Adriatik. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Kavajës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Kavaja numëron një popullsi prej 40,094 banorësh, ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 79,445 banorë. Me sipërfaqe prej 198.81 km2, ajo ka densitet prej 201 banorë/km2 sipas censusit dhe 400 banorë/km2 sipas regjistrit civil.

Të dhëna të tjera: Bashkia e Kavajës shtrihet në një zonë kodrash të buta dhe fushash pjellore përreth qytetit të Kavajës deri në detin Adriatik, ku gjenden plazhe pjesërisht ranore dhe pjesërisht shkëmbore. Qyteti i Kavajës zë gjysmën e popullsisë së njësisë së re ndërsa njëra nga dy njësitë administrative bregdetare, Golemi, është ndërtuar gjatë viteve të fundit për shërbime turistike duke u larguar nga bujqësia. Komuna Synej e ka bregun e detit në përgjithësi ende pa ndërtime.

Qyteti i Kavajës është një qendër historike zejtare i cili e mori statutin e Kasabasë (ekuivalentin e titullit qytet) në vitin 1867). Popullsia e tij u shtua gjatë kohës së komunizmit në përgjithësi e përqendruar rreth traditës zejtare të qytetit, përfshirë prodhimin e enëve të baltës, prodhimit të qilimave si dhe industrive të reja si fabrika e qelqit apo Uzina e Gozhdëve dhe Bullonave. Aktiviteti industrial i qytetit është reduktuar ndjeshëm pas rënies së komunizmit duke sjellë edhe emigrim të konsiderueshëm

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al