15 qershor 2023/Brikena Metaj/Porta Vendore/Përmet
Mbrojtja e mjedisit urban mbetet një sfidë e madhe për qytetërimin. Urbanizimi i shpejtë është shoqëruar me shumë sfida dhe probleme për mjedisin, duke nisur nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, mosmenaxhimi i mbeturinave, mbivendosja e ndërtimeve apo zhvillimi i infrastrukturës së qytetit dhe shumë të tjera.
Mbrojtja e mjedisit urban kërkon jo vetëm një përkushtim të fortë dhe të përhershwm nga qeverisja, biznesi dhe komuniteti lokal, por mbi të gjitha është e rëndësishme që të krijohet një kulturë e qëndrueshme në qytete, në të cilat të gjithë aktorët ndërlidhen në mënyrë të përkushtuar për të promovuar praktikat dhe politikat e qëndrueshme të zhvillimit.
Në këtë kontekst, organizatat joqeveritare dhe qytetarët e angazhuar kanë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e vetëdijes dhe në promovimin e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit urban.
Leviz Albania ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e nismave për të ndërgjegjësuar publikun dhe autoritetet vendore në lidhje me nevojën për të mbrojtur mjedisin urban, duke ofruar edukim dhe mbështetje për iniciativata tw ndryshme. LA ka ndihmuar në promovimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të inovacionit për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe në promovimin e sjelljeve të qëndrueshme për t’u siguruar që qytetarët të kenë një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të jetuar dhepunuar.
Fushata për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve
Projekti “T’u japim ZË qytetarëve – stimulimi i pjesëmarrjes publike mjedisore në Tiranë”, i zhvilluar prej shkurtit 2018 – shkurt 2019, pati si qëllim kryesor hulumtimin dhe bërjen publike të procesit të ndjekur për dhënien e koncensionit për djegien e mbetjeve në Tiranë, si dhe stimulimin e reagimit të debatit publik, bazuar në analiza dhe informacione transparente.
Lira Hakani, përfaqësuese e Qendrës mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), gjatë prezantimit të saj në forumin 3 – ditor “Lëviz për Mjedisin – Mbështetja e LevizAlbania për aksionin qytetar dhe fushatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri” pohoi se zbatimi i projektit të mbështetur nga LëvizAlbania, u shoqërua me një seri aktivitetesh që nga hulumtimi dhe vigjilimi për dhënien e koncensionit, takime me banorët, kryesisht me banorët në Kashar, takime me institucionet përgjegjëse, zhvillimin e tryezave advokuese për ballafaqimin e qytetarëve me vendimmarrësit etj.
“Projekti synon rritjen e transparencës në proceset vendimarrëse dhe nxitjen e ndërgjegjësimit dhe rolit të publikut për të qenë sa më aktiv. Ndërgjegjësimi i vendimmarrësve, marrja e opinionit nga grupet e interesit të përfshira në këtë proces, reagimet dhe perceptimet e publikut, janë elemente thelbësore veçanërisht për vendime të cilat idhen me buxhetin e shtetit”, thotë Hakani.
Prezantimi solli në vëmëndje rezultatet e anketimeve të kryera nga qendra “EDEN”, i cili kishte në fokus transparencën në vendimmarrje për ndërtimin e inceneratorit, nivelin e informimit të banorëve si dhe pjesëmarrjen e publikut në këtë proces, ku rezultonte se rreth 60% e banorëve në zonën e Sharrës në Tiranë nuk ishin në dijeni se në afërsi të banesave të tyre do të ndërtohej një incenerator. Pjesa dërrmuese e banorëve që ishin në dijeni të projektit, thanë se ishin informuar përmes televizorit apo nga biseda me banorët e tjerë.
Rreth 57% e të anketuarve nga qendra ‘EDEN’ janë shprehur kundër incenerimit, duke argumentuar se