Investigime

Bashkitë e mëdha shkelin ligjin, asnjë dëgjesë publike për “projektet e majme”

23 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë e Tiranës, Korçës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit lanë jashtë konsultimit banorët për disa nga projektet më të kushtueshëm, ndonëse ligji “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ai “Për njoftimin dhe konsultimin publik” i detyron të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. Banorët e këtyre qyteteve ankohen se […]

Vëzhgim/Analizë

Errësira “e transparencës” së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

23 maj 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Tiranë
Projekti për ndërtimin e digës së Kaliaçit në Vjosë, lumit më të rëndësishëm të Shqipërisë Jugore, i paprekur ende prej hidrocentraleve, është vetëm një hap larg marrjes së Deklaratës Mjedisore. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se kompania koncesionare “Ayen Alb” ka aplikuar online në 2 prill […]

Vëzhgim/Analizë

Nga abuzimi te shkaqet e ndryshimit të çmimeve të prodhimeve bujqësore!

22 maj 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Në ditët e para të pandemisë së koronavirusit, në vendin tonë pati luhatje të mëdha të çmimeve të shkaqet e të cilave ishin të shumta. Por edhe pasi kanë kaluar dy muaj nga nisja e pandemisë dhe karantinës së vendit, çmimet vijojnë të mbeten të larta […]

Ndodhi

Prej 8 muajsh në qiell të hapur, familja Dura në Berat apelon për ndihmë

22 maj 2020/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Berat
65-vjeçarja, Atixhe Dura, së bashku me bashkëshortin e saj 70-vjeçar, jetojnë prej afro 8 muaj në çadër në lagjen Qoshk të fshatit Lapardha, ndërsa askush nuk ka mundur ti japë një zgjidhje problemit të tyre. Tërmeti i 21 shtatorit i dëmtoi shtëpinë dhe ai i 26 […]

Vëzhgim/Analizë

Garancia sovrane, bizneset refuzohen nga bankat, punonjësit ngelen pa paga

21 maj 2020/ Ornela Manjani/ Porta Vendore/ Tiranë
Punonjësit e 310 bizneseve të mëdha nuk kanë përfituar deri tani nga asnjë prej paketave mbështetëse të qeverisë. Punonjësit e këtyre bizneseve janë në pritje të miratimit të kredisë sovrane në bankat e nivelit të dytë për të marrë pagën e muajin mars, ndërkohë që kemi […]

Investigime

Nxënësit në Bulqizë, mësim mes dasmave dhe ceremonive mortore

21 maj 2020/ Porta Vendore/ Bulqizë
Çudirat me shkollat shqiptare ndër vite kanë qenë të shumta. Por, të zhvillosh mësim në të njëjtën ndërtesë ku zhvillohen dasma dhe ceremoni mortore, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. Rasti i paprecedentë u zbulua nga Porta Vendore vetëm pak kohë para përhapjes së pandemisë në Shqipëri, pikërisht në fshatin […]

Ngjarje/Personazhe

Pandemia dhe ‘heshtja’ e Voskopojës

20 maj 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Korçë
Voskopoja, fshati turistik në juglindje, si kurrë më parë është mbytur nga heshtja, pandemia i rrëmbeu gumëzhimat e turistëve, ndërsa i shkaktoi trishtim. E ndodhur pak kilometra larg Korçës, në stinën më të frekuentuar nga qindra turistë të huaj dhe vendas , fshati piktoresk ka mbetur […]

Vëzhgim/Analizë

Rihapja e lokaleve mes frikës dhe pasigurisë nga kriza

19 maj 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Pas më shumë se dy muajsh të mbyllur, baret e restorantet e kryeqytetit kanë hapur dyert për klientët e tyre, mes protokollit të rreptë të masave dhe klientëve të paktë e të shkujdesshëm. Përfaqësuesit e këtyre bizneseve tregojnë për Portën Vendore ditën e parë të rihapjes […]

Vëzhgim/Analizë

Mijëra qytetarë, protestë për shembjen e teatrit. Ekspertët: Vendimi hynte në fuqi pas 10 ditësh

19 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka nxjerrë ditën e hënë, datë 18 Maj 2020, në një tubim paqësor mijëra qytetarë, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj veprimeve të Bashkisë Tiranë, por dhe të policisë, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe aktivistëve. […]

Vëzhgim/Analizë

Maturantët rikthehen në banka, frika dhe mungesa e transportit penalizon 1500 veta

19 maj 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
Në gjithë vendin maturantët i janë rikthyer dje procesit të përgatitjes për provimet e maturës. Nga 31 mijë maturantë, 1500 prej tyre kanë preferuar të mos rikthehen në bankat e shkollës, por të punojnë individualisht dhe shkak është bërë frika nga përhapja e Covid 19. Pas më shumë […]

Vëzhgim/Analizë

Dilemat e rikthimit në çerdhe e kopshte, ekspertët: Të ofrohet besim

18 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Tiranë
Ministria e Shëndetësisë po planifikon hapjen e çerdheve dhe kopshteve në datën 1 qershor, por një pjesë e prindërve ndjehen të pasigurt të dërgojnë fëmijët në këto institucione. Frika ekziston edhe te prindërit që janë të detyruar të punojnë, ndërkohë që ekspertët kërkojnë ofrimin e besimit […]

Vëzhgim/Analizë

Kostot e fshehura të ujit të pijshëm, banorët e Tiranës paguajnë dy fatura për ta siguruar atë

16 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Tiranë
Banorët e Tiranës përveç faturës zyrtare të UKT për ujin e pijshëm, paguajnë edhe një faturë shtesë, atë për blerjen e ujit që konsumojnë. Ndërkohë që, rreth 2 vjet e gjysmë nga miratimi i tarifave të rritura që do të shkonin për furnizmin 24 orë me […]

Vëzhgim/Analizë

Marrëveshja Shqipëri-Greqi / Punëtorët sezonalë, në ankth dhe të paqartë për procedurat

15 maj 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Qeveria shqiptare dhe ajo greke arritën marrëveshjen për heqjen e vizave për punëtorët sezonalë shqiptarë në Greqi më 2 maj 2020. Në fakt, janë të shumtë shqiptarët e interesuar për të punuar gjatë këtij sezoni në vendin fqinj, por vijon ende të ketë mungesë informacioni dhe paqartësi […]

Ngjarje/Personazhe

Tiranë, këshilli bashkiak miraton fshehtas shembjen e Teatrit Kombëtar, shoqëria civile merr në mbrojtje godinën

14 maj 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur në mënyrë të fshehtë shembjen e Teatrit Kombëtar. Mes disa njoftimeve për shtyrje të mbledhjes së këshillit bashkiak për marrjen e këtij vendimi, ku gjatë ditës së enjte qarkulluan skenarë se do të organizohej të premten (15 maj) ose të hënën (18 […]

Vëzhgim/Analizë

Gjirokastër, bizneset turistike rrezikojnë falimentimin

15 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Bizneset turistike në Gjirokastër po rrezikojnë falimentimin. Rreth 86% e prenotimeve të kryera përgjatë muajve të dimrit janë anuluar dhe pezulluar në hotelet, bujtinat dhe agjencitë turistike në Gjirokastër pas përhapjes së COVID-19. Anulimet kanë përfshirë të gjithë periudhën Maj – Qershor në masën 100%, ndërkohë që […]

Video/Foto

Edhe pse pranë sezonit turistik, plazhi i Semanit dhe Darëzezës vijon të ketë mbetje

14 maj 2020/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Plazhi i Semanit dhe Darëzezës presin çdo vit mijëra vizitorë të zonës dhe qyteteve përreth. Vitet e fundit këto dy plazhe vizitohen edhe nga turistë të huaj, të cilët vijnë kryesisht me kamper. Por ndotja është një problem i vazhdueshëm, edhe për shkak të derdhjes në […]

Investigime

Uji i pijshëm, lufta e pa fituar e Bashkisë Tiranë

14 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Uji i pijshëm mbetet ende lufta e pa fituar për Bashkinë e Tiranës, edhe pse prej 30 vitesh ka qenë kryefjala e çdo kryebashkiaku. Ndonëse në verën e vitit 2017, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi mes kundërshtive të forta rritjen me […]

Ngjarje/Personazhe

Turizmi natyror në Mat jashtë vëmendjes, në Xibër rritet lulja e rrallë

14 maj 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Në malin e fshatit Xibër – Hane të Bashkisë Klos, rritet një lule shumë e rrallë e quajtur shkencërisht si Narcisus poeticus, apo Narcisi poetit ngjyrë e bardhë. Në vendin tonë rritet vetëm në vargmalet e Matit dhe në fshatin Novosej të Kukësit, dhe pamja që […]

Vëzhgim/Analizë

Ndotja e ajrit u ul gjatë karantinës, por rreziku mbetet i madh nëse nuk vëmë mend

13 maj 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Matjet e ndryshme në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit tregojnë se përgjatë periudhës së karantinës ajri është pastruar ndjeshëm. Është ulur niveli i ndotjes në të gjithë komponentët si në dioksid karboni, dioksid azoti, monoksid azoti dhe grimcat PM2.5 dhe PM10, duke shënuar ulje […]

Vëzhgim/Analizë

Rrjeti 5G mes konspiracionit dhe ‘sundimit’ global

13 maj 2020/ Nikoleta Kovaçi/ Porta Vendore
5G po trondit botën! Për disa është e ardhmja, garancia, siguria, vetë jeta! Po, ama nesër. Ende sot s`ka testimet e duhura. Për të tjerë është frikë, pasiguri, kërcënim dhe, pse jo, mendje të ndryshme shkuan dhe shkojnë deri atje sa thonë: Është shkatërrim për mbarë njerëzimin! […]

Ngjarje/Personazhe

Tirana i rikthehet frenetizmit, edhe pse ende në gjysmë karantinë gjithçka i është rikthyer normalitetit

13 maj 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Dy muaj pas shpalljes së masave të sigurisë kundër përhapjes së Covid 19, në rrugët e kryeqytetit duket se gjërat kanë ndryshuar, krahasuar me ditët e mes-marsit, kur thuajse të gjithë iu nënshtruan karantinës. Por teksa qeveria nga java në javë po liron masat shtrënguese dhe […]

Ngjarje/Personazhe

Kuzhinieri lezhjan që gatuan ushqime për njerëzit në nevojë

12 maj 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Me zbutjen e masave kufizuese të lëvizjes, Ylli Zefi iu rikthye punës në kuzhinën e restorantit të tij, jo për të qenë në shërbim të klientëve të përhershëm, por për një mision mjaft të veçantë. Në këto ditë të vështira që po kalon vendi, kuzhinieri i […]

Ndodhi

ERE diskriminon të varfrit, Komisioneri për Diskriminimin kërkon ndryshimin e rregullores

Çdo qytetar që kërkon të lidhë një linjë të re energjie elektrike duhet të paguajë 22 mijë lekë të reja për lidhjen e re, pavarësisht mundësive ekonomike që mund të ketë, edhe nëse i përket shtresave në nevojë. Ky vendim i marrë nga Enti Rregullator është cilësuar nga Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi cilësohet diskriminues […]

Ngjarje/Personazhe

Hapet estetika dhe dentistët, si ishte dita e parë e “çlirimit” pas dy muajsh karantinë

11 maj 2020/Porta Vendore/ Tiranë
Pas dy muajsh karantinë, sot me urdhër të qeverisë dhe në masa të rrepta të respektimit të protokollit të sigurisë janë hapur parukeritë, estetikat dhe klinikat dentare. Mbyllja e tyre dymujore ka sjellë stres për shumicën e grave dhe vajzave, frekuentuese të parukerive dhe estetikave e për mijëra të […]

Ngjarje/Personazhe

Komuniteti rom në Fushë-Krujë: “S’kemi frikë nga Covid 19 por duam të jetojmë”

11 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian në Fushë-Krujë prej dy muajsh janë lënë në mëshirë të fatit, qoftë nga pushteti qendror ashtu edhe nga ai lokal. Familjet e komunitetit rom dhe egjiptian në Fushë-Krujë sikur të mos u mjaftonin pasojat shkatërruese të tërmetit të datës […]

Vëzhgim/Analizë

Qytetarët kërkojnë investime në rrugët dytësore, por bashkia financon sheshet

10 maj 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Tiranë
Për vitin 2020 shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për investime në rrugë do të pësojnë një rënie të ndjeshme në raport me 2019-ën. Sipas të dhënave të buxhetit, në total për programin “Urbanistika” planifikohet të shpenzohen rreth 1.27 miliardë lekë apo rreth 50% më pak në […]

Ngjarje/Personazhe

Romët e Gjirokastër në udhëkryq, apelojnë për ndihmë dhe hapjen e tregut

10 maj 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Izolimi i gjatë nga Covid -19 penalizoi rëndë shtresat më të ndjeshme të popullsisë. Prej më shumë se dy muajsh tregtarët romë në Gjirokastër kanë ndërprerë tregtinë e tyre të përditshme ndërsa apelojnë për ndihmë dhe hapjen e tregut. Banorët e komunitetit rom i gjen të […]

Ngjarje/Personazhe

Pedonales i rikthehet gjallëria, artistët e rrugës sfidojnë Covid 19

9 maj 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Prej një jave pedonalja e Tiranës duket se i është rikthyer normalitetit, aty gjen artistë rruge që performojnë përpara kalimtarëve të shumtë, teksa këta të fundit nxitojnë duke respektuar rregullat e përcaktuara nga qeveria për ndalimin e përhapjes së Covid 19. Por çfarë i ka shtyrë […]

Vëzhgim/Analizë

Biznesi i vogël, skeptik për faljen e taksave. Ekspertët: Paketa III shmang falimentin

9 maj 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Të gjitha taksat e biznesit të vogël do të falen për vitin 2020. Kështu deklaroi kryeministri Rama më 20 prill duke theksuar se asgjë nuk do t’i merret biznesit të vogël për këtë vit, në mënyrë që t’i lihet kohë për t’u rimëkëmbur nga situata e krijuar […]

Ndodhi

Zgjedhjet në universitete, Ministria anulon datën: Si do të veprohet

8 maj 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/
Dy ditë para përfundimit të afatit për nisjen e fushatës për zgjedhjet në universitete, Ministria e Arsimit ka reaguar, duke vendosur shtyrjen e tyre deri në një njoftim të dytë. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka urdhëruar anulimin e procesit zgjedhor, një kërkesë e bërë prej […]

Ngjarje/Personazhe

Flamuri, i moshuari i Maliqit që pret në radhë me orë të tëra për pensionin

8 maj 2020/ Ledjona Xheladinaj/ Porta Vendore/ Maliq
I ulur në trotuar, i pafuqishëm për të qëndruar në këmbë, prej orësh, i moshuari qëndronte në pritje për të marrë pensionin modest që ka përfituar nga vitet e punës përgjatë jetës së tij. Flamur Çiko, 70 vjeç këtë mëngjes ka udhëtuar prej fshatit Vloçisht drejt […]

Ngjarje/Personazhe

Historia e gruas që pret të bëhet nënë: “Nuk dua të qëndroj në hotel, po numëroj ditët për të lindur”

8 maj 2020/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Durrës
Këtë të hënë, datë 4 Maj 2020, hyri në fuqi urdhri për vetëkarantinimin në shtëpi të atyre qytetarëve që riatdhesohen në Shqipëri dhe që banesën e kanë në zonat e kuqe nga Covid 19. Për të tjerët që duhet të kthehen pranë qendrave të banimit në […]

Ndodhi

Shoqëria civile, protestë për Kodin Penal, përplaset me policinë, shoqërohen dy prej tyre

7 maj 2020/Porta Vendore/Tiranë
Disa aktivistë së bashku me dhjetëra qytetarë kanë mbajtur një protestë ditën e sotme në Sheshin Skënderbej, ku në fokus ishte kundërshtimi ndaj masave izoluese të aplikuara nga qeveria Rama. Por kjo protestë përfundoi në dhunë mes qytetarëve dhe policisë […]

Vëzhgim/Analizë

Zgjedhjet në universitete, të gjithë kundër ministrisë. Ekspertët: Nuk ka zgjedhje pa studentët

7 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Zgjedhjet për drejtuesit e rinj të universiteteve publike janë kthyer në një debat për shkak të pamundësisë së studentëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, fushata duhet të nisë më 11 maj dhe zgjedhjet të mbahen më 12 qershor. […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë thyejnë urdhrin e APP-së, pandemia nuk i ndal për kursime

7 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia nga Covid-19 po shkakton një krizë financiare globale dhe shumë shtete kanë përgatitur paketa ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve dhe qytetarëve, ku nuk ka mbetur mënjanë edhe Shqipëria. Që në momentet që u shfaq rasti i parë në Shqipëri, qeveria izoloi vendin, duke pezulluar çdo gjë. […]

Vëzhgim/Analizë

Rriten tarifat e bashkisë në Berat, por investimet zero: Paratë do të shkojnë për borxhet

6 maj 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat                                                    Nga muaji shkurt, familjet dhe bizneset beratase u përballën me tarifat e reja vendore, me një rritje nga 56-70% nga tarifa e mëparshme. Rritja e tyre u miratua pa shumë bujë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2019, ditët e fundit të muajit […]

Ngjarje/Personazhe

Sheshi “Omonia” në Fier nuk braktiset nga punonjësit e krahut as në kohë koronavirusi

