PASAPORTA E BASHKISË DELVINË
DELVINË
18,078
7,598
182.9 km2
Zona Gjeografike: Bashkia e re e Delvinës kufizohet në veri me bashkitë Himarë e Gjirokastër, në jug me bashkitë Sarandë dhe Finiq, ndërsa në lindje me bashkinë Dropull. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Delvinës.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 7,598 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki ka një popullsi prej 18,078 personash. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 182.9 km2. Densiteti i popullsisë sipas censusit është 45.5 banorë/km2, ndërsa sipas regjistrit civil është 99 banorë/km2.
Të dhëna të tjera: Bashkia e re përbëhet nga qyteti historik i Delvinës dhe komuna Vergo, pjesë e rrethit Delvinë. Qyteti i Delvinës ka kultivuar një histori të pasur të bashkëjetesës fetare mes myslimanëve, kristianëve dhe hebrenjve në të shkuarën. Qyteti ka traditë në artizanat si dhe objekte të trashëgimisë kulturore, të cilat nuk përdoren aktualisht për turizëm.
Bashkia e Delvinës ka në territorin e saj edhe një vendburim gazi, i cili aktualisht shfrytëzohet nga një kompani koncesionare private. Banorët e qytetit kanë shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm në qytet. Bashkia e re e Delvinës u krijua si një bashki me popullsi të konsiderueshme të minoritetit grek.
Ndryshe nga qyteti i Delvinës, komuna Vergo është një zonë e gjerë rurale me densitet të ulët të popullsisë.
Bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria, krahas institucioneve publike janë burimet kryesore ekonomike të zonës. Papunësia është shumë e lartë dhe një pjesë e madhe e popullsisë punon në Sarandë.
Nga ana tjetër, prania e shumë kulturave në qytet ofron mundësi për zhvillim, ndërsa afërsia e bashkisë së re me qytetin turistik të Sarandës ofron potencial të lartë për zhvillimin e bujqësisë.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al