Pasaporta e Bashkisë Himarë

PASAPORTA E BASHKISË HIMARË

HIMARË

21,247

16,790

399.62 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Himarë kufizohet në veri me bashkitë Vlorë dhe Selenicë, në lindje me bashkitë Tepelenë, Gjirokastër dhe Delvinë, në jug me bashkinë Sarandë dhe në lindje me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është Himara.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Himara ka 7,818 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 27,049 banorë. Me sipërfaqe prej 571.94 km2, densiteti i popullsisë në bazë të censusit rezulton vetëm 13.7 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 47 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Himara është një bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit si dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës HorëVranisht. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike me përqendrim te turizmi, peshkimi, blegtoria e ullishtet, të gjitha produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar. Por pavarësisht kësaj, kjo do të jetë bashkia e dytë me densitetin më të ulët të popullsisë në Shqipëri pas Dropullit si pasojë e largimit të pjesës dërrmuese të banorëve për në Greqi ose në qendrat e mëdha urbane në vend.
Bashkia e re ndahet në dy territore shumë të ndryshme: zona bregdetare si dhe zona e ish-komunës Horë-Vranisht, një zonë e thyer malore e cila aktualisht nuk lidhet me qendrën e bashkisë me rrugë moderne të drejtpërdrejtë, por vetëm me një rrugë historike mushkash e cila aktualisht nuk është e përdorshme.
Bashkia e re ka mundësi të konsiderueshme ekonomike dhe në përgjithësi infrastrukturë të zhvilluar në drejtim të rrugëve dhe ujit të pijshëm ndërsa bregdeti i saj konsiderohet nga më të pastrit në vend për shkak të distancës së banesave nga bregu i detit.
Ndërkohë, resurset bujqësore dhe blegtorale të zonës janë shumë pak të shfrytëzuara për shkak të largimit masiv të popullsisë apo tërheqjes së popullsisë së mbetur në aktivitete me më shumë të ardhura si turizmi.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al