6 maj 2020/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Punëtorët që punojnë në të zezë padyshim që janë një nga grupet më vulnerabël, të cilët po përjetojnë vështirësi të shumta, lidhur kjo me situatën e krijuar nga Covid-19 . Masat shtrënguese e kufizuese të marra për ndalimin e përhapjes së epidemisë si edhe pasojat direkte […]

Vëzhgim/Analizë

Taksimi i padrejtë, ja sa paguajmë për bashkitë në varësi se ku jetojmë

5 maj 2020/Aurora Sulce/Porta Vendore                                                         Qytetarët shqiptarë nuk paguajnë njësoj taksa dhe tatime për pushtetin vendor. Ajo që bëhet përcaktuese në barrën fiskale që rëndon mbi secilin prej nesh është se ku banojmë. Një raport i Qendrës Shqiptare të Taksimit, ALTAX evidentoi se më shumë taksa dhe tarifa për bashkitë paguajnë ata që jetojnë […]

Ngjarje/Personazhe

Shijaku, i gjunjëzuar nga tërmeti, banorët mirëpresin fadromat për prishjen e objekteve

5maj 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Shijak
I gjunjëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytezën e vogël të Shijakut pritet të nisë gjatë kësaj jave prishja e 30 pallateve, 4 shkollave, pallatit të Kulturës dhe Xhamisë. Banorët e lagjes “Lugina”, një ndër lagjet më të prekura që aktualisht është shndërruar në një lagje […]

Vëzhgim/Analizë

Ndihmat për familjet e izoluara, kaos në shpërndarje dhe kakofoni shifrash

5 maj 2020/ Bledi Gilaj/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Një nga problemet kyçe për shkak të izolimit të shumë familjeve në banesa gjatë pandemisë së Covid-19 ishte çështja e furnizimit me ushqime. Që në javën e parë, qeveria nga ana e saj, por edhe nga bashkitë nga ana tjetër publikuan shifra për shumë familje […]

Vëzhgim/Analizë

Sezoni turistik, mes protokolleve të sigurisë dhe rritjes së çmimeve

4 maj 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërsa Ministria e Turizmit nxori dy ditë më parë protokollin e sigurisë anti-covid 19 që pritet të miratohet, sektori delikat i turizmit po përpiqet mes shumë paqartësive të bëhet gati për sezonin veror. Porta Vendore vëzhgoi disa nga bizneset në plazhin e Durrësit, si […]

Vëzhgim/Analizë

Pushteti dhe financat ‘mbyllin’ gojën e televizioneve lokale

3 Maj 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore
Pak ditë më parë, organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij shprehej se Shqipëria ka bërë regres sa i përket lirisë së medias. Muajt e fundit, në Shqipëri është miratuar në kuvend dhe paketa anti-shpifje, e shumëkritikuar nga ekspertët si një mjet për të kufizuar lirinë e medias. Porta […]

Ngjarje/Personazhe

“Plaku dhe Deti” dhe peshkatarët në Tale të Lezhës

2 maj 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
“Plaku dhe deti” është historia e romanit te Heminguejit, që e rikthyer në kohët e sotme do të përshtatej më së miri me historinë e peshkatarëve në Tale të Lezhës. Beteja e tyre nuk është për të sjellë në breg peshkun më të madh, që do […]

Vëzhgim/Analizë

Saga e të papunëve, në 30 ditë humbin punën 61 mijë persona

1 maj 2020/ Ornela Manjani/ Porta Vendore/ Tiranë
Kur u duk se plaga e papunësisë në Shqipëri po shërohej, pandemia globale e Covid 19 mbërriti edhe në vendin tonë. Tremujori i fundit i vitit 2019 shënoi numrin më të ulët të papunëve në 20 vitet e fundit. Niveli i papunësisë zbriti në 11. 2%. […]

Vëzhgim/Analizë

Bujqësia dhe blegtoria në kohë pandemie çojnë Lezhën në krizë financiare

1 maj 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Nuk ka treg, nuk ka shkëmbime, ka kufizime në lëvizje, mungesë subvencionesh dhe mbi të gjitha mungesë mbështetjeje në një situatë të vështirë. Kjo është gjendja e sektorit të bujqësi-blegtorisë në Lezhë pas pandemisë së Covid 19, duke ndikuar negativisht në ekonominë e brishtë të fermerëve. […]

Ngjarje/Personazhe

Mjekët që iu rikthyen profesionit, në luftë kundër covid-19

30 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
E ndërsa i gjithë vendi vijon të qëndrojë në karantinë, disi të zbutur së fundi; lufta kundër covid-19 vijon në vijën e parë të frontit me të njëjtën forcë, përkushtim e sakrificë. Janë të shumtë mjekët e infermierët që çdo ditë përballen me armikun e […]

Vëzhgim/Analizë

Si kanë reaguar Bashkitë për situatën: masat dhe shpenzimet e bashkive gjatë Covid-19

30 prill 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Pandemia e Koronavirus ka diktuar sjelljen e të gjitha bashkive në vend sa i përket shpenzimeve, duke ndryshuar zërat për të përballuar këtë situatë, ku rezulton se pjesa më e madhe e fondeve gjatë kësaj periudhe ka shkuar për emergjencat civile, ndërkohë që rënie të ndjeshme kanë […]

Vëzhgim/Analizë

“Paga e luftës”, 8 mijë persona skualifikohen nga sistemi

29 prill 2020/ Ornela Manjani/ Porta Vendore                                                          Mbi 8 mijë persona që u mbyllën në shtëpi për shkak të pandemisë COVID -19 humbën të drejtën për marrë pagën e luftës. Shuma prej 26 000 lekësh u miratua nga qeveria në paketën e parë mbështetëse për personat që u detyruan të mos shkojnë në punë […]

Ngjarje/Personazhe

Dita e zakonshme në një situatë të jashtëzakonshme e profesionistëve të terrenit

29 prill 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
E ndërsa kërkohet qëndrimi në shtëpi, si një ndër masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, disa profesionistë, punën në terren e kanë pjesë të jetës së tyre. “Qëndro në shtëpi” për ta është frazë e panjohur, ndërkohë që pjesën më të madhe të së përditshmes, […]

Vëzhgim/Analizë

Një vështrim i përgjithshëm mbi detyrimet e njësive të vetëqeverisjes vendore që lindin nga aktet ligjore të miratuara për parandalimin dhe menaxhimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19

29 prill 2020/ Adela Kula/Porta Vendore
Në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës të shkaktuar nga COVID-19 dhe menaxhimit të situatës, Qeveria ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore. Këto akte ligjore, sjellin detyrime ndër të tjera edhe për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Këto të fundit janë njësitë të cilat janë më afër qytetarëve dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Fasonët, dilema mes virusit dhe bukës së gojës

28 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Krujë
Për qindra familje në zonën e Krujës fasoneritë janë i vetmi shpëtim, edhe pse së fundmi ato janë kthyer në vatrën e re të shpërthimit të covid-19. Porta Vendore shkoi në brendësi të njërës prej fasonerive, ku sjell dëshmitë e disa punonjësve. Midis frikës […]

Vëzhgim/Analizë

Përsëritje investimesh publike dhe abuzime, fenomeni që vijon në Bashkinë Durrës

28 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Projektet infrastrukturore të Bashkisë Durrës në disa raste, përveç kostove në disa miliona euro përbëjnë përsëritje punësh publike, tejkalim të afateve, punime pa cilësi dhe disa prej tyre janë klasifikuar si “dëm ndaj buxhetit të shtetit”. Pas qëndrueshmërisë së numrit të personave të prekur nga COVID-19 […]

Ngjarje/Personazhe

Pusteci, një perlë e fundosur në prapambetje

28 prill 2020/ Gëzim Ashimi/Porta Vendore/ Pustec
Pusteci është Bashkia më e vogël dhe më e varfër në Shqipëri, një ish komunë, e cila vetëm sa ndërroi emrin dhe u quajt bashki me ndarjen e re territoriale. Me një buxhet vetëm 1 milion lekë të reja, ajo po shkon drejt falimentimit, ndërsa kërkesat janë […]

Video/Foto

Qytetarët ngjitur me njëri-tjetrin tek dera e Bashkisë Durrës

27 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Mëngjesi i së hënës solli dyndje qytetarësh tek Bashkia Durrës, për të marrë shërbime. Plotësimi i dokumenteve që lidhen me biznesin apo interesimi për bonusin e qirasë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ishin ndër çështjet kryesore që interesoheshin qytetarët, një pjesë e të […]

Ngjarje/Personazhe

Qyteza të gjunjëzuara!

27 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Krujë/ Kurbin
Të shndërruara në epiqendrën e re të shpërthimit të Covid-19, banorët e Krujës, Thumanës, Fushë- Krujës dhe Laçit, po respektojnë “shtetrrethimin”, por ndihen të pashpresë, ndërsa rastet me Covid 19 shtohen dita-ditës, duke e çuar në 92 raste Krujën dhe në 31 raste Kurbinin. Të […]

Ngjarje/Personazhe

Lumi Drin ndot edhe zonat turistike të Lezhës

27 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej shumë vitesh Lumi Drin në Lezhë e ka ngadalësuar rrjedhën e tij për në det. Kjo ka ardhur për shkak të ndërprerjeve të prurjeve. Që në vitin 1950 kur u zbatua projekti i bonifikimit dhe i kullimit të zonës së Zadrimës në lumin Drin të […]

Ngjarje/Personazhe

Kthim drithërues në Thumanë në pesëmujorin e tërmetit shkatërrimtar

26 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Thumanë
Pesë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 24 viktima, Thumana duket si e dalë prej lufte. Ngado që të hedhësh shikimin, syri has në godina të shembura, pirgje të mëdha inertesh dhe nevojtarë në kërkim të hekurit. Kjo pamje s’të ngjall veçse trishtim. […]

Ngjarje/Personazhe

Shijaku, “kështjella e fundit” e COVID-19 në Qarkun Durrës

26 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Shijak
Lulet shumëngjyrëshe që kanë lulëzuar me ardhjen e Pranverës në Shijak, i shoqërojnë pasthirrmat e hareshme të fëmijëve. E diela ishte e tyre, më shumë se sa e nënave. Duke pedaluar me biçikleta përreth qytetit ata ngjasonin me ndjenjën e shpresës apo triumfin përballë pandemisë botërore […]

Ngjarje/Personazhe

Fashat e orareve shkaktojnë kaos në sportele

26 prill 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Gjatë javës që po lëmë pas Porta Vendore bëri një vëzhgim nëpër Tiranë në pikat e postës, në banka të ndryshme të nivelit të dytë, në tregje publike, zyrat e shërbimit ndaj klientit OSHEE, institucione shtetërore e shëndetësore apo dhe në disa pika të shitjes me […]

Ngjarje/Personazhe

Refugjat rrugëve të botës

26 prill 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Jeta e tyre duket se po ndjek gjurmët e të parëve, duke u endur nga njëri vend i botës në tjetrin. Fajsal dhe Sara janë një çift të rinjsh nga Kuvajti që prej dy muajsh ndodhen në Shqipëri. Historia e tyre është si ajo e mijëra […]

Vëzhgim/Analizë

Ligji ka 10 vite, por vetëm 1/4 e pallateve në Tiranë kanë administratorë

25 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Më shumë se 10 vite pas miratimit të ligjit për administratorët e pallateve, vetëm një e katërta e pallateve kanë administrator në kryeqytet, ndërkohë që vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, në vitin 2016 kishte deklaruar se ky proces do të përfundonte brenda vitit 2017. Madje, dhe […]

Ngjarje/Personazhe

“Tërmeti na kurseu jetën, por godinat e shkatërruara po na rrezikojnë çdo ditë”. Banorët e Durrësit, 5 muaj pas tërmeti ankohen për sigurinë e tyre

25 prill 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
20 mijë apartamente janë dëmtuar në qytetin e Durrësit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Inerte kudo, godina që duken si të kafshuara, mungesë sigurie, kjo është pamja që paraqitet katër muaj pas tërmetit në qytetin e Durrësit, aty ku banorët çdo ditë […]

Ndodhi

Biblioteka e Lezhës ka mbyllur dyert 1 muaj më parë, por librat i ofron online

25 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Prej më shumë se 40 ditësh biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit, në zbatim të masave për mospërhapjen e koronavirusit të ri, por të pasionuarve pas leximit nuk po iu mungojnë botimet e ndryshme që disponon kjo bibliotekë, nëpërmjet […]

Ngjarje/Personazhe

Ndalimi i helmimeve dhe rikonstruksioni i qendrës së qenve, kërkesë e qytetarëve në Durrës

24 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qentë endacak në qytetin e Durrësit kanë qenë një shqetësim për aktivistët e mbrojtjes së kafshëve. Vetëm gjatë 2 muajve të parë të 2020 janë helmuar 9 të tillë në lagjen nr.4, kryesisht nga banorët ose bizneset, ndaj aktivistët bëjnë apel për mbrojtjen e tyre. Gjenovefa […]

Ngjarje/Personazhe

Qytet Studenti, qyteti fantazmë në kohën e Covid 19

24 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Qytet Studenti ka në total 5400 studentë, ndërsa aktualisht në godinat e tij jetojnë 78 studentë. Shumica prej atyre studentëve që kanë lënë konviktin, duke u kthyer në qytetet e tyre në fillim të marsit, atëherë kur u shfaq edhe rasti i parë me Covid 19 […]

Vëzhgim/Analizë

DEBATI/ Karantina dhe dhuna në familje : ulje e rasteve apo mos raportim i saj?

24 prill 2020/ Eljona Ballhysa / Porta Vendore/ Tiranë
Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se gjatë muajit mars, i cili ishte një muaj pothuajse i gjithi në karantinë, shënoi rënie të numrit të denoncimeve në polici për raste të dhunë brenda familjes, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. […]

Vëzhgim/Analizë

Media lokale dhe përballja me pandeminë dhe pasojat ekonomike të saj

23 prill 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore
Në Shqipëri ka një numër të madh mediash audiovizive: si televizione dhe radio, por dhe portale online; operatorë kabllorë e transmetues digjitalë. Ashtu si çdo biznes tjetër, edhe media po kalon vështirësi ekzistenciale për shkak të koronavirusit. Televizionet kombëtare kanë reduktuar emisionet së bashku me stafet, si […]

Ngjarje/Personazhe

Në “karantinën” e të moshuarve në Gjirokastër, punonjësit qëndrojnë larg familjeve dhe në shërbim të të moshuarve

23 prill 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Prej fillimit të muajit Mars 58 azilantë të moshuar, të moshës 70 deri në 95 vjeç, janë izoluar brenda ambienteve të kësaj qendre banimi pa pasur asnjë kontakt me botën jashtë. Bashkë më ta janë karantinuar edhe punonjësit, të cilët i shërbejnë të moshuarve 24 orë […]

Video/Foto

Një javë e pazakontë (narracion përmes imazhit)

22 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Tiranë
Këto fotografi janë marrë javën e shkuar nëpër rrugët e kryeqytetit, kur përditshmëria e qytetarëve u ndikua nga dy rrethana: rreziku i koronavirusit dhe, për besimtarët ortodoksë, Java e Madhe e Pashkëve. Ndodh që muaj të tërë të kalojnë në heshtje. Por një javë si kjo […]

Ngjarje/Personazhe

Komuniteti egjiptian i ngrys ditët e karantinës mes varfërisë dhe apelit për ndihmë

22 prill 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Tiranë
Komuniteti egjiptian në Shqipëri është në kufijtë e mbijetesës në këto ditë kur karantina e detyruar vazhdon. Situata e tyre social-ekonomike ka lënë gjithnjë për të dëshiruar, pasi shumica e familjeve egjiptiane jeton duke mbledhur kanaçe, duke ushtruar lypjen, me tregti ose duke punuar në ndonjë […]

Vëzhgim/Analizë

Pikëpyetjet e amnistisë fiskale, flasin ekspertët: Pse po bëhet dhe kush përfiton

22 Prill 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në mesin e pandemisë së koronavirusit dhe krizës ekonomike që po e shoqëron atë, qeveria ka hedhur për diskutim publik amnistinë fiskale. Një nismë e shumëdebatuar që përpara përhapjes së COVID 19, por me të njëjtin impakt të dëshiruar në buxhetin e shtetit, atë të sigurimit të […]

Ngjarje/Personazhe

Kambanat e alarmit, fasonët në karantinë

21 prill 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Biznesi fason është një nga sipërmarrjet, që mendohet se është ndër më të rrezikuarat ekonomikisht për shkak të Covid-19. Porta Vendore vizitoi dy biznese fasone në qytetin e Durrësit, për të parë kushtet në të cilat gratë e vajzat punojnë, respektimin e orareve dhe masave të […]

Video/Foto

Kamza jeton shkujdesshëm ditët e covid 19-ës

21 prill 2020/ Aurora Leka/ Porta Vendore/ Kamëz
Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për të infektuar nga Kamza, banorët kryesisht përpiqen që evitojnë daljet e panevojshme e në mos të përdorin maska dhe doreza. Megjithë masat e marra nga organet vendore e qendrore, në tregun e fruta perimeve dhe në qendër të […]

Ngjarje/Personazhe

Hapja e bizneseve, rikthimi në punë mes vështirësive dhe shpresës për dalje nga kriza

