Pasaporta e Bashkisë Devoll

PASAPORTA E BASHKISË DEVOLL

DEVOLL

42,388

26,716

453.27 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Devolli kufizohet në veri me Bashkinë Pustec, në perëndim me bashkitë Maliq dhe Korçë, në jug me bashkinë Kolonjë, ndërsa në lindje me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Bilishtit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 26.716 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 42.388 vetësh. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 453.27 km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e Devollit është një zonë që dominohet nga popullsia fshatare, sigurimi i të ardhurave të të cilës mbështeten në dy burime kryesore, bujqësia dhe blegtoria nga njëra anë dhe remitancat nga emigracioni nga ana tjetër. Për shkak të pozicionit të saj kufitar me shtetin grek, një numër i konsiderueshëm banorësh kanë emigruar prej vitesh, duke gjeneruar të ardhura jo vetëm për veten e tyre por edhe për familjet e fshatrave.
Shumë zona të Devollit kanë pësuar zhvendosje masive të popullsisë ku banorët kanë braktisur totalisht fshatrat e thellë për t’u vendosur në zona më afër qytetit duke u fokusuar tek puna në bujqësi për shkak se toka është produktive. Përveç kultivimit të kulturave të ndryshme, si të lashtat dhe perimet, banorët merren shumë me pemëtarinë duke qenë ndër zonat me prodhim më të lartë në vend. Blegtoria është një tjetër aspekt përmes të cilës banorët gjenerojnë të ardhura, por kjo ka mbetur në nivelin e bizneseve familjare ndërsa mungesa e një thertore është shqetësim që duhet zgjidhur.
Investimet në infrastrukturë kanë qenë të mjaftueshme, por ka mangësi në rrugët dytësore të cilat do ishin në funksion të fermerëve për të lehtësuar aksesin në tokat bujqësore, si dhe ndërlidhjen e fshatrave të thellë të njësisë administrative Miras. Për dekada, banorët kanë prerë pyjet duke shkaktuar dëme të pakthyeshme ndërsa pas rrafshimit të tyre ngrihet shqetësimi i gjetjes së burimeve alternative për ngrohje.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al