Pasaporta e Bashkisë Belsh

PASAPORTA E BASHKISË BELSH

BELSH

32.389

19.503

196.44 km2

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Belshit kufizohet në veri me bashkinë Peqin, në lindje me bashkinë Cërrik, në jug me bashkinë Kuçovë dhe në perëndim me bashkinë Lushnje. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Belshit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 19.503 banorë dhe densitet prej 99.28 banorë për km², ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki ka një popullsi prej 32.389 vetë dhe densitet prej 168.88 banorë për km². Sipërfaqja e bashkisë së re është 196.44 km2.

Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Belshit shtrihet pothuajse tërësisht në pllajën kodrinore karstike të Dumresë, një zonë kodrash të buta me bazë gëlqerore mbi të cilat është krijuar një panoramë piktoreske me 85 liqene karstike me një sipërfaqe të përgjithshme prej 14.2 km2.
Kodrat e Dumresë qenë në përgjithësi të mbuluara me pyje dushku, por pjesa më e madhe e pyjeve u prenë gjatë kohës së komunizmit për të krijuar hapësirë për toka buke. Një pjesë e banorëve të kësaj zone janë zhvendosur në të kryesisht nga rrethi i Gramshit në periudhën e mbretit Zog, por edhe pas çlirimit të vendit.

Belshi është një bashki tërësisht rurale me produkte të diversifikuara nga blegtoria te zarzavatet dhe bostanoret, por një numër fermerësh janë përqendruar te kultivimi i duhanit, për të cilin janë specializuar.

Një pjesë e këtyre tokave, veçanërisht atyre të hapura për kultivim pas viteve 1970, kanë rendiment të ulët për shkak të mungesës së aksesit në vaditje. Rrjedhimisht në disa anë të bashkisë së re ka një tendencë për braktisje të tokës bujqësore, e cila ofron edhe një mundësi për rikthimin e pyjeve të dushkut, të cilat kanë gjithashtu leverdishmëri ekonomike, por në terma afatgjatë.

Burimi i informacionit: Birn Reporter.al