20 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Pas 40 ditëve, sot mijëra tregtarë në Tiranë rihapën bizneset e tyre. Të kënaqur që do të mund të dilnin nga shtëpia e të mbushur me skepticizëm për të ardhmen e biznesit, shumë prej tyre ndanë këtë ditë të parë të rikthimit në punë me Portën […]

Ngjarje/Personazhe

Harrohen të prekurit nga tërmeti, rrezikojnë “zinë” e bukës

20 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore
Qindra familje të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit, po përballen me “zinë” e bukës, për shkak të shtetrrethimit nga Covid-19. Banorët e fshatrave ndihen të braktisur nga shteti dhe në situatën e re të krijuar, po “braktisen” edhe nga ato pak shoqata që i […]

Ndodhi

E diela e fëmijëve, rrugët kryesore të Tiranës mbushen me gjallërinë e të vegjëlve

19 prill 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot, Tirana u gjallërua nga prania e fëmijëve në rrugë e parqe. Me nënat dorë për dore, në biçikleta, ose karroca të vegjlit shëtitën duke shijuar ditën e “lirisë” së tyre, pas më shumë se 5 javësh të izoluar. Shumë respektuan rregullat, duke ruajtur distancimit social dhe […]

Ngjarje/Personazhe

Karantinimi i të riatdhesuarve, shpresë dhe frikë në bregdet

19 prill 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Tiranë
Hotelet e Golemit hapin dyert për herë të dytë në këto 6 muaj për t’i ardhur në ndihmë bashkëkombësve tanë. Pas tërmetit, disa prej strukturave turistike në bregdet kanë hapur prenotimet për të riatdhesuarit. Në një prej hoteleve të Golemit vetëm ditën e djeshme mbërritën 49 […]

Ngjarje/Personazhe

Postier në kohën e koronavirusit

19 prill 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Postierët janë një nga profesionet që nuk janë izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ku në këto ditë, veç shërbimeve të përhershme u është shtuar dhe detyra për të kryer shërbimet ndaj të moshuarve. Një prej tyre është edhe Admir Duli, i cili […]

Ndodhi

Të moshuarit dynden në rrugët e kryeqytetit, shijojnë pas 5 javësh karantinë ngjyrat e pranverës

18 prill 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot rrugët e kryeqytetit u gjallëruan nga mosha e tretë që në orët e para të mëngjesit. Të vetëm, të shoqëruar ose në grup të moshuarit përfituan sadopak për të bërë një shëtitje e për të marrë pak ajër pas javësh të gjata në karantinë. Njoftimi i […]

Vëzhgim/Analizë

FORUM/ Flasin kryebashkiakët: Planet për lehtësimin e biznesit

18 prill/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Pas bllokimit të një sërë biznesesh, si një prej masave të ndërmara nga qeveria për frenimin e përhapjes së COVID-19, bashkitë po ndërmarrin disa hapa për të lehtësuar pagesën e taksave dhe tarifave. Deri më tani është bërë e ditur që Bashkia e Tiranës ka vendosur përjashtim nga […]

Vëzhgim/Analizë

Covid-19 /Stomatologët: Dëmi ekonomik i lartë, por më të rrezikuar se mjekët

17 prill 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Pandemia e COVID-19 i ka vënë “kyçin” një pjese të madhe të shërbimeve dhe një nga më të rëndësishmet, që nuk ofrohet në këtë periudhë është edhe shërbimi dentar. Pra, të gjitha klinikat dentare në mbarë vendin janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi stomatologët […]

Ngjarje/Personazhe

Karantina dhe policët çekë të FRONTEX: “Të shërbesh në Jug të Shqipërisë është fat i madh”

17 prill 2020/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore
Në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë rruzullin, përkrah trupave të policisë shqiptare, shërbejnë më të njëjtën devotshmëri edhe trupat speciale të FRONTEX. Djemtë e Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së, kanë për detyrë të kontrollojnë dhe inspektojnë kufirin për të parandaluar […]

Vëzhgim/Analizë

Epidemia, Tirana pushtohet nga mbeturinat, bashkia pastron qendrën por harron periferinë

16 prill 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Të futur në shtetrrethim për shkak të pandemisë Covid -19, Tirana këto ditë po përmbytet nga mbeturinat. Ndonëse kryebashkiaku Veliaj deklaroi se koshat e mbeturinave pastrohen 5 herë në ditë, një vëzhgim i “Porta Vendore” nxjerr në dritë se bashkia kujdeset të pastrojë qendrën e Tiranës, […]

Vëzhgim/Analizë

Paketa II, biznesi ndahet në pro dhe kundër, ekspertët: Është modeste, duhen dhe dy të tjera

15 prill 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Kryeministri Edi Rama prezantoi të hënën në mbrëmje paketën e dytë financiare për t’i ardhur në ndihmë bizneseve të prekura si pasojë e masave shtrënguese të marra për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Paketa e dytë përfshin pagesën e 40 mijë lekëve të rinj për 176 mijë familjeve […]

Ndodhi

Bashkimi Europian jep fondet për COVID 19, ja si ndahet ‘torta’ në rajon

15 prill 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkimi Europian do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me një shumë prej 410 milionë euro për të përballuar goditjen e COVID 19. Paketa e ndihmës konsiston në një asistencë financiare të rialokuar për vendet e rajonit tonë për të përballuar emergjencën shëndetësore […]

Ndodhi

Lezhë/Në vetëm 1 muaj katërfishohen familjet që kërkojnë ndihma ushqimore

15 prill 2020/ Gjergj Figuri/ Porta Vendore/ Lezhë
Covid vështirëson situatën ekonomike të familjeve lezhjane. Në vetëm 30 ditë duhej të ndihmoheshin 3700 familje, ndërsa në skemën e ndihmës ekonomike janë vetëm 850 familje. Ndihma po shpërndahen për kategoritë sociale të përfshira në vendimin e […]

Vëzhgim/Analizë

Recetat ekonomike në kohën e COVID 19, Shqipëria kundrejt rajonit

14 prill 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Pandemia e koronavirusit ka detyruar qeveritë e vendeve të prekura që të hartojnë planin ekonomik të masave, për të zbutur efektet negative tek ekonomia. Pavarësisht shumave të vëna të dispozicion dhe ndihmës së kategorive më të prekura të shoqërisë, kriza ekonomike është e pashmangshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar […]

Ngjarje/Personazhe

Në gjurmët e rrëqebullit

14 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore
Xhek Neza, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Elbasanit, njeriu që pa për herë të parë tre rrëqebujt, të martën e shkuar, diku në pyjet e Malit të Polisit, ishte vonuar me gjashtë javë, përpara se të kryente kontrollin rutinë të kamerave sekrete, […]

Vëzhgim/Analizë

Turizmi drejt falimentit, bizneset me sytë nga Paketa II e qeverisë

13 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Turizmi në Shqipëri, si një nga mekanizmat kryesorë për të ardhurat e vendit, ndodhet pranë falimentimit. Shumë biznese apelojnë për ndihmë, ndërsa tregojnë se nëse nuk do të ketë masa mbështetëse nga qeveria, jo vetëm sivjet, por edhe vitin tjetër do të jetë tejet e vështirë rimëkëmbja. Kjo […]

Vëzhgim/Analizë

Shtetrrethimi “rrënon” biznesin, ekspertët propozojnë 1 miliard euro për shpëtimin e ekonomisë

12 prill 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore Tiranë
Lufta ndaj koronavirusit tashmë është shtrirë në dy drejtime; së pari për të parandaluar përhapjen e virusit dhe shpëtuar jetën e njerëzve që janë infektuar; së dyti është beteja ekonomike, ajo që duket dhe sfida e vërtetë për të gjithë shtetet, pasi virusi të jetë zhdukur. […]

Video/Foto

Pranvera është rrotull nesh!

12 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Tiranë
Stolat e drunjtë janë liruar dhe rrugët me asfalt të butë kanë mbetur të zbrazura, por nëpër shtigjet e ngushta të Parkut lulet kanë bleruar. Kudo kanë mbirë luleshqerrat dhe kamaroshet bojë rozë kanë rrethuar trungjet e vjetra të lisave. Fluturat, bletët dhe të tjera insekte, […]

Video/Foto

Masat e reja, qytetarët në Durrës tentojnë të përshtaten me distancën e sociale

11 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Bashkia Durrës që prej ditës së mërkurë ka shënjuar në disa prej trotuareve të qytetit vendqëndrimet për qytetarët që presin në radhë, duke respektuar distancën sociale. Ashtu si në qytete të tjera, rrathët e verdhë janë ngjyrosur në trotuare, kryesisht përpara bankave të nivelit të dytë […]

Vëzhgim/Analizë

Situata e koronavirusit, dritë-hijet e të moshuarve dhe familjeve në nevojë

11 prill 2020/ Arjola Hekurani/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Të moshuarit e kanë të ndaluar rreptësisht të dalin nga shtëpia me vendim qeverie, duke “u burgosur” për një afat të pacaktuar, pasi sipas autoriteteve, strukturat vendore do të asistojnë për t’u ardhur në ndihmë për nevojat e tyre, si për pensionin, për të blerë […]

Ngjarje/Personazhe

“Shuarja” e Lazaratit, fshatit që i kanë mbetur vetëm pleqtë

11 prill 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Porta Vendore sjell historinë e dy të moshuarve nga Lazarati i Gjirokastrës. Jetesa e tyre në karantinë është mes vetmisë dhe vështirësive financiare, të cilat po i sfilitin pa asnjë mëshirë. Afo Rabaj nuk e di se sa vjeçe është. Kur e pyetëm për moshën, ngriti […]

Vëzhgim/Analizë

Covid-19, Shqipëria në shifra përballë vendeve fqinje

10 prill 2020/ Bledar Gilaj/ Porta Vendore
Dje u mbush një muaj nga rasti i parë i konstatuar me koronavirus në Shqipëri, ku deri më datë 9 Prill 2020 kanë rezultuar pozitivë 416 raste, prej të cilëve 56 vazhdojnë të jenë në trajtimin spitalor, 23 kanë ndërruar jetë, dhe 182 janë shëruar. Sipas shifrave […]

Vëzhgim/Analizë

Biznesi i madh në vështirësi/Ekspertët e ekonomisë: Për dy muaj nisin shkarkimet masive të punonjësve

10 prill 2020/ Eljona Ballhysa/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Biznesi i madh në Shqipëri është goditur rëndë për shkak të masave drastike të marra nga qeveria për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Këtë e deklarojnë ekspertët e ekonomisë, të cilët vënë në dukje se për pasojë, efektet e kësaj goditje do të […]

Ndodhi

Mirditë, humanistja austriake prodhon maska për njerëzit në nevojë

9 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Mirditë
Situata e krijuar nga koronavirusi nuk e ka penguar humanisten Austriake Marianne Graf, që të vijojë të japë kontributin e saj për zonën e Mirditës, me të cilën është lidhur ngushtësisht prej 20 vitesh. Duke parë vështirësitë e shumë familjeve në këtë zone malore, nga karantina […]

Ngjarje/Personazhe

Jeta e vështirë e personave me aftësi të kufizuar në karantinë

9 prill 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri janë lënë totalisht jashtë vëmendjes së institucioneve për sa i përket masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Ata i janë bindur qeverisë duke qëndruar prej 3 javësh të izoluar, por shprehen se ndjehen disi të […]

Video/Foto

8 prilli, romët mes izolimit dhe mbijetesës

8 prill 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore
8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve e ka gjetur këtë komunitet mes vuajtjeve të shumta, pasi gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar me masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Porta Vendore sjell këto foto të kryera në Tiranë , Fier, […]

Investigime

Sa na kushton “sekreti” i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

8 prill 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore
Kur vjen puna për të ashtuquajturit lumenj të egër të Shqipërisë, Shushica është ende një i tillë. Kontrata koncesionare për “nënshtrimin” e tij, deri tani, ka mbetur në letër. Leja mjedisore skadon për pak muaj. Ndërkohë që kantieri për ndërtimin, e të paktën njërit prej katër hidrocentraleve, […]

Ngjarje/Personazhe

Koronavirusi “thirri” në skenë bujqësinë. “Të gjithë do futen në karantinë, vetëm goja jo!”

7 prill 2020/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Një ish oficer, aktualisht fermer dhe admirues i hershëm i letërsisë shqipe, opinionet e tij për situatën e kolapsit që ka pllakosur nga pandemia globale dhe kombëtare i përcjell duke perifrazuar vargje nga poetët kombëtarë. “Koronavirusi thirri në skenë bujqësinë”, “bujk shqiptar, mos rri po duku”, […]

Ndodhi

Familjes Kaçarri i del bonusi i qirasë, kryefamiljari përballet me pamundësinë e gjetjes së një banese në kohën e koronavirusit

6 prill 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Bashkia Krujë miraton fondin për bonusin e qirasë për familjen Kaçarri në fshatin Cudhi, kryefamiljari rrëfen vështirësitë për gjetjen e një banese në kohën e koronavirusit. Historinë e kësaj familje Porta Vendore publikoi një 1 javë më parë, teksa kushtet në të cilat jetonin ishin ekstreme. […]

Ndodhi

Investimet inekzistente në zonën e Viroit në Gjirokastër, banorët ndihen të braktisur nga pushteti vendor

6 prill 2020/ Jonida Qirko/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Në zonën e Viroit jetojnë mbi 100 familje, të cilat prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve më bazike nga bashkia, duke filluar nga rruga, ndriçimi publik apo uji i pijshëm. Vetë banorët pohojnë se për gati 20 vjet askush nuk ka menduar për ta, duke e […]

Vëzhgim/Analizë

Fact-Checking, “Paga e luftës” dhe konfuzioni informativ

5 prill/ Bledar Gilaj/ Porta Vendore                                                                          Qeveria shqiptare ka vendosur të japë ndihmë ekonomike për të gjitha bizneset e vogla (me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë), të cilat kanë mbyllur aktivitetin e tyre për shkak të masave të marra ndaj Covid 19. Kjo u deklarua nga vetë kryeministri Rama më datë […]

Vëzhgim/Analizë

Shtyrja e qirave “kënaq” qiramarrësit, acaron qiradhënësit, por shkel të drejtën private

5 prill 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Përgjatë ditëve të fundit ka pasur një sërë deklaratash të kryeministrit Rama që nxitën një reagim social që ishte në skajet e qëndrimeve pro dhe kundër, aq sa bëri që vetë kryeministri të tërhiqej nga ajo që tha në fillim dhe të modifikonte vendimin. Bëhet fjalë […]

Ndodhi

Muzika dhe humori argëton qytetarët e karantinuar në Durrës

4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Një grup artistësh durrsakë kanë zgjedhur që mes tingujve të muzikës, qytetarët e lagjes 16 në qytetin e Durrësit të kalojnë disa orë ndryshe nën karantinë. Tingujt e muzikës dhe batutat gjallëruan sheshin midis pallateve në lagjen numër 16 në Durrës. Me të shkuar ora 17:00 […]

Ngjarje/Personazhe

Durrësi, qyteti që njohu ‘fundin e botës’ tenton të ringrihet për herën e katërt

4 prill 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Instalacioni i Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave duket sikur ka zënë vend midis boshllëkut të detit. Skulptori Ilirjan Xhixha as nuk mund ta ketë përfytyruar se një ditë vepra e tij do të mbushte një qytet të zbrazur pas orës 13:00, përgjatë gjashtë ditëve […]

Vëzhgim/Analizë

Lufta ndaj Covid-19, bashkitë shpërndajnë ushqime, por nuk ulin taksa

3 prill 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Izolimi i gjithë Shqipërisë dhe masat e forta të marra për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, ka angazhuar strukturat, jo vetëm të qeverisë qendrore, por dhe ato vendore. Megjithatë, angazhimi i strukturave vendore më së shumti ka qenë vetëm në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për […]

Vëzhgim/Analizë

Transporti ndërqytetës në alarm nga masat shtrënguese të marra për COVID-19

2 prill 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Tiranë
Operatorët e transportit ndërqytetës japin alarmin se bllokimi i lëvizjes për shkak të masave të marra për frenimin e përhapjes së COVID-19 do i çojë drejt falimentimit, ndërkohë që mijëra punonjës do të mbeten pa paga. Ata qortojnë mekanizmin e qeverisë për marrjen e kredive përmes […]

Ngjarje/Personazhe

10 kilometra, për një bukë në kohë pandemie

1 prill 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Në fshatrat e Lezhës, si kudo në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm të moshuarish, të cilët janë të vetmuar, e ku kjo situatë i ka shtuar edhe më tej hallet e tyre. Në shumë prej dyqaneve të fshatrave furnizuesi bukës nuk e çon më këtë […]

Ndodhi

Kukës, asnjë i infektuar me Covid-19, banorët thyejnë rregullat e karantinimit

1 prill 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës
Edhe pse në kohë pandemie, dhe një nyje e rëndësishme e transportit kombëtar e ndërkombëtar, deri më tani qyteti i Kukësit nuk i është bashkangjitur hartës së qyteteve të prekura nga Covid-19. Kjo ka bërë që shumica e qytetarëve të ndjehen të qetë e të thyejnë […]

Ndodhi

Rreziku nga COVID-19 ndryshon regjimin e Tregut të Fruta-Perimeve në Durrës

31 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Tregu i Fruta-Perimeve në Durrës do të shpërndahet me një grafik të ri pune. Bashkia Durrës vendosi që prej ditës së nesërme 260 tregtarët do t’i nënshtrohen një regjimi të ri, ku në një ditë do të shërbejnë 130 tregtarë dhe në ditën tjetër 130 tregtarët […]

Ngjarje/Personazhe

Heronjtë e “heshtur” në luftën kundër Covid 19

31 mars 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Mjekët, infermierët apo dhe punonjësit mbështetës të sistemit shëndetësor, janë ata që po përballen në vijën e parë të luftës me koronavirusin. Pas tyre, nuk mbeten as punonjësit e policisë, ushtrisë, gazetarët, farmacistët, punonjësit e supermarketeve etj, që gjithashtu janë në shërbim gjatë kohës së lejuar […]

Vëzhgim/Analizë

Farmacitë, marketet e dyqanet e fruta-perimeve mes “bereqetit” dhe kontrollit për sigurinë e konsumatorit

30 mars 2020/ Julian Hoxhaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka vënë në vështirësi shumë biznese, por gjithashtu ka krijuar terren për abuzime me çmimet dhe me cilësinë e produkteve, kryesisht ushqimore dhe farmaceutike. Porta Vendore kreu një vëzhgim dy ditor në disa nga aktivitetet […]

Ndodhi

Akti human i një sipërmarrësi, kthehet në shembull për Gjirokastrën

30 mars 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Në kohën kur pjesa më e madhe e bizneseve në vend kanë pezulluar aktivitetet për shkak të situatës së jashtëzakonshme ku gjendet vendi, nuk mungojnë rastet e atyre që vullnetarisht japin ndihmesën e tyre. Xhimi Hasanbeu që prej vitesh menaxhon një restorant të njohur tradicional në […]

Ndodhi

Jetesa mes çadrës dhe shtëpisë së rrënuar në kohë pandemie për të dëmtuarit nga termeti

29 mars 2020/ E. Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Ndërsa masat e qeverisë po shtrëngohen dita-ditës për të përballuar situatën që ka kapluar vendin nga koronavirus, duket se situata e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është më delikate se kurrë. Ata jetojnë në çadër ose në banesat e shpallura të pabanueshme, nën […]

Vëzhgim/Analizë

Masat Koronavirus: Zanatcinjtë në vështirësi

29 mars 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore/ Tiranë
Bllokimi i punës për shumë qytetarë në të gjithë vendin, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus, po përball shumë familje me mjaft vështirësi financiare, si të vetëpunësuarit ashtu edhe të punësuarit në bisnese të vogla e të mëdha. Akoma më problematike është situata për […]

Vëzhgim/Analizë

Kryepleqtë e Tiranës, të zgjedhur apo të emëruar?

27 mars 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
9 muaj pas zgjedhjeve të 30 qershorit, shumica e kryepleqve në disa prej njësive administrative në Bashkinë e Tiranës nuk janë përzgjedhur, ndonëse zgjedhja e tyre bëhet maksimumi 3 muaj pas zgjedhjeve vendore nga kryesia e fshatit. Mos zgjedhja e tyre në kohë ka hapur vend ndaj një […]

Vëzhgim/Analizë

Arsimi online në kohën e koronavirusit dhe sfida e shpëtimit të vitit shkollor

25 mars 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Prej më se dy javësh qeveria ka vendosur të mbyllë shkollat si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit dhe që nga ajo ditë po aplikohet mësimi online. Në shumicën e rasteve mësimi realizohet mes mësuesve dhe nxënësve përmes grupeve të Ëhatsapp-it ose google classroom. Por si do të […]

Video/Foto

“Durrësi e do fort Italinë”!

25 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin bregdetar të Durrësit në shenjë solidariteti me situatën që po kalon Italia fqinje në fasadën e godinës së bashkisë është vendosur një banderolë me shprehjen në italisht, “Durazzo ama Italia” (“Durrësi e do fort Italinë”). “Në shenjë solidariteti, për t’u treguar fqinjëve tanë, por […]

Ndodhi

Covid-19, qeveria: Dyfishim pagash për biznesin e vogël, ndihmën ekonomike dhe papunësinë

24 mars 2020/ E.Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Të gjithë të punësuarit në biznesin e vogël, të cilët kanë mbyllur aktivitetin e tyre familjarë për shkak të Covid-19 do të paguhen nga qeveria me dyfishin e pagës së deklaruar prej tyre pranë tatim-taksave. Këtë e ka deklaruar vetë Kryeministri Rama, i cili ka “zbërthyer” planin […]

Vëzhgim/Analizë

Projektet strategjike të Tiranës, zvarritje dhe mungesë financimi

24 mars 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Tiranë
Programi Buxhetor Afatmesëm 2020-2022i Bashkisë së Tiranës parashikon nisjen apo vazhdimin e disa projekteve strategjike, por të dhënat e përpunuara nga ‘Porta Vendore’ tregojnë se një pjesë e tyre zvarriten prej vitesh, ndërsa për disa të tjerë nuk është akorduar asnjë financim. Në Programin Buxhetor Afatmesëm […]

Ngjarje/Personazhe

Izolimi nga COVID-19, romët dhe egjiptianët apelojnë për mbijetesë

24 mars 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Sot numërohen 123 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndër të cilët 5 persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre ka pësuar vdekje klinike. Qeveria shqiptare reagoi duke marrë masa të menjëhershme për të siguruar distancimin social e duke i kërkuar qytetarëve të izolohen […]

Vëzhgim/Analizë

Plani A i qeverisë në skaner. Asnjë garanci për pagat, taksat dhe tarifat vendore do të paguhen

23 mars 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Në fundjavë qeveria rishikoi buxhetin e këtij viti, për të siguruar një pjesë të fondeve që i duhen për të zbatuar planin financiar me 7 pika për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Rreth 120 milionë dollarë janë siguruar tashmë nëpërmjet rialokimit të zërave, anulimit dhe […]

Ngjarje/Personazhe

Familjet e bulevardit të ri, të lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia Tiranë

22 mars 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Familjet që jetonin në zonën ku është ndërtuar bulevardi i ri dhe që iu prishën me forcë banesat për t’i hapur rrugë investimit, janë lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia e Tiranës, ndonëse atyre u ishte premtuar se do të ishin pjesë e programit të […]

Vëzhgim/Analizë

Koronavirusi dhe skenarët e zymtë të ekonomisë: Nga varfëria ekstreme, tek tensionet sociale

21 mars 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore/ Tiranë
Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e shoqatave prodhuese e të industrisë bien të gjithë dakord në një pikë: situata e shkaktuar nga koronavirusi është një skenar shumë i zymtë për ekonominë dhe biznesin në vend. Rënia ekonomike ka filluar që tani ndërsa dëmi për sipërmarrjen përllogaritet […]

Video/Foto

Kufizimi i lëvizjes gjallëron Durrësin në pak orë

21 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e së premtes se orari i lëvizjes së këmbësorëve do të ndryshonte sërish. Qytetarët mundën të lëviznin të shtunën në fashën orare nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00. Në Durrës banorët e shfrytëzuan orarin për të furnizuar shtëpinë […]

Investigime

I dënuari për drogë, fitues i 1.5 milionë eurove nga tenderët e bashkive

20 mars 2020/ Porta Vendore/ Kurbin
Një shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, edhe pse i kërkuar nga drejtësia italiane, ka mundur që nëpërmjet blerjes së aksioneve të një kompanie private të fitojë rreth 2 milionë euro nga prokurimet publike, ku 1.5 milionë i ka përfituar nga tenderët e shpallur në 8 […]

Ngjarje/Personazhe

Shënavlashi, fshati në karantinë

18 mars 2020/ Vali Qyrfyçi/ Porta Vendore/ Durrës
Pandemia i ka mbyllur në shtëpi banorët e fshatit Shënavlash në Durrës. Dhembja për humbjen e të moshuarës nuk mund të ndahet më askënd, ndërsa vizitat për të lehtësuar familjarët janë shmangur. Fshati është futur prej disa ditësh në karantinë. Asgjë nuk pipëtin në fshatin Shënavlash […]

Vëzhgim/Analizë

Trashëgimia kulturore në rrezik, tërmeti shkaktoi 5.75 milionë euro dëme

17 mars 2020/ Arjola Hekurani/ Porta Vendore
Gjendja e trashëgimisë kulturore pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019 paraqitet shqetësuese. Në raportin e Ministrisë së Kulturës që Porta Vendore e disponon, evidentohet se kanë pësuar dëmtime të paktën 53 monumente kulturore në zonat e prekura nga tërmeti. E ndërsa dëmi në lekë llogaritet 700 […]

Vëzhgim/Analizë

Situata nga koronavirus, dyfishohen çmimet në tregjet shqiptare

16 mars 2020/ B. Gila/ Porta Vendore
Izolimi për shkak të koronavirus ka shkaktuar një rritje artificiale të çmimeve, kryesisht të agrumeve, frutave dhe perimeve në shumë qytete të vendit, por ka pasur dhe nga ato raste që çmimet vijojnë të jenë të palëvizura. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka ngritur një Task-Forcë […]

Ndodhi

Koronavirusi prek turizmin në qytetin e gurtë të Gjirokastrës

16 mars 2020/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Efektet e COVID–19 kanë nisur të ndihen edhe në sektorin e turizmit. Gjirokastra është një nga qytetet turistike më të vizituara në vend. Përpjekjet për një turizëm gjithëvjetor përgjatë viteve të fundit kanë shtuar numrin e turistëve që vizitojnë qytetin muze dhe rrethinat edhe në stinën […]

Vëzhgim/Analizë

Tirana nën karantinë, ekspertët frikë për kolaps njerëzor e financiar

15 mars 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë që njihet për ritmin frenetik të tij, ka fikur motorët që dje në mëngjes. Me 41 të infektuar zyrtarisht, e futur në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, disa banorë kanë “thyer” izolimin duke vërshuar kryesisht te liqeni, e […]

Ngjarje/Personazhe

Shëtitjet dhe biçikletat gjallërojnë Durrësin e futur në karantinë

14 mars 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Për herë të parë pas 30 vitesh që kur Shqipëria ndryshoi sistemin politik dhe ekonomik, u përball me situatën e 1 janarit në muajin mars! Koronavirusi i ri, pagëzuar si COVID-19 gjunjëzoi botën dhe prej gati 1 jave arriti të paralizojë Shqipërinë. Rrugët e Durrësit u […]

Ndodhi

Banorët e fshatit Barbullojë rrezikojnë përditë jetën, Bashkia Lezhë hesht

14 mars 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Lezhë
Banorët e fshatit Barbullojë në Lezhë ndjehen të pasigurt për jetën, pasi rruga Lezhë- Milot nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore, megjithëse pjesa më e madhe e banesave janë të pozicionuara buzë kësaj rruge. Shumica e banorëve të këtij fshati janë ankuar pranë institucioneve të pushtetit vendor […]

Ndodhi

Qeveria ashpërson gjobat për ata që shkelin masat “anti Covid- 19”

13 mars 2020/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Përmes një akti normativ, qeveria ka vendosur edhe ashpërsimin e gjobave për të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri. Referuar vendimit, qarkullimi i automjeteve private ndalohet prej orës 6:00 të së premtes, deri në […]

Ngjarje/Personazhe

Procesi i rindërtimit i ngadaltë, fillojnë rekrutimet e fuqisë punëtore nga jashtë vendit

10 mars 2020/ Porta Vendore/ Durrës
Mungesa e fuqisë punëtore po cenon procesin e rindërtimit pas tërmetit në Durrës. Problematike mbetet situata veçanërisht për pallatet dhe shtëpitë e ndërtuara para viteve ’93 të cilat do të ndërtohen dhe riparohen nga shteti, në varësi të dëmit të pësuar. Pothuajse tre muaj nga tërmeti që shkundi […]

Vëzhgim/Analizë

8 marsi, gruaja shqiptare dhe shoqëria civile që apelon për fuqizim të zërit të grave

8 mars 2020/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore
Ndërsa numërohen me qindra probleme që lidhen me figurën e gruas, nënës, bashkëshortes e bijës, për shumicën prej tyre 8 marsi nuk duket se është një festë, madje në shumë raste është një ditë reflektimi për rrugën që gratë kanë bërë deri në ditët e sotme, e […]

Ndodhi

“Fytyra e re” e qendrës së të moshuarve në Dibër

6 mars 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Dibër
Bashkia e Dibrës më në fund i ka kushtuar vëmendje moshës së tretë. Bashkia së fundmi ka ndërhyrë për rehabilitimin e ambienteve të qendrës së të moshuarve, që ndodhet në godinën e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli”. Rreth 11 muaj më parë Porta Vendore publikoi lajmin […]

Ndodhi

Shtatorja e Skënderbeut “fle” në magazinë, vepra prej 7 milionë lekësh të reja nuk u lejua të vendoset në Lezhë

4 mars 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t’i shtohej edhe një tjetër shtatore monumentale, për 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. 1 vit e gjysëm më parë kjo iniciativë e Bashkisë së Lezhës u konkretizua edhe me një konkurs (dhjetor, 2018), të cilin […]

Vëzhgim/Analizë

Qytetarët vënë me “shpatulla pas murit” Bashkinë Elbasan, rikonstruktohen 4 shkolla

3 mars 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Bashkia Elbasan duket se ka kthyer “sytë” nga shkollat, ku në dy vitet e fundit i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë katër shkolla 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit, si edhe disa rikonstruksione të pjesshme në shkollat e njësive administrative të kësaj bashkie. Gjatë dy viteve të […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkia Tiranë tërhiqet nga shembja e teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit skeptike për vendimin

29 shkurt 2020/E. Gjerani/Porta Vendore/Tiranë
Beteja dyvjeçare e artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duket se po merr frytet e merituara. Vetëm 3 javë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbushi dy vite nga krijimi i saj dhe mbrojtja me mish e me shpirt që i bënë qindra njerëz teatrit, […]

Vëzhgim/Analizë

Ujësjellësi “elektoral” kushton 100 mijë euro, por lë pa ujë banorët e Bërzheshtës

29 shkurt 2019/ Ediola Tërziu/ Porta Vendore/ Librazhd
Bërzeshta është një nga fshatrat më të vjetër në Librazhd, por që sot bën pjesë në njësinë Administrative Qukës të Bashkisë Prrenjas. Ky fshat me rreth 200 banorë, prej më shumë se një viti ndjen mungesën e ujit të pijshëm. Banorët presin çdo ditë për një […]

Ndodhi

Tërmeti, qeveria cakton zbatuesit e ndërtimeve të reja, del raporti për ndërtesa rezistente

27 shkurt 2020/ Porta Vendore/ Tiranë
Qeveria ka caktuar se njësia zbatuese për rindërtimin e shtëpive individuale në bashkitë e prekura nga tërmeti, jashtë zonave të përcaktuara për lagje të reja, do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. FSHZH-ja nuk do të zbatojë vetëm projektet model të Bashkisë Tiranë, pasi ato do të zbatohen […]

Ndodhi

Pavarësisht premtimeve për zgjidhje, banorët e Lagjes “Dyli Haxhire” në Elbasan vijojnë të thahen për uji

27 shkurt 2020/ E. Gj/ Porta Vendore/ Elbasan
Lagja “Dyli Haxhire”, në periferi të qytetit të Elbasanit është pa ujë prej 3 vitesh. Banorët ndjehen të diskriminuar për shkak të ngjyrës nga institucionet vendore, pasi këto të fundit i kanë lënë tërësisht në mëshirë të fatit, ku furnizimi i rregullt me ujë si në […]

Ngjarje/Personazhe

Banorët e prekur nga tërmeti në fshatrat e Tiranës, me sytë nga qeveria

25 shkurt 2020/ E.Gjerani/Porta Vendore/ Tiranë
Nga tërmeti i datës 26 nëntor nuk shpëtuan as disa fshatra të Tiranës kryesisht në njësitë administrative Vaqarr, Prezë dhe Pezë. Porta Vendore udhëtoi në disa prej zonave, për të prekur nga afër historitë njerëzore të atyre familjeve që tërmeti i rrëmbeu pa mëshirë djersën e një jete. […]

Ngjarje/Personazhe

Mes shkatërrimit dhe braktisjes, banorët e zonës së plazhit në Durrës, shpresojnë rimëkëmbjen për të ardhmen e turizmit

23 shkurt 2020/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Pesë hotele u shembën krejtësisht në zonën e plazhit, në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. 969 objekte banimi rezultojnë të dëmtuara rëndë në Rajonin me numër 5, ku përfshihet dhe zona e plazhit. 130 biznese të mëdha […]

Ngjarje/Personazhe

Fshati që rrezikon të shterojë

21 shkurt 2020/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Gjirokastër
“O djali kallabollate/ Doje të shtoje hirate/ Humbe dhe ato që pate!”. Bejo Kërri sapo ishte ulur në një tavolinë të ngushtë, ku katër bashkëfshatarë të tjerë po diskutonin me zë të lartë. Klubi nuk kishte ndryshuar shumë, qysh nga koha e kooperativës. Tavolinat e drunjta […]

Vëzhgim/Analizë

Në 5 vjet, 61 bashki harxhuan 135 milionë USD me tendera, si u nda “torta” në vite

20 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Viti 2019 shënoi mbylljen e mandatit të parë për 61 bashkitë e reja pas reformës administrative territoriale, ndërkohë që ishte dhe fillimi i mandatit të dytë i të zgjedhurve vendorë në 61 bashki. Në pesë vite nga momenti i reformës territoriale rezulton se viti 2018 shënon shpenzimet […]

Vëzhgim/Analizë

Ligji i ri për strehimin, Bashkia e Tiranës sorollat të pastrehët me ligjin e vjetër

18 shkurt 2020/ Brejdon Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Në maj të vitit 2018, Kuvendi miratoi ligjin e ri për strehimin social, që do zhdukte procedurat burokratike me të cilat përballeshin të pastrehët për të përfituar një shtëpi apo bonus qeraje. Por edhe pse ka kaluar më se një vit dhe qeveria ka nxjerrë disa […]

Ndodhi

Pasojat e tërmetit në Tiranë, familjet e ish-konviktit të komunales në mes të rrugës

16 shkurt 2020/ E.Gjerani/Porta Vendore/Tiranë
Tërmeti i datës 26 nëntor dëmtoi rreth 14 000 familje dhe la mijëra të pastrehë. Porta Vendore në nja nga publikimet e saj mbi post-tërmetin publikoi rastin e ish konviktit të Komunales në njësinë administrative nr.4 , i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga instituti i ndërtimit e si […]

Vëzhgim/Analizë

Raporti i plotë pas tërmetit, pasojat në ekonomi dhe në njerëz. A mund të ringrihet Shqipëria?

