PASAPORTA E BASHKISË HAS
HAS
21,247
16,790
399.62 km2
Zona Gjeografike: Hasi kufizohet në veri dhe perëndim me Bashkinë Tropojë, në jug me Bashkinë Kukës dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Krumës, i cili u shpall qytet në vitin 1994.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Hasi ka një popullsi prej 16,790 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, ka 21,247 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 399.62 km2 me një densitet prej 53.16 banorë/km2 sipas të dhënave të Regjistrit Civil dhe 42.01 banorë/km2 sipas Censusit 2011.
Të dhëna të tjera: Hasi është një zonë që mbijeton falë të ardhurave që vijnë nga emigrimi dhe bujqësia, megjithëse disponon burime të konsiderueshme minerare.
Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet ’30 nga italianët. Deri në mesin e viteve ’90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit në Golaj, 6 kilometra larg qytetit të Krumës si dhe disa miniera më të vogla, ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë.
Hasi është një zonë kufitare, ku një pjesë e banorëve kalojnë kufirin rregullisht për punësim apo për arsimim në zonën e Gjakovës në Kosovë, ku gjenden edhe lidhjet historike kulturore dhe ekonomike të krahinës. Relievi i zonës shtrihet nga rreth 300 metra mbi nivelin e detit deri në malet e larta të Gajrepit, Pashtrikut dhe Maja e Kunorës, të cilat gjenden në lartësitë 14001900 metra mbi nivelin e detit.
Hasi gjendet gjithashtu në shtegun turistik malor Theth-Valbonë-Kukës dhe turizmi rural apo malor mund të jetë një perspektivë e mirë ekonomike për këtë zonë.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al