Pasaporta e Bashkisë Bulqizë

PASAPORTA E BASHKISË BULQIZË

BULQIZË

40,223

31,210

678.51 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bulqiza kufizohet në veri me Bashkinë e Dibrës, në perëndim me Bashkinë Klos, në jug-perëndim me Bashkinë Tiranë, në jug me Bashkinë Librazhd dhe në lindje me Republikën e Maqedonisë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Bulqizës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 32,210 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 40,223 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 678.51 km2 me një densitet prej 59.28 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 47.47 banorë/km2 sipas Censusit 2011.

Të dhëna të tjera: Popullsia e Bulziqës është në shumicë dërmuese e besimit mysliman dhe një pakicë fare e vogël i përket besimeve të tjera.

Relievi kodrinor-malor përcakton si burime kryesore gjeneruese bujqësinë dhe blegtorinë, por pa harruar edhe industrinë e nxjerrjes së kromit dhe atë të pasurimit të mineralit të kromit, ku rajoni i Bulqizës është mjaft i njohur. Ndërkohë, një tjetër burim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni konsiderohet edhe turizmi malor familjar si dhe ngritja e qendrave për grumbullimin e bimëve medicinale, me të cilat zona është mjaft e pasur.
Projekte të mëdha të ndërmarra gjatë viteve të kaluara si asfaltimi i segmentit të rrugës nacionale “Qafa e Buallit- Shupenzë”, pjesë e Rrugës së Arbërit, si dhe hapjen e tunelit të po kësaj rruge në Qafën e Buallit me gjatësi 460 metër dhe trasenë Qafa e Buallit-Ura e Vashës kanë lehtësuar lëvizjen dhe transportin. Po kështu, investime të rëndësishme mund të konsiderojmë edhe sistemimasfaltimet e rrugëve rurale që lidhin qendrat e komunave Zerqan, Fushë-Bulqizë dhe Gjoricë, me rrugën nacionale.

Qyteti i Bulqizës, i ndërtuar në funksion të minierës së kromit dhe rezervave të mëdha të kromit ka një numër të konsiderueshëm biznesesh, ndërsa numri i të punësuarve në minierë si dhe përfitimet ekonomike nga punësimi kanë variuar gjatë dekadave të fundit.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al