14 shkurt 2020/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një dëm të konsiderueshëm për ekonominë shqiptare, duke u përllogaritur në 6.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që efekti i tij parashikohet të shtrihet shumë gjatë në kohë dhe e vetmja dritë jeshile mbeten donacionet e huaja. Sipas raportit […]

Ndodhi

Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit

13 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Struktura arkeologjike dolën në dritë gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (UKD) pranë prefekturës së qytetit, më 5 shkurt. Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si të palëvizshme nga vendi. Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 3 metra thellësi dhe nga materiali i […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë të varura nga lejet e ndërtimit, taksa që paguhet nga ndërtuesit mbush arkën e tyre

12 shkurt 2020/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndërtimeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publikuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mujorin e 2019-ës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë, larg mbledhjes së taksës së ndryshuar të ndërtesës

11 shkurt 2019/ Ola Mitre/Porta Vendore/Tiranë
Të dhënat e përpunuara nga “Porta Vendore” tregojnë se mungesa e Kadastrës Fiskale, mungesa e informacionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të munguara në […]

Ndodhi

Bashkia Lezhë tkurr administratën e fryrë, hiqen nga puna 179 punonjës

9 shkurt 2020/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Lezhë
Bashkia Lezhë një nga bashkitë me administratën më të fryrë, ka filluar tkurrjen e saj, që nga muaj dhjetor i vitit 2019, duke hequr punonjësit e parë. Në total kjo bashki do të heqë nga puna 179 punonjës. Reforma ka prekur shumë agjenci të bashkisë, të […]

Ngjarje/Personazhe

Banorët e Hamallajt i rikthehen jetesës në banesat e dëmtuara nga tërmeti

7 shkurt 2020/ Elisa Gjerani/Porta Vendore/ Durrës
Pas tërmetit të datës 26 nëntor, banorët e kanë braktisur fshatin Hamallaj, disa kanë shkuar tek të afërmit në Sukth ose Durrës, të tjerë kanë udhëtuar jashtë vendit te fëmijët ose familjarët, ndërsa banorët e mbetur janë shndërruar në ‘heronj’, duke i bërë ballë çdo ditë situatës […]

Vëzhgim/Analizë

Restaurimi i kalldrëmeve në pazarin e Gjirokastrës përfundon, shfaqen zërat pro dhe kundra

5 shkurt 2019/Brikena Metaj/Porta Vendore/ Gjirokastër
Punimet në Qafën e Pazarit në Gjirokastrës tashmë mund të thuhet se kanë përfunduar. Rruga me mozaik, e njohur si “kartolina e qytetit”, në pamje të parë i është rikthyer origjinalitetit të vet. I njëjti mozaik, të njëjtët gurë gri e të bardhë. Situata e një viti më […]

Ndodhi

Miratohet leja që i hap rrugë rehabilitimit të mbeturinave në Durrës

3 shkurt 2020/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e datës 13 janar lejen e ndërtimit të infrastrukturës për ngritjen e “EKO-Park Durrës”, që pritet të transformojë fushën e mbetjeve të Porto-Romano në një park modern rekreacioni. Vendimi i qeverisë shqiptare vjen pas urdhrit të Ministrisë së Financave […]

Vëzhgim/Analizë

Kaos pas tërmetit, 3 bashki nxjerrin nga hotelet e Shëngjinit banorët e Lezhës, Kurbinit e Thumanës

1 shkurt 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Lezhë
Tre bashki kanë vendosur të mbyllin kontratat me hotelet e Shëngjinit, duke i nxjerrë nga aty banorët që ishin strehuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Të painformuar dhe të pashpresë, rreth 600 banorë të Laçit, Thumanës e Lezhës, refuzojnë të zbatojnë urdhrin e bashkive […]

Ngjarje/Personazhe

Afatet për qëndrimin në hotele po përfundojnë, banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti dalin në rrugë

30 janar 2020/Vali Qyrfyçi/Porta Vendore/ Durrës
Shumë familje të prekura nga tërmeti dhe që po qëndrojnë në hotelet që hapën dyert për ta menjëherë pas fatkeqësisë natyrore, po përballen me vështirësi të shumta për të marrë një zgjidhje për vazhdimësinë e strehimit të tyre. Teksa afati i largimit të tyre nga hotelet akomoduese është […]

Vëzhgim/Analizë

Banorët “injorojnë” 30 janarin për depozitat e ujit, ekspertët kundër: Pasoja të rënda, të shtyhet afati

28 janar 2020/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Vendimi i këshillit bashkiak Tiranë për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallate, ka filluar të sjellë përplasje mes punonjësve të bashkisë dhe qytetarëve, dhe që po përshkallëzohet nga dita në ditë, me afrimin e afatit përfundimtar të 30 janarit. Banorët e […]

Ngjarje/Personazhe

Jetë në çadër

26 janar 2020/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Në fshatrat Mullkuç, Bilaj, Merqinë, Bubq, Budull, Mazhë e madhe, Mazhë e vogël e Tarinë, në njësinë administrative Bubq janë rreth 260 familje të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Edhe pse ka kaluar një muaj e gjysmë, qindra familje janë në çadra, dhjetëra në […]

Ndodhi

Banorët skeptik për Buxhetimin me Pjesëmarrje, i drejtohen me peticion bashkisë

24 janar 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
100 familjet e rrugës “Sali Hida”, në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan kërkojnë nëpërmjet një peticioni që bashkia të kthejë sytë nga ata. Pas 30 vitesh në pritje, rruga e paasfaltuar në mes të qytetit ka vështirësuar jetën e banorëve, duke sosur edhe durimin e tyre. […]

Vëzhgim/Analizë

Banorët e katër fshatrave, në “luftë” për mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj

23 janar 2020/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Prej afro një viti banorët e katër fshatrave në Njësinë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit janë në një betejë të fortë për mbrojtjen e burimeve ujore të Parkut Kombëtar Zall–Gjoçaj. Banorët kërkojnë anulimin e një leje për shfrytëzim të zallit të Flimit për hidrocentral, burimet […]

Ngjarje/Personazhe

Boboshtica, fshati i “plakur” që kërkon ringjallje nga turizmi

22 janar 2020/ Gëzim Ashimi/ Porta Vendore/ Korçë
Boboshticën sot e gjen midis projektit ambicioz të “100 fshatrave turistikë” dhe dëshirës për braktisje të banorëve, të cilët shprehen skeptikë për zhvillimet që mund të marrë fshati falë këtij projekti të qeverisë shqiptare, ku deri më tani, ata s’kanë parë asnjë investim konkret. Boboshtica ndodhet […]

Ndodhi

Ura e shkatërruar në fshatrat e Tërpanit, Bashkia Poliçan drejt izolimit

20 janar 2020/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Poliçan
Fshatrat e ish komunës Tërpan, pjesë e Bashkisë së Poliçanit janë drejt izolimit të plotë. Fshatrat si Vokopolë, Dodovec, Balaj, Liqeth etj, janë fshatra që nën mungesën e infrastrukturës nuk arrijnë të lidhen me qendrat e qyteteve dhe rrugën nacionale. E vetmja urë që shërbente për […]

Ndodhi

Bllokohet Bulevardi Dituria në Kukës, banorët ndahen në pro dhe kundra

16 janar 2020/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës
Bashkia Kukës bashkë me Policinë Rrugore kanë rënë dakord që bulevardi kryesor i qytetit të Kukësit të bllokohet në orare të kufizuara. Vendimi për mbylljen e rrugës ka ardhur si pasojë e kërkesave të shumta të qytetarëve, nxënësve, prindërve dhe drejtuesve arsimorë. Në këtë bulevard kanë […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkia Tiranë jep me koncension ndërtimin e shkollave, kush e paguan koston shtesë

14 janar 2020 / Ornela Manjani/ Porta Vendore/ Tiranë
Bashkia e Tiranës ka mbledhur nga vitit 2016 dhe deri në gusht të këtij viti rreth 6 miliardë lekë nga taksa e përkohshme e arsimit, por vendosja e kësaj takse shtesë banorëve të kryeqytetit nuk duket se ka shërbyer për të plotësuar nevojat për investime […]

Ndodhi

“Lungomare 2”, Banorët e Radhimës bojkotojnë dëgjesën publike

11 janar 2020/ Jerola Ziaj/ Porta Vendore/ Vlorë
“Lungomare 2” është përballur këtë të premte me rezistencën e banorëve të zonës së Radhimës e Orikumit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka pasur të pamundur zhvillimin e dëgjesës publike mbi projektin me vlerë 4 milionë euro, që njihet ndryshe si zgjatim i shëtitores bregdetare. Projekti […]

Vëzhgim/Analizë

Niveli i pagave të bashkive sipas popullsisë shkakton mungesë të specialistëve cilësorë

11 janar 2020/ Co-Plan/Porta Vendore
Rritja e eficiencës në përdorimin e burimeve njerëzore në kontekstin e ofrimit të shërbimeve publike vijon të mbetet një sfidë për t’u adresuar nga të gjitha vendet. Kjo sfidë bëhet edhe më e rëndësishme sidomos në vendet në zhvillim ku burimet financiare janë të kufizuara dhe për rrjedhojë nuk […]

Ngjarje/Personazhe

Ersekë, “Rilindja” e sheshit që nuk rilindi jetën e banorëve

9 janar 2020/ Dhorjela Cule/ Porta Vendore/ Ersekë
Rikonstruksioni i sheshit “Rilindja” nuk solli asnjë përmirësim për jetën e banorëve të Ersekës. Investimi me vlerën 881 000 euro për shumicën e atyre që jetojnë në këtë qytet ishte i panevojshëm dhe aspak funksional. Punimet për rinovimin e sheshit qendror të Ersekës nisën në vitin […]

Vëzhgim/Analizë

Të zhytura në borxhe, bashkitë “përpëliten” përballë faturave të papaguara të investimeve

6 janar 2020/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
7 bashki të qarkut të Elbasanit kanë bashkë një borxh të akumuluar rreth 6 miliardë lekë(4.8 milionë Euro), si pasojë e faturave të papaguara ndër vite. Dy prej bashkive kanë borxhin më të madh nga faturat e papaguara dhe rrezikojnë të menaxhohen nga një administrator i […]

Vëzhgim/Analizë

Rikonstruksioni i shkollave dhe kopshteve në Tiranë, tërmeti nxjerr në pah defektet

3 janar 2020/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah defekte të shumta në investimet publike në Tiranë, sa i përket shkollave dhe kopshteve, ndërkohë që rikonstruksioni i tyre ka qenë një ndër ambiciet e Bashkisë së Tiranës. Një pjesë të këtyre godinave të rikonstruktuara gjatë viteve të fundit […]

Ngjarje/Personazhe

Të “padukshmit” e festës

31 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/Tiranë
Në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve Porta Vendore sjell historinë e Yllit, Qemalit, Meti dhe Kledit, të cilët kanë mbi 20 vite që jetojnë në rrugë, larg familjes dhe me shpirtin bosh. Rreth autorit: Elisa Gjerani, Kryeredaktore e platformës “Porta Vendore”, është gazetare me eksperiencë […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti lë pa zbukurime dhe shpërblime bashkitë, por 8 prej tyre i shpëtuan VKM-së

31 Dhjetor 2019/Bledi Gilaj/Ornela Manjani/Porta Vendore/Tiranë/Durrës/Elbasan
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të mos jepet në fundviti dhe asnjë fond të mos përdoret për zbukurimet apo aktivitetet social-kulturore për festat e ndërrimit të viteve, ndërkohë që disa prej bashkive e kanë përdorur këtë fond […]

Vëzhgim/Analizë

Tërmeti “paralizon” mijëra biznese në Durrës, ende asnjë paketë masash nga qeveria

30 dhjetor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Durrës
Mijëra biznese në Durrës po vuajnë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë, më qëllim rindezjen e motorit ekonomik të qytetit. Qeveria thotë se po analizon situatën, por nuk ka një afat të […]

Vëzhgim/Analizë

Bashkitë “të zhytura” në borxhe, asnjë lek për detyrimet e prapambetura në buxhetin 2020

28 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Borxhe të vjetra e të trashëguara nga ish komunat, por edhe borxhe të reja të krijuara nga keq menaxhimi. Kjo është situata e 61 bashkive, rreth 4 vite pas reformës administrative-territoriale. Një faturë që llogaritet në rreth 6.2 miliardë lekë, ekuivalent me 2200 lekë për frymë dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Nga Korça në Lezhë në prag festash, kur tërmeti zë tërmetin dhe zgjidhja duket ende larg

27 Dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/Erjola Azizolli/Elvis Hila/ Porta Vendore/ Tiranë/ Krujë/Durrës/ Lezhë/ Kurbin/Korçë
Situata pas tërmetit duket kaotike dhe aspak shpresëdhënëse për banorët e Tiranës, Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe Lezhës. Disa me çadra verore, disa të strehuar në hotele dhe disa që qëndrojnë ende në banesa të shpallura të pabanueshme ankohen se autoritetet […]

Vëzhgim/Analizë

Banorët e Tiranës do të paguajnë 1.3 miliardë lekë më shumë taksa e tarifa vitin e ardhshëm. Ja ku do të përdoren paratë!

25 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Qytetarët e Tiranës do të paguajnë vitin e ardhshëm 1.3 miliardë lekë taksa e tatime më shumë. Është ky ndryshimi në rritje në vlerën e të ardhurave totale, të parashikuara në projektbuxhetin 2020 të bashkisë së kryeqytetit, që pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën […]

Video/Foto

Qytetarët e Durrësit në radhë për përfitimin e bonusit të qirasë

24 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Qytetarët në Durrës qëndrojnë në radhë çdo ditë për plotësimin e dokumenteve që mundësojnë marrjen e bonusit të qirasë ose për njohjen me emrat e afishuar në listat e publikuara nga bashkia. Deri më tani Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vendosur që të trajtojë me bonus […]

Ndodhi

Kisha e Shën Premtes në Lezhë restaurohet me paratë e banorëve

22 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Pas shumë vitesh në amortizim total, Kisha e Shën Premtes në Lezhë është restauruar. Fondi që nuk u gjet kurrë nga Ministria e Kulturës për këtë monument, u mblodh nga banorë të zonës dhe biznesmenë, duke bërë që 4 muaj më parë të niste puna për shndërrimin […]

Vëzhgim/Analizë

Buxheti për qytetarët, ‘peng’ i konsultimeve fiktive

20 dhjetor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Kërkesat e qytetarëve për investime nuk reflektohen në buxhetet e bashkive, pasi një sërë monitorimesh të dëgjesave publike nxjerrin në pah se ato janë fiktive, teksa nuk dominohen nga banorët, por nga forcat politike. Ndërkohë që ekspertët theksojnë rëndësinë e kosultimeve, si një formë për rritjen e […]

Ngjarje/Personazhe

Tregu i rrobave të përdorura, një portë mundësie për komunitetin rom dhe egjiptian

19 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
110 persona, nga tregtarë deri tek ish lypës, ose persona që merreshin me mbledhjen e objekteve të riciklueshme, janë shndërruar në tregtarë formalë, falë tregut të rrobave të përdorura, i hapur në Shkozë. Tregu u hap në maj të këtij viti dhe 110 tregtarët e komunitetit […]

Vëzhgim/Analizë

Anti-shpifja, paketë kundër fake news apo atentat i lirisë së fjalës

18 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/Porta Vendore/ Tiranë
Paketa anti-shpifje, e propozuar nga qeveria është kundërshtuar masivisht nga reporterët, shoqatat dhe grupet e gazetarëve, por kjo nuk e ka penguar mazhorancën ta çojë në Kuvend për miratim. Kjo ka detyruar gazetarët të dalin në protestë, ndërkohë që ata shprehen se nuk do të dorëzohen në […]

Ndodhi

Shembja e 7 pallateve mbyll 40 biznese në Laç

18 dhjetor 2019/ Elvis Hila/ Porta Vendore/ Kurbin
Ditën e djeshme ka nisur prishja e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshme në qytetin e Laçit. Banorët janë të frikësuar dhe shpresojnë në rindërtimin e tyre një minutë e më parë, ndërsa janë zhvendosur aktualisht te të afërmit, në hotelet e Shëngjinit, ose çadra. […]

Ndodhi

Fundi i depozitave të ujit në tarracat e pallateve, Këshilli Bashkiak Tiranë vendos heqjen e tyre

18 Dhjetor 2019/ Porta Vendore/ Tiranë
Pas situatës dhe dëmeve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për heqjen nga tarraca e pallateve të të gjitha depozitave të ujit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda. Vendimi është marrë në mbledhjen e 16 dhjetorit, ku është cilësuar […]

Video/Foto

Nis rikonstruksioni në Durrës, 30 grupe në terren

17 dhjetor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin e Durrësit ka nisur procesi i rikonstruksionit të banesave dhe apartamenteve, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e qytetit me Ndërmarrjen Rruga, ka nisur nga puna në lagje të ndryshme të qytetit, duke rikonstruktuar banesat e ndërtuara dhe privatizuara deri […]

Ndodhi

Më në fund një zgjidhje për vend depozitimin e mbetjeve urbane në Mat

16 dhjetor 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat
Për më shumë se dy dekada banorët e fshatit Muzhakë në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit janë përballur me pasojat që vinin nga vendgrumbullimi i hapur i mbetjeve urbane të qytetit të Burrelit. Situata u përkeqësua akoma edhe më shumë në 3 vitet e […]

Video/Foto

Durrësi ndez dritat festive të fund vitit

14 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Dhjetori i gjeti rrugët e Durrësit dhe sheshin qendror të ndriçuar nga llambat shumëngjyrëshe. Një javë më parë, të rinjtë zbukuruan pemën e Vitit të Ri, ngritur nga Bashkia Durrës. Fëmijë të shumtë kalojnë tanimë në tunelin e ndriçuar dhe pozonin përkrah numrit 2020, që ngjall […]

Vëzhgim/Analizë

Dekriminalizimi dhe kriza politike fusin në kaos dy bashki

14 dhjetor 2019/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Shkodër/Vorë
Dekriminalizimi dhe përplasjet politike kanë futur në kaos dy bashki të rëndësishme të vendit, të cilat funksionojnë respektivisht njëra me kryetar bashkie “në detyrë” dhe tjetra pa kryetar, duke vënë në diskutim edhe mënyrën sesi do të administrojnë këto bashki shërbimet ndaj qytetarëve të tyre. Zgjidhja […]

Ngjarje/Personazhe

Në qiell të hapur, aty ku komuniteti rom dhe egjiptian vuan pasojat e tërmetit

12 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
20 familje të komunitetin rom dhe egjiptian në Fushë-Krujë prej dy javësh janë në qiell të hapur. Magazina e sajuar në trajtë banesash ku ata jetonin prej 15 vitesh përbën rrezik serioz për jetën e tyre. Trarët mbajtës të çatisë kanë lëvizur dhe banesat e tyre […]

Vëzhgim/Analizë

CILI INSTITUCION ‘FSHEH’ MË SHUMË INFORMACIONIN?

11 dhjetor 2019/ Diana Malaj/ Porta Vendore/ Kamëz
Sipas Indeksit të Transparencës për vitin 2019, të publikuar së fundmi nga Qendra Ligjore “Res Publica”, Kryeministria renditet ndër të fundit për nivelin e ulët të transparencës ndërsa Bashkia Shkodër kryeson listën e 100 institucioneve të monitoruara. Qendra ligjore “Res Publica” ka publikuar së fundmi indeksin […]

Ndodhi

Porto Romano park rekreativ? Duket se po i vjen fundi kalvarit të përpjekjeve të aktivistëve

10 dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Durrës
Pas ndotjes shumëvjeçare të vendgrumbullimit të Porto Romanos, për të cilën Porta Vendore ka ngritur disa herë shqetësimin dhe Klinika Ligjore e OSFA-s, e mbështetur nga Lëviz Albania ka çuar këtë çështje edhe në gjykatë, qeveria ka dhënë lajmin e madh të shndërrimit të kësaj ‘gangrene’ […]

Vëzhgim/Analizë

Post-tërmeti, sorollatje dhe dilema, qindra familje ndihen të pashpresa

9 dhjetor 2019/ Esmeralda Keta/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Rreth dy javë pas tërmetit që bëri të pabanueshme rreth 350 pallate në Tiranë, banorët e mbetur në shtëpi po përballen me krizën e vërtetë. Pallatet që iu është vënë shiriti i kuq janë boshatisur, ndërsa banorë të dhjetëra pallateve të tjera ndihen të dëshpëruar […]

Vëzhgim/Analizë

Dëmtimet nëpër shkolla, prindërit kërkojnë ekspertë privatë

8 dhjetor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Ndonëse zyrtarisht mësimi në të gjitha institucionet arsimore do të rinisë të hënën me datë 9 dhjetor, në Tiranë nuk ka ende një listë të saktë të objekteve arsimore që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti dhe si pasojë, nuk do të hapin dyert. Kjo ka rritur […]

Ndodhi

Tërmeti “gjymton” monumentet e kulturës

7 Dhjetor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Tërmeti i datës 26 nëntor nuk kurseu as monumentet e trashëgimisë kulturore e historike në vend. 4 kalatë e rëndësishme historike, pjesë të trashëgimisë kulturore, u gjymtuan në kullat e tyre kryesore. Ekspertët e trashëgimisë kulturore dhe turizmit japin alarmin, në mënyrë që të kthehen sytë nga […]

Vëzhgim/Analizë

Heronjtë e vullnetarizmit në Shqipërinë pas tërmetit : qindra vullnetarë në terren dhe miliona euro të dhuruara

6 dhjetor 2019/Elisa Gjerani/ Eljona Ballhysa/ Porta Vendore                          Pasojat e rënda të tërmetit tragjik të 26 nëntorit treguan tiparin e vullnetarizmit shqiptar, jo vetëm brenda kufijve të territorit të Shqipërisë, por kudo që ata ndodhen. Data 5 dhjetor, dita ndërkombëtare e vullnetarizmit, i gjeti shqiptarët bashkë në një kauzë që nuk ka prekur vetëm […]

Ngjarje/Personazhe

Një javë pas tërmetit vrastar, qytetarët në kërkim të një strehe

5 dhjetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga të tërmeti që tronditi jo vetëm pallatet por edhe zemrat e mendjet e shqiptarëve situata duket ende e paqartë në terren për banorët e mbetur në qiell të hapur. Rihane Kica së bashku me bashkëshortin dhe dy […]

Vëzhgim/Analizë

Bilanci pas tërmetit, dëme kolosale në 11 mijë banesa e pallate

4 dhjetor 2019/ Bledi Gilaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Tërmeti me pasoja tragjike në njerëz, ku 51 persona humbën jetën dhe mbi 950 të tjerë u plagosën, ka shkaktuar edhe një kosto tejet të lartë financiare me banesat dhe apartamentet e dëmtuara nga lëkundjet e forta të 26 nëntorit, ndërsa ende nuk janë mbyllur “hesapet” […]

Vëzhgim/Analizë

Post tërmeti, si do të ndërtohen banesat e shkollat? Rrugët ku do të gjenden paratë

3 dhjetor 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një bilanc të frikshëm, me 51 viktima, rreth 900 të plagosur e me mijëra ndërtime të dëmtuara, një pjesë e të cilave edhe pallate të rrëzuara. Një javë pas ngjarjes, fatura përfundimtare është ende nuk ka dalë. Pas kalimit të fazës së […]

Ndodhi

Durrësakët drejt Elbasanit, 300 të strehuar, 6 hotele në dispozicion

29 nëntor 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Shumë banorë të Durrësit i janë drejtuar Elbasanit për strehim të përkohshëm, si qyteti më i afërt dhe më i sigurtë pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë gjithë pasdites së 28 nëntorit, me dhjetëra familje janë strehuar tek të afërm, hotele dhe njësi akomodimi të ofruara […]

Ndodhi

Nata në një qytet të braktisur nga ankthi i tërmetit

29 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Mes panikut e dëmeve të shumta materiale durrsakët kanë braktisur qytetin bregdetar. Rreth autorit: Geri Emiri – Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues […]

Ngjarje/Personazhe

Panik në rrugët e Durrësit dhe solidaritet midis gërmadhave e dridhjeve të tokës

28 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Festa e Pavarësisë e gjeti Shqipërinë të gjunjëzuar nga një tërmet që i mori jetën të paktën 41 personave dhe plagosi qindra të tjerë. 107 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi pati nevojë për aleatët e saj nga shtetet e tjera, për të përballuar pasojat e […]

Ngjarje/Personazhe

Në Thumanën e tragjedisë, aty ku dhimbja s’ka fund

28 Nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Krujë
Thumana është fshati që u trondit dhe pati tragjedinë më të madhe njerëzore nga tërmeti i së martës, i cili shkundi Shqipërinë dhe që paslëkundjet e tij vazhdojnë të mbajnë në alarm të gjithë shqiptarët, sidomos në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës. 48 viktima dhe […]

Vëzhgim/Analizë

Pasojat dhe kaosi i rrënojave të një tërmeti apokaliptik

27 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Durrës/ Thumanë
Kur kanë kaluar më shumë se 36 orë nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë vijojnë kërkimet për më shumë se 10 persona të humbur që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se deri tani kanë humbur […]

Vëzhgim/Analizë

Buxheti 2020 rrit fondet për bashkitë, ekspertët: Të pamjaftueshme

27 nëntor 2019/ Bledar Gilaj/ Ornela Manjani/ Porta Vendore
Fondet që do të jepen nga Buxheti i Shtetit për 61 bashkitë e vendit janë rritur me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin […]

Ndodhi

Tërmeti trondit Shqipërinë, viktima dhe qindra të plagosur nga rrënojat

26 nëntor/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore
Thumana dhe Durrësit janë dy zonat më të prekura nga Tërmeti ku janë shënuar më shumë dëme njerëzore dhe materiale. Deri më tani flitet për një bilancë tragjik ku kanë mbetur të pajetë 13 persona. Tërmeti i datës 26 nëntor ka qenë fatal për qindra familje shqiptare, të […]

Ndodhi

11 persona humbin jetën dhe qindra banesa të dëmtuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë

26 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Shqipëria u godit mëngjesin e së martës nga një tërmet 6.4 ballë i shkallës rihter, duke sjellë humbjen e jetës së 11 personave që mbetën nën rrënojat e ndërtesave. Rreth orës 4 të mëngjesit të së martës tërmeti me epiqendër 15 kilometra në veri të Durrësit […]

Ndodhi

Kaldajë ka, por Gjimnazi Manëz nuk ka ngrohje prej 10 vitesh

26 Nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Gjimnazi Manëz është kthyer prej vitesh në shqetësim për nxënësit që mësojnë aty. Në vitin shkollor që lamë pas u regjistruan 251 nxënës. Në gjimnazin e Njësisë Administrative Manëz (Durrës) nxënësit vijnë edhe nga 5 fshatrat aty pranë. Nxënësit përballen çdo ditë me të ftohtin, lagështirën dhe […]

Video/Foto

Kanalizimet e qytetit të Fierit të ndotura, gjenden peshq të ngordhur

24 nëntor 2019/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
Ndotja mbetet ende një problem i madh për periferinë e qytetit te Fierit. Jo më larg se 2 km nga qendra e qytetit poshtë rrugës Fier-Patos ndodhet një kanal kullues i tejndotur nga mbetjet e naftës dhe vajrat. Ashtu si duket edhe në foto, si pasojë […]

Ngjarje/Personazhe

Kompania rikthehet në Kolonjë, banorët kundër hapjes së gurores

22 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Kolonjë
Banorët e fshatrave Radanj,Podë, Gozhdarazhdë, Sanjollas, Shalës e Gërmenji në Kolonjë kanë mbi 1 vit që “luftojnë” për moslejimin e hapjes së gurores në zonën e rezervatit natyror të Gërmenji-Shelegurit, në majën e malit të Omit. Një ndërmarrje e tillë ndot jo vetëm mjedisin e ajrin, […]

Ndodhi

Mungesa e transportit publik “izolon” banorët e fshatit Asim Zenel në Gjirokastër

20 nëntor 2019/ Jonida Qirko/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Rreth 8 km larg qytetit të Gjirokastrës ndodhet fshati Asim Zenel, një qendër e rëndësishme administrative e qarkut. Ndonëse një nga fshatrat me më shumë popullsi, banorët përballen çdo ditë me mungesën e transportit publik, ndonëse është vendosur një linjë, por që nuk respektohet nga të […]

Ndodhi

Bashkitë “borxhlie” ndaj fëmijëve nga 1 deri në 3 vjeç

18 nëntor 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Dibër
Shumë bashki kanë mungesë likuiditeti të detyrimit për fëmijët e sapolindur, familjarët e të cilëve ende nuk kanë marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Situata paraqitet e tillë në të gjitha bashkitë e qarkut të Dibrës ku në total prej qershorit 2016 e deri në […]

Ngjarje/Personazhe

Novaj, fshati i harruar ku “luftohet” për nxjerrjen e gurit dekorativ

15 nëntor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Skrapar
Në zonën mes Poliçanit dhe Skraparit në Qarkun e Beratit ndodhet fshati Novaj. Pa rrugë, pa ujë të pijshëm, pa shkollë dhe pa qendër shëndetësore, 27 familjet e këtij fshati që dikur numëronte qindra të tilla, ngrysin ditët me ushtrimin e blegtorisë, por mes shumë sfidash. […]

Ndodhi

Bashkia Shkodër jep vendimin për zhvendosjen e familjeve të pastreha, banorët nga shiu në breshër

13 nëntor 2019/ Emi Kalaja/ Porta Vendore/ Shkodër
Në Shkodër familjet e pastreha dhe jetimët që jetojnë prej vitesh te konvikti “Safet Spahia” në katet e sipërme kanë marrë një shkresë nga Bashkia Shkodër për t’i liruar ato mjedise. Sipas shkresës që mban datën 11 nëntor, Bashkia Shkodër ka kërkuar zhvendosjen 10 familjeve drejt […]

Ndodhi

Unaza e Madhe përplas policinë me banorët, shemben 33 banesa

12 nëntor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Fadromat e IKMT-së dhe qindra forca policie nisën në orën 06:00 të mëngjesit aksionin për shembjen e 33 banesave të para që preken nga projekti i ri i unazës së madhe, në zonën e Astirit. Ndonëse 21 prej banesave ishin të legalizuara, aksioni ka qenë shumë […]

Vëzhgim/Analizë

Decentralizimi i lejeve të mjedisit “ndan” biznesin me mjedisorët

12 nëntor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eliminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i […]

Video/Foto

Erozioni bën “kërdinë” në plazhin e Semanit

10 nëntor 2019/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Fier
U bënë vite tashmë që peizazhi në plazhin e Semanit po ndryshon vazhdimisht. Në luftën e përhershme midis detit dhe tokës duket se ky i fundit ka arritur që të marrë disa fitore duke përparuar ndjeshëm në drejtim të bregut. Shenjat e erozionit në vijën bregdetare […]

Ndodhi

Shiu paralizon Durrësin, përmbyten shumica e rrugëve

7 nëntor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Mbrëmja e 6 nëntorit i ka gjetur shumicën e rrugëve të qytetit të Durrësit të përmbytura nga shiu me intensitet, që nuk zgjati më shumë se 1 orë. Uji që vërshoi në rrugët e qytetit paralizoi lëvizjen e këmbësorëve dhe solli trafik të rënduar në rrugët kryesore […]

Ndodhi

Ujësjellësi i Durrësit ndëshkohet për mungesë transparence

6 Nentor 2019/ Porta Vendore/ Durrës
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës u gjobit së fundmi nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit me 150 mijë lekë të reja, për shkak se nuk vendosi në dispozicion informacione dhe dokumente publike në kuadër të një shkrimi në Portën Vendore. Sjellja e UKD-së, institucion në varësi të Bashkisë […]

Ngjarje/Personazhe

Gjirokastra në optikën e një turisti

4 nëntor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra rrit numrin e turistëve nga viti në vit, ku vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2019 është vizituar nga 80 mijë turistë. Në fakt, rrugët e qytetit fillojnë të gëlojnë nga turistët vendas dhe të huaj që nga muaj mars, e ku kulmin e ka muaj gusht […]

Ndodhi

Gjinari pjesë e “100 fshatrave”, por ende asnjë investim në horizont

2 nëntor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Elbasan
Gjinari pjesë e programit të “100 fshatrave” por rezulton të jetë ende pa asnjë investim konkret. Banorët shpresojnë se rruga e cila ka shkuar një djall e gjysmë lekë të mbarojë, ndërsa kërkojnë të kenë më shumë kushte për turistët e vizitorët që vijnë në fshat. […]

Ndodhi

Rritet çmimi i ujit në Berat e Kuçovë, banorët kundër, Bashkia hesht

31 tetor 2019/ Ola Mitre/ Porta Vendore/ Berat
Prej datës 1 nëntor 2019 banorët e Beratit dhe Kuçovës do të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm dhe shërbimin për largimin e ujërave të ndotur. Përmes një vendimi që mban datën 10 tetor 2019, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime […]

Vëzhgim/Analizë

Përfaqësimi i të rinjve në qeverisjen vendore

29 tetor 2019/ Rigels Xhemollari/ Porta Vendore
Rinia shqiptare në raport me politikën dhe partitë është përballur me sfida nga më të ndryshmet. Partitë politike shpesh e shmangin ose e paraqesin si shtojcë në programet e tyre çështjen e rinisë, madje edhe kur përmendin punësimin e tyre si objektiv të fushatës i referohen numrave […]

Ngjarje/Personazhe

Varrezat e vjetra në Durrës, vendi ku bashkëjeton kaosi

27 tetor 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Varrezat e vjetra publike në Durrës janë të vendosura në periferi të qytetit. Me një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë, në këtë hapësirë përballesh me një zinxhir problematikash. Mungesa e mirëmbajtjes është shqetësimi kryesor i qytetarëve, të cilët janë bashkëfajtorë të situatës së krijuar, e […]

Ndodhi

Dëmtohen info-kioskat në qytetin muze të Beratit, shkon dëm investimi 135 milionësh

24 tetor 2019/ Artan Diko/ Porta Vendore/ Berat
Risia e informacionit multifunksional në Berat info-kioskë nuk ka mbijetuar gjatë në qytetin që synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit. Dy vite pas inaugurimit të dhjetë info-kioskave që i vijnë në ndihmë turistëve për informacion, sot kanë mbetur vetëm dy të padëmtuara, përkatësisht ajo në hyrjen e […]

Ngjarje/Personazhe

Ilirjani, nismëtar i një ndryshimi pozitiv në komunitetin e tij…

22 tetor 2019/ Fation Kupi/Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome/ Elbasan
Ilirjan Berati është shembulli i ndërmjetësimit të komunitetit dhe Bashkisë Elbasan. Falë organizimit të tij banorët e lagjeve “5 maj” dhe “11 nëntori” kërkuan ndriçim në lagjet e tyre, pasi ata kishin 5 vite që ishin në terr. 2 muaj pas kërkesës së banorëve […]

Ndodhi

U shkatërrua nga Gërdeci, “harrohet” Marqinet 2

18 tetor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Vorë
Edhe 11 vite më pas, shtëpitë e bukura të Gërdecit nuk e fshehin dot dhimbjen e banorëve që u la pas tragjedia fatkeqe e 2008-ës. Me lekët e dëmshpërblimeve të tragjedisë kanë ndërtuar shtëpi të bukura, por rrugët që kalojnë përmes tyre, dhe pse një dekadë […]

Ngjarje/Personazhe

Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë

15 tetor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Disa nga familjet durrsake kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke i ofruar oborret arkeologëve, të cilët po zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme mbi antikitetin e vonë të qytetit. Dashamirësia e durrsakëve mbi arkeologjinë dhe zbulimet e reja shkon deri aty sa ata pranojnë të […]

Ngjarje/Personazhe

Nivica, si po rigjallërohet nga turizmi fshati mbi kanion

12 tetor 2019/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tepelenë
Ndodhet vetëm 20 km larg qytetit të Tepelenës, por për të mbërritur në Nivicë të duhet patjetër një makinë 4×4 ose një furgon. Udhëtimi që zgjat pak më shumë se një orë kalon nëpër një rrugë krejt të pashtruar e tejet të ngushtë, që i ngjitet malit […]

Ngjarje/Personazhe

Çezmat e Beratit, si humbi tradita e hershme në qytetin muze

9 tetor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Qyteti i bardhë i Beratit ka pasur një traditë të gjatë me çezmat publike, të cilat kanë qenë pjesë e vlerave të shtuara të historisë, kulturës, trashëgimisë, traditës dhe jetës qytetare të një qyteti mbi 2400 vjeçar. Sot, tradita e hershme çezmave ka humbur totalisht, ndërkohë që […]

Vëzhgim/Analizë

Protesta e banorëve të Laknasit për “Plepat e Brukës”

7 tetor 2019/ Nyje.al/ Kamëz
Zona e quajtur “Plepat e Brukës” ndodhet në Laknas, mes për mes të cilës kalon lumi i Tiranës me të gjitha papastërtitë e tij. Pavarsisht emërtimit kadastral të saj, banorët e konsiderojnë si zonën e vetme pyjore të Laknasit, kjo për shkak se pas rënies së regjimit diktatorial e […]

Ngjarje/Personazhe

Migrimi në Gramsh lë fshatin Mukaj me vetëm dy familje

30 shtator 2019/ Elisa Gjerani /Porta Vendore/ Gramsh
Fshati Mukaj, pjesë e njësisë administrative Kukur është drejt shpërbërjes totale. Banorët po largohen çdo ditë, thuajse pa asnjë pendesë. Të etur për investime, ata shkojnë në drejtim të Gramshit, Elbasanit, Durrësit, Tiranës e Beratit. E drejta e tyre për një jetë më të mirë ka […]

Vëzhgim/Analizë

“Durrësi i ri” qelbet erë nga ujërat e zeza dhe investimet e pakta

30 shtator 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Ujësjellësi i Durrësit ka pranuar që në vitin 2015 se ujërat e zeza që përshkojnë Shkozetin dhe ish-Kënetën, jo vetëm që janë shqetësuese për banorët, por derdhen në det. Edhe pse kanë kaluar pesë vite, gjendja vazhdon të jetë katastrofike, duke sjellë pasoja të rënda shëndetësore […]

Video/Foto

Banorët ankohen për ujërat e zeza, institucionet heshtin

27 shtator 2019/ Porta Vendore/ Tiranë
Situata e ujërave të zeza në rrugën “Ligor Lubonja” në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve. Këto foto kanë mbërritur në rubrikën “Raporto”. Kjo situatë për banorët e kësaj lagjeje është një shqetësim i madh, madje janë ankuar edhe pranë institucioneve si: Bashkia, Ujësjellës-Kanalizimet, te njësia administrative dhe te […]

Video/Foto

Botanika e alpeve

23 shtator 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore
Në pamje të parë, botanika e alpeve duket një togfjalësh i sforcuar. Në përfytyrimin tonë alpet janë male të larta, majat e të cilave takojnë retë, vendi ku lind dëbora e ngjizen stuhitë. Ndërkaq, botanika ka të bëjë me një tjetër dimension: botën e luleve. Lulet janë […]

Ndodhi

Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania për Tregjet e Kafshëve, Bashkia Pogradec: Përcaktojmë vendin për të riun, investitorët të sjellin projekte e propozime

23 shtator 2019/ AlertNews/ Pogradec
Projekti “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cenimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetur nga Lëviz Albania, vazhdon të japë efekte, edhe përse është përfunduar afro 10 muaj më parë. Projekti kishte për qëllim monitorimin e tregjeve në fjalë dhe sensibilizimin e pushtetit vendor, siç e parashikon dhe “Ligji […]

Ngjarje/Personazhe

Qendra Sociale e të Moshuarve në Kukës, “dhomë izolimi” me kushte migjeniane

21 shtator 2019/ Arben Vata/ Porta Vendore/ Kukës
Kushtet në të cilat ndodhet aktualisht Qendra Sociale e të moshuarve në Kukës, janë me të vërtetë të mjerueshme dhe gjendja sa vjen e rëndohet. Nëse kapaciteti i saj maksimal lejon 75 të moshuar, por as gjysma e tyre nuk e frekuentojnë qendrën. “Nëse do të […]

Ndodhi

Biznesmeni investon në vendlindje, banorët e Mënikut do të kenë një rrugë të re

18 shtator 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Fshati Mënik në periferi të Tiranës do të ketë një rrugë të re, çka do të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe tregtimin e produkteve të tyre. Pavarësisht premtimeve elektorale të herëpashershme për rregullimin e rrugës prej 2 km, ishte një biznesmen i lindur e rritur në […]

Ngjarje/Personazhe

Ujësjellësi i Elbasanit, si ranë brezat e mbrojtjes nga ndotja përballë dyndjes së ndërtimeve pa leje

15 shtator 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
Ndërtuan shtëpi pranë ujësjellësve, 100 familje rrezikojnë të mos marrin legalizim, pasi nuk kanë respektuar perimetrin e sigurisë. Ndërsa ekspertët e ujit të pijshëm ngrenë alarmin për rreziqet që i kanoset ujit të pijshëm në rrjet nga pakujdesia e banorëve, institucionet nuk kanë ende një përgjigje […]

Ngjarje/Personazhe

Balgjaj, një atraksion turistik por rruga pengon turistët

11 shtator 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Turizmi malor dita ditës po merr një vëmendje të veçantë në vendin tonë e këtë e tregon më së miri zhvillimi i zonave turistike në veri të vendit, si Valbona në Tropojë, Thethi në Shkodër apo Lura në Dibër. Por këto nuk janë të vetmet zona, […]

Video/Foto

Të sfidosh vdekjen

8 shtator 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Kjo ndodh çdo ditë në Durrës. Djali, në foto nuk është i vetmi. Çdo ditë, dhjetëra qytetarë, pa dallim moshe, zgjedhin rrugën më të shkurtër, por që mund të rezultojë vdekjeprurëse. Ata kalojnë në zonën hekurudhore, mbi shinat e trenit, pa e kuptuar rrezikun që i […]

Vëzhgim/Analizë

Të luftosh zjarrin me flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan

6 shtator 2019/Bledar Gilaj/Ervin Koçi/Porta Vendore
Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror ka rindezur edhe një herë sinjalin e emergjencës për nisjen e sezonit të zjarreve në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrfikës ende është shumë larg pritshmërive dhe që përdor flotën zjarrfikëse më të vjetër në Ballkan. Gjatë katër viteve të fundit, nga momenti që […]

Ngjarje/Personazhe

Blaca, fshati “fantazmë” në Pogradec

30 gusht 2019/ A.H/ Porta Vendore/ Pogradec
Qindra familje në fshatin Blacë të Pogradecit prej 22 vitesh nuk mund të kryejnë asnjë veprim ligjor me pronat e tyre. Shkak për këtë është mungesa e hartave dhe regjistrave hipotekorë, të cilat rezultojnë të jenë djegur në trazirat e 97-ës. Prej 22 vitesh banorët marrin premtime, por […]

Vëzhgim/Analizë

Hidrocentralet, rreth dy herë më shumë

29 Gusht 2019/ Artan Rama / Porta Vendore
Numri i përgjithshëm i hidrocentraleve të miratuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka arritur 714. Shifra, rreth dy herë më e lartë, sesa të dhënat e ofruara nga autoritetet, i përgjigjet 259 kontratave përfundimtare dhe 132 marrëveshjeve paraprake, të nënshkruara gjatë dy dekadave të fundit. […]

Video/Foto

Amortizimi i rrugës Shijak-Durrës

27 gusht 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës Rruga
kombëtare Shijak-Durrës vijon prej 7 vitesh të jetë tejet e amortizuar. Protestat e banorëve në muajin janar dhe dhjetor 2018, duket se nuk patën efekt për marrjen e masave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që bëri me dije më herët për Portën Vendore se kontrata e mirëmbajtjes […]

Vëzhgim/Analizë

Tregu i frutave dhe perimeve në Durrës, i mbuluar nga pluhuri i harresës

24 gusht 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Tregu fruta-perimeve në Durrës është i vetmi i këtij lloji, në shërbim të konsumatorit. I vendosur në lagjen numër 12 të qytetit, në rrugën “Abaz Çelkupa”, ai nuk plotëson asnjë standard, duke u kthyer në një vatër të rrezikshme infeksionesh. Kushdo, që ka hyrë në këtë […]

Ngjarje/Personazhe

Turizmi në Gjirokastër, mes papunësisë dhe mungesës së profesionistëve

21 gusht 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Qyteti turistik i Gjirokastrës ka njohur zhvillime në tregun e turizmit, pasi vetëm një vit më parë u vizitua nga 100 mijë turistë, duke rritur kështu nevojën për fuqi punëtore, ndërsa nga ana tjetër regjistron një numër të lartë papunësie. Edhe pse ka një shkollë profesionale, […]

Ndodhi

Bashkia Selenicë nxjerr në rrugë 65 punonjës, kryetari Binaj: U mbaroi kontrata

20 gusht 2019/ Porta Vendore/ Selenicë
65 punonjës të Bashkisë Selenicë janë larguar nga puna vetëm dy javë, pasi u bë ndryshimi i kryetarit të bashkisë dhe në krye të saj erdhi Pëllumb Binaj. Të gjithë punonjësit e larguar i përkasin sektorit të shërbimeve publike dhe shprehen se janë hequr nga puna pa asnjë […]

Ngjarje/Personazhe

Pogradeci, mes turizmit dhe informalitetit në kulm të sezonit

18 gusht 2019/ A.H/ Porta Vendore/Pogradec
Pogradeci është në pikun e sezonit turistik, por me nisjen e tij edhe për këtë vit nuk mungon stresi i atyre që frekuentojnë plazhin e ashtuquajtur publik në këtë qytet! Në fakt këtij plazhi vetëm emri i ka mbetur publik, pasi prej disa vitesh ai është kthyer në […]

Video/Foto

Mungesa e pastrimit mbush me mbeturina rrugën e rëndësishme në Durrës

15 gusht 2019/ Geri Emiri/Porta Vendore/ Durrës
Nisja e sezonit veror është shoqëruar me probleme të shkaktuara nga mbetjet urbane për banorët e rrugës “Aleksandër Goga”, që nis nga qendra e qytetit dhe përfundon në Porto-Romano. Banorët e kësaj zone dhe asaj të Spitallës përballen me kontejnerë të pakët për hedhjen e mbetjeve dhe […]

Ngjarje/Personazhe

Tomori, fshati nën hijen e malit që po braktiset për një rrugë

12 gusht 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Berat
Zyrtarisht numëron plot 1 mijë banorë të regjistruar, por aty jetojnë vetëm diku te 200 banorë. Tomori është fshati prodhimtar, ku puna e trashëguar e banorëve e ka identifikuar ndër vite, ndërkohë që sot po braktiset, pasi askush nuk do të martohet në Tomor, askush nuk […]

Video/Foto

Një fëmijë, që kërkon të jetë fëmijë!

8 gusht 2019/ Ervina Garo/ Porta Vendore/ Durrës
Fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por jo për këdo! Shkëlqimi dhe mjerimi takohen në çdo vend, por kontrastin më të fortë e krijojnë, kur protagonistë janë fëmijët. “Lulin e vocërr” mund ta takosh në realitetin e sotëm shqiptar, me dëshirën për të jetuar, […]

Ngjarje/Personazhe

GUIDA

5 Gusht 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore
Ne ishim pesë vetë, të strukur në kreshën e një bjeshke, në 1300 metra lartësi dhe nuk mund të shkonim më tej. Qëndronim mbi një terren të ashpër guri, të mbledhur pranë njëri-tjetrit, rrethuar nga një brez ahesh të vjetër. Ndjenim lodhje, etje dhe frikë. Kishim humbur […]

Ngjarje/Personazhe

Edhe në karrocë, mund t’ia dalësh

2 gusht 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Shkodër
Fatjona Nikaj është vajza 18 vjeçare nga qyteti i Shkodrës, e cila që ka luftuar kundrejt çdo barriere e paragjykimi duke qenë sot një studente e shkëlqyer. Pavarësisht vështirësive që has në infrastrukturën e rrugëve të qytetit, të cilat nuk janë të përshtatura për personat me […]

Ndodhi

Gratë e Zadrimës veshin ende dhe sot kostumet e zonës

29 korrik 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Lezhë
Në fshatin Krajnë të Lezhës, gratë e moshuara mbajnë ende të veshur kostumin tradicional zadrimor, një traditë kjo e ruajtur brez pas brezi. Në fshatin Krajnë me afro 100 familje, pjesë e njësisë administrative Blinisht, rreth 20 gra të moshës mbi 50 vjeçe vishen ende edhe […]

Ngjarje/Personazhe

Shkolla e Urakës, dhuratë e banorit

26 korrik 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Mat
15 vite më parë , Aqif Heta dhuroi tokë n e tij në mënyrë që fshati të kishte një shkollë 9 vjeçare. Por në fakt, në kë të shkollë ka vite që nuk vihet dorë , duke mos iu nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Ndodhi

Banori i Siri Kodrës kthen pronën e tij në një rrugë “shpëtimi”

23 korrik 2019/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Tiranë
Maksim Rryta, banori i “Siri Kodrës”, duke përfituar nga mungesa e infrastrukturës rrugore për daljen në unazë, ka ngritur një tra me pagesë në pronën e tij, për të gjithë ata njerëz që duan të kursejnë kohë dhe karburant, duke mos i rënë rreth e përqark […]

Vëzhgim/Analizë

Gjirokastër, kur ndotja nga mbeturinat të shoqëron kudo

20 korrik 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Tre dekada demokraci dhe Shqipëria vazhdon të jetë i njëjti kosh gjigand mbeturinash, ku secili prej nesh ka kontributin e vet. E vetmja gjë e pandryshuar përgjatë gjithë kësaj periudhe është gjendja në të cilën ndodhen sot qytetet e fshatrat tona: – të pushtuara nga ndotja. […]

Ndodhi

Me sloganin “Kthema dritën”, qindra familje të varfra protestojnë përpara kryeministrisë

19 korrik 2019/ B. Xhavara/ Porta Vendore/ Tiranë
Rreth 200 qytetarë nga 5 qytete u mblodhën ditën për të protestuar përpara Kryeministrisë nën sloganin “Kthema dritën”, paraditen e dt 19 korrik. Në thirrjen e përbashkët për rreth 1 orë ata kërkuan të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për nenin 95 të ligjit për […]

Ndodhi

Rruga pranë qendrës së Durrësit, ku bashkia nuk ka investuar asnjëherë

18 korrik 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Rreth 50 familje në lagjen numër 6 të qytetit përballen me rrugicën e mbuluar nga balta, inertet dhe pellgjet me ujë. Pusetat janë zhytur në baltë dhe rruga bëhet e pakalueshme sa herë bie shi. Rrugica që lidhet me rrugën “Hajdar Dushi”, degëzohet midis disa shtëpive përdhese […]

Ndodhi

VKM që mban peng kompensimin për energjisë elektrike, peticion për miratimin e saj

16 korrik 2019/ Porta Vendore/ Tiranë
Një peticion me 3200 firma nga qytetarët e aktivistët e shoqërisë civile i është dorëzuar qeverisë për miratimin e VKM-së për “klientin në nevojë”, nga i cili do të përfitojnë ndihmë financiare për energjinë elektrike të gjitha familjet në nevojë, në bazë të Ligjit “Për Sektorin e Energjisë […]

Ngjarje/Personazhe

Kambana e bujarisë kthen turistët në Pagri

15 korrik 2019/ Engjëll Serjani/ Porta Vendore/ Përmet
Fshati Pagri i Përmetit, “porta hyrëse” e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, nuk është e përfshirë në projektin qeveritar të “100 fshatrave”. Por banorët e saj janë përfshirë në një aksion qytetar për transformimin e tij në fshat turistik, duke e vetëpagëzuar këtë projekt komunitar […]

Vëzhgim/Analizë

MJEDISI, KRIZA DHE NJË VETËDIJE E RE POLITIKE

13 korrik 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore
“Jo HEC-e në lumenjtë tanë”, protesta e thirrur të shtunën e shkuar në Tiranë nga “EcoAlbania”, një organizatë që kombinon aktivizmin me ekspertizën mjedisore, nuk mblodhi më shumë se 200-250 vetë. Të pranishmit protestuan në trotuarin përpara Kryeministrisë, përballë një fasade me grila të ulura, në praninë […]

Ngjarje/Personazhe

Në kërkim të një shtëpie

12 korrik 2019/ Porta Vendore/ Tiranë
Historia e familjes Noka e cila jetonte prej 14 vitesh në bunker, në zonën e Dajtit. Vetëm një vit më parë njësia administrative Dajt e sistemoi në ish godinën e shkollës fillore të Linzës por përsëri ambientet janë të papërshtatshme.

Vëzhgim/Analizë

Mbetje, sfida e vazhdueshme e pushtetit vendor

9 korrik 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Mat/Klos
Zonat rurale vijojnë të jenë problematike sa i përket shërbimit të pastrimit nga ana e pushtetit vendor. Fshatrat janë të ndotur për shkak të hedhjes pa kriter të mbeturinave, të konsumit të përditshëm nga banorët. Nga një vëzhgim i bërë nga Porta Vendore, në Bashkitë Mat […]

Ngjarje/Personazhe

13 fshatra në Mat të etur për pikën e ujit dhe investimet në zonë

26 qershor 2019/ Porta Vendore/ Burrel
Tri njësi administrative në Mat, Rukaj, Derjan dhe Macukull, në të cilat shtrihen 13 fshatra, sot vuajnë për ujin e pijshëm. E vetmja zgjidhje për 5000 banorët e kësaj zone, kanë qenë burimet e ujit në fshat, por edhe ato janë shteruar më kalimin e dekadave duke i […]

Vëzhgim/Analizë

SIKURI I HIPOKRIZISË

26 qershor 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/Librazhd
Pjesa e pestë dhe e fundit e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Seritë për Qarrishtën dhe hidrocentralin e ndërtuar pa leje, u publikuan, ndërkohë që ngjarja zhvillohej, me shpresë se punimet do të pezulloheshin dhe […]

Video/Foto

Portretet e Qarrishtës

25 qershor 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e katërt e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Kjo është Qarrishta, fshati i vogël kufitar në lindje të vendit që shtrihet në dy faqe malesh, përballë njëra-tjetrës. Pranë shtëpive prej guri kalon një […]

Ngjarje/Personazhe

Sopëz, fshati që s’ka as rrugë, as ujë e as vëmendje nga bashkia

25 qershor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Divjakë
Dikur një fshat me trefishin e banorëve që ka sot, por si në shumë fshatra e zona të tjera, edhe Sopëza u braktis shpejt nga banorët e saj. Investimet në këtë fshat kanë qenë zero dhe kjo gjatë të gjithë viteve të demokracisë. Si në shumë […]

Video/Foto

Pogradeci, qyteti i katër stinëve

23 qershor 2019/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Pogradeci vijon të mbetet një mrekulli e natyrës, sado që qytete të tjera mundohen ta ‘sfidojnë’, duke realizuar më shumë investime, apo duke rritur kapacitetet e shërbimit. Çdo stinë është përrallore në këtë qytet, por më e veçanta mbetet pranvera. Dielli, edhe pse i ftohtë, shkëlqen, […]

Ndodhi

Tentativat e vakëta për ta rikthyer në muze shkollën e parë shqipe në Pogradec

22 qershor 2019 / Artin Halili / Porta Vendore / Pogradec
Godina e shkollës së parë në Pogradec, pavarësisht disa përpjekjeve, është lënë në harresë nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që mund të funksiononte si një muze arsimi për pogradecarët dhe artdashësit shqiptarë e të huaj. Shkolla e parë shqipe e Pogradecit, e […]

Ndodhi

Gjykata administrative rrëzon padinë e banorëve për Inceneratorin e Vërrisë

21 qershor 2019/ Elisa Gjerani/ Porta Vendore/ Tiranë
Në datë 17 qershor 2019, gjykata administrative e shkallës së parë Tiranë, vendosi rrëzimin e plotë të padisë, pavarësisht se pranoi legjitimimin e banorëve dhe shoqatës AKIP, duke ju njohur të drejtën që t’i drejtohen gjykatës për çështje mjedisore. Megjithatë banorët do të vijojnë të vendosur […]

Ndodhi

Rrëzohet në shkallë të parë padia e Bankës së Shqipërisë, detyrohet të japë informacion mbi investimet e huaja

21 qershor 2019/ Diana Malaj/ Porta Vendore/ Tiranë
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar tërësisht kërkesë padinë e Bankës së Shqipërisë e cila refuzonte të jepte informacion publik me arsyetimin që të dhënat statistikore mbi investimet e huaja janë të dhëna konfidenciale. Në maj të këtij viti Gjykata Administrative e Shkallës së […]

Video/Foto

Gjirokastra çel sezonin turistik

19 qershor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë të çeljes së sezonit turistik veror. Duke iu larguar ceremonisë së përvitshme dhe aktiviteteve të përqendruara në zonën muzeale të Qafës së Pazarit, tashmë të shndërruar në një kantier ndërtimi, Bashkia e qytetit ka vendosur zhvillimin e disa aktiviteteve […]

Vëzhgim/Analizë

Ura e Kuturmanit në Librazhd rrezikon të shembet, kompania koncensionare nuk zbaton kontratën

17 qershor 2019/ Agim Blloshmi/ Porta Vendore/ Librazhd
Ndërtimi i HEC –Rrapun 1,2,3,4, rrezikon të shembë urën për shkak të shkarkimeve të digës së këtyre HEC-eve. Nga kjo shembje, banorët e Kuturmanit dhe Marinajt të Njësisë Administrative Qendër mund të mbeten pa komunikim. Urë është ndërtuar që në vitin 1993, dhe që në vitin […]

Video/Foto

“Lumi me mbeturina” përshkon Durrësin

12 qershor 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në foto paraqitet kanali që mbledh ujërat e tokave në zonën e Shkozetit dhe lidhet edhe me ish-Kënetën, në Durrës, zonë e cila tashmë është industrializuar dhe urbanizuar. Pamja që ofrohet sapo zbardh dita, shqetëson banorët e kësaj zone, duke rrezikuar shëndetin e tyre. Situata duket […]

Ndodhi

Raporti/Mishi shitet në të zezë në Skrapar, s’ka thertore dhe tregje

10 qershor 2019/ Erjola Azizolli/ Porta Vendore/ Skrapar
Veç rakisë cilësore, mishi dhe produktet e qumështit janë markat që i shtojnë vlerat zonës së Skraparit. Pas Beratit historik, Skrapari është destinacioni i vizitorëve të huaj dhe vendas që veç bukurisë së zonës malore, me Tomorin hijerëndë, tërhiqen nga cilësia e produkteve bio. Zona e […]

Video/Foto

Paskuqan, aty ku edhe koshat e plehrave janë të “politizuar”

8 qershor 2019/ Anila Hoxha/ Porta Vendore/ Kamëz
Në Paskuqan. Aty ku koshat e plehrave përdoren jo vetëm për mbeturinat, por për të shprehur edhe një “qëndrim politik”. Afër tabelës së qarkullimit rrugor Ndalo, Bashkia Kamëz ka vendosur tre kosha në të cilët dallohet qartazi dhe logoja e dy partive më të mëdha në […]

Vëzhgim/Analizë

Gjirokastër, turizmi mes kaosit dhe zhvillimit

6 qershor 2019/ Brikena Metaj/ Porta Vendore/ Gjirokastër
Gjirokastra është shndërruar në një prej destinacioneve më të lakmuara nga turistët vendas dhe të huaj. Shtimi i kapaciteteve akomoduese ka sjellë dhe dyfishim të numrit të tyre. Rreth 500 shtretër i janë shtuar qytetit vetëm vitin e kaluar, ndërsa numri i turistëve arriti shifrën rekord […]

Ndodhi

Banorët e komunitetit rom në Fshatin Mbrostar, të Fierit protestojnë për ujë të pijshëm

31 maj 2019/ Brejdon Xhavara/ Informim.al/ Fier
Dhjetra banorë  të minoritetit Rom nga fshati Mbrostar Ura në Fier, protestuan ditën e djeshme përpara Bashkisë Fier.
Në një thirrje të përbashkët Romët kërkuan që të kenë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.

Vëzhgim/Analizë

Punimet për kanalizimet dhe ujësjellësin e Durrësit rrezikojnë arkeologjinë

31 maj 2019/ Geri Emiri/ Porta Vendore/ Durrës
Në qytetin e Durrësit prej vitesh vijon zbatimi i projektit për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë dhe rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotur, duke ndërtuar linjat kryesore. Së fundmi, Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) ka nisur pastrimin e kolektorit që mbledh ujërat […]

Ngjarje/Personazhe

NËN KURORËN E SHEBENIKUT

30 maj 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e tretë e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” – një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e një HEC-i në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Shtet-Punë-Mirëqenie Shëtitorja i ngjante një vitrine ku reklamohej shitja e mallit politik. Në hyrje, dy postera me ngjyra mbi vetratën e një […]

Ngjarje/Personazhe

Gazetari fiton gjyqin përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës

29 maj 2019/ Diana Malaj/ Porta Vendore
E drejta e qytetarit për informim triumfon sërish- gazetari Artan Rama fiton kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Për herë të parë një gjykatë shqiptare vendos që e drejta e informimit duhet përmbushur menjëherë, pavarësisht se institucioni shtetëror mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit Administrativ. Kjo është […]

Ndodhi

Rritet çmimi i transportit urban në Durrës, pa u konsultuar me grupet e interesit

27 maj 2019/ Vali Qyrfyci/ Porta Vendore/ Durrës
Rreth dy muaj më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të transportit qytetas me autobusë, nga 30 në 40 lekë për udhëtar. Në mungesë të këshilltarëve demokratë që bojkotuan të gjithë mbledhjen, këshilltarët bashkiakë të majtë dhe ata të […]

Ndodhi

Rrugët e zonës industriale ne qytetin e Korçës, në gjendje problematike

25 maj 2019/ Mariglen Bita/ Porta Vendore/ Korçë
Ndonëse një nga zonat me të rëndësishme ekonomike të qytetit të Korçës, zona industriale që ndodhet në hyrje të qytetit lë mjaft për të dëshiruar për sa i përket infrastrukturës, veçanërisht asaj rrugore. Rrugët e brendshme që përshkojnë këtë zonë janë në gjendje tejet të amortizuar, […]

Vëzhgim/Analizë

Të zhytura në borxhe, çdo qytetar duhet të paguajë 2.418 lekë që bashkitë të mos kenë më detyrime

23 maj 2019/ Aurora Sulce/ Porta Vendore
Bashkitë janë të zhytura në borxhe, pavarësisht se stoku i detyrimeve të tyre u ngushtua vitin e fundit. Në Status raportin për financat vendore, publikuar nga CoPlan dhe Ministria e Financave theksohet se shuma e detyrimeve që rëndon mbi buxhetin e 61 bashkive vlerësohet në rreth 6.8 […]

Ndodhi

Bashkia nuk aplikoi, humbën shansin për banesa dinjitoze 30 familje të varfra

22 Maj 2019/ Bardha Nergjoni/ Porta Vendore/ Elbasan
30 familje të klasifikuara si të varfra, humbën mundësinë për përmirësim të kushteve të banesave të tyre, pasi Bashkia Elbasan nuk aplikoi në kohë për të përfituar mbështetje financiare nga ministria e Financave dhe Ekonomisë. Afati i fundit ishte 15.03.2019, dhe pavarësisht aplikimit me dokumentacion të […]

Investigime

STRUKTURA TË DËSHTUARA ?

21 maj/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Pjesa e dytë e Ciklit “Triumfi i një turbine Fantazmë” –një seri shkrimesh hulumtuese mbi ndërtimin e HEC-it në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. HEC Qarrishte u përurua në dhjetor të 1968-s. Si më i vogli prej gjashtë HEC-eve komunale të Librazhdit të ndërtuara gjatë periudhës komuniste, fati e […]

Investigime

Bashkia Klos, tre tenderë ish-kompanisë së kryetarit

20 maj 2019/ Ornela Manjani/ Porta Vendore/ Klos                                                 Bashkia e Klosit i jep tre tenderë kompanisë së krijuar nga kryetari i kësaj bashkie, Basir Çupa, i cili pavarësisht se sot nuk e posedon më këtë kompani me dokumentacion, rezulton se ai ia ka dhuruar atë kunatit të tij një vit para se të merrte […]

Ndodhi

Berat, 300 familje të Otllakut paguajnë për ujë me fekale

19 maj 2019/ Mimoza Sinanaj/ Porta Vendore/ Berat
Ujë ka, por ai është i ndotur me fekale, vjen erë dhe nuk mund të përdoret. Kjo është situata me të cilën përballen çdo ditë banorët e njësisë administrative Otllak, në Berat. Prej shumë vitesh, banorët ankohen se uji që rrjedh në rubinetet e tyre është […]

Vëzhgim/Analizë

Qytetet që po boshatisen. INSTAT jep alarmin për Gjirokastrën dhe Kukësin

18 maj 2019/ Aurora Sulce/ Porta vendore
Shqiptarët ose zhvendosen drejt Tiranës, ose largohen jashtë vendit. Këtë realitet dëshmojnë të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, që flasin për boshatisje të disa qyteteve. Sipas INSTAT-it, më 1 janar të këtij viti popullsia u rrit vetëm në tre qarqe: në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. […]

Ndodhi

MASR financon rikonstruksionin e gjimnazit “Shaban Çollaku” në Klos

17 maj 2019/ Dritan Kurti/ Porta Vendore/ Klos
Prej tre vitesh, rreth 400 nxënës e mësues të gjimnazit të vetëm në qytetin e Klosit, “Shaban Çollaku” zhvillonin mësimin në kushte aspak të përshtatshme, madje në një godinë të rrezikshme, por falë një financimi të kryer nga MASR, gjimnazi “Shaban Çollaku”në Klos do të ketë […]

Ngjarje/Personazhe

Pogradec, si u zhduk fondi për banesën e rrënuar

15 maj 2019/ Artin Halili/ Porta Vendore/ Pogradec
Pesë anëtarë të një familje, më i vogli vetëm 1 vjeç, në fshatin Buçimas në Pogradec janë të “dënuar” të jetojnë në një banesë të rrënuar totalisht nga amortizimi dhe kushtet atmosferike për shkak se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për rikonstruksionin e shtëpisë së […]

Investigime

Triumfi i një turbine fantazmë

14 maj 2019/ Artan Rama/ Porta Vendore/ Librazhd
Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë sapo është ngritur një hidrocentral pa asnjë leje. Pa asnjë miratim. Pa asnjë marrëveshje me autoritetet. Nuk është as një koncesion. Zyrtarisht hidrocentrali nuk ekziston. Sidoqoftë ai nuk është një fantazmë, por qëndron atje, në zemër të Parkut, në pritje për të […]

Vëzhgim/Analizë

Tiranë, Bashkia lë në harresë rrugët e lagjeve periferike dhe fshatrave

13 maj 2019/ Elisa Gjerani/ Esmeralda Keta/ Porta Vendore/ Tiranë
Ndërsa rrugët kryesore të Tiranës janë kthyer në kantier ndërtimi, mjaft rrugë dytësore, mes lagjeve periferike, janë lënë në harresë. “Porta Vendore” bëri një vëzhgim disamujor në disa nga lagjet e kryeqytetit e më gjerë, vëzhgim të cilit iu bashkëngjitën edhe mbi 20 ankesa […]