PASAPORTA E BASHKISË CËRRIK
CËRRIK
46,652
27,445
189.65 km2
Zona Gjeografike: Cërriku kufizohet në veri me bashkitë Elbasan dhe Peqin, në jug-lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Kuçovë dhe në perëndim me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Cërrikut.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 27,445 banorë me densitet prej 144.71 banorë për km², ndërsa që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 46,652 vetë, me dendësi prej 189.65 banorë për km². Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 189.65 km2.
Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Cërrikut shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore në përgjithësi mes dy lumenjve, Shkumbin dhe Devoll dhe do të ketë si qendër qytetin e Cërrikut, një ish qytezë industriale e kohës së komunizmit, i shpallur si qytet më 1952 me ndërtimin e Uzinës së Përpunimit të Naftës dhe një termocentrali, të cilat iu shtuan qendrës së shërbimeve për bujqësinë.
Në vitet 1990 rafineria e naftës pushoi së ekzistuari duke sjellë largimin e pjesës më të madhe të rinisë nga ky qytet ndërsa pjesa e mbetur e popullsisë ka burime shumë të pakta ekonomike nga pensionet, ndihma ekonomike dhe remitancat. Aktualisht 459 familje trajtohen me ndihmë ekonomike por numri i kërkesave sa vjen e shtohet. Kjo përbën pjesën dërrmuese të familjeve të kësaj qyteze me rreth 7 mijë banorë.
Instituti i Duhanit i cili shërbente dikur për kultivimin e kësaj bime është mbyllur prej kohësh ndërsa nga të paktat institucione publike është Radiostacioni ende funksional por me personel të kufizuar.
Zona e Cërrikut po përfiton aktualisht nga projekti i hidrocentralit të Banjës mbi lumin Devoll.
Burimi i informacionit: Birn Reporter.al