Pasaporta e Bashkisë Fushë-Arrëz

PASAPORTA E BASHKISË FUSHË-ARRËZ

FUSHË-ARRËZ

39,055

11,862

441.2 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Fushë-Arrëzi kufizohet në veri me Bashkinë Tropojë, në perëndim me bashkitë Vau i Dejës dhe jug-perëndim me bashkitë Pukë dhe Mirditë. Në lindje kufizohet me bashkinë Kukës. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Fushë-Arrësit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 7.405 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 11.651 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 540.42 km2, me një densitet prej 21.55 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 13.70 banorë/km2 sipas Censusit 2011.

Të dhëna të tjera: Bashkia Fushë-Arrëz shtrihet në një zonë malore, me një sipërfaqe te konsiderueshme pyjore, e cila prej vitesh është dëmtuar nga njerëzit kryesisht për tregti. Mbrojtja e pyjeve kërkon ndërhyrje emergjente.
Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga bashkitë më të varfëra në Shqipëri, për shkak të terrenit shumë të thyer malor, rrugëve të këqija dhe mungesës së punësimit.
Pasuritë natyrore të Fushë-Arrëzit, kryesisht ato nëntokësore të shprehura në rezervat e mëdha minerale janë të shumta, ndërsa minierat janë dhënë me koncesion tek firma të ndryshme turke për shfrytëzimin e mineraleve, çka nuk i ka sjellë ndonjë zhvillim kësaj zone.
Infrastruktura rrugore në këtë zonë lë shumë për të dëshiruar, pasi pjesa më e madhe e saj është e amortizuar jo vetëm në akset rurale, por edhe ne ato nacionale. Ndërsa specifike për këtë zonë është fakti se gjatë muajve të dimrit pjesa më e madhe komunave izolohen nga dëbora.
Përveç emigrimit drejt vendeve të BE, shumë banorë nga zonat malore të Fushë Arrëzit kanë lëvizur kryesisht drejt kryeqytetit.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al