Pasaporta e Bashkisë Finiq

PASAPORTA E BASHKISË FINIQ

FINIQ

39,055

11,862

441.2 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Finiqi kufizohet në veri me bashkinë Delvinë, në jug me bashkinë Konispol, në lindje me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Sarandë. Kryeqendra e Bashkisë është Finiqi.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 11,862 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 39,055 banorë në një sipërfaqe prej 441.20 km2. Në bazë të të dhënave të censusit, densiteti i popullsisë është 26.7 banorë për km2 ndërsa në bazë të regjistrit civil densiteti është 88.51 banorë/km2.

Të dhëna të tjera: Finiqi është një bashki që shtrihet në zonën bujqësore të fushës së Vurgut dhe në zonën malore të rrëzomës së Vurgut. Banorët e zonës i përkasin minoritetit grek dhe kjo zonë ka përjetuar hemorragji demografike si pasojë e largimit të popullsisë drejt kërkimit të një jete më të mirë në Greqi.
Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit.

Infrastruktura e komunës është përmirësuar gjatë dy dekadave të fundit falë investimeve të shumta ndërkufitare por emigrimi ka larguar nga zona pjesën më të madhe të popullsisë, veçanërisht të rinjtë, duke lënë pas njerëz të moshuar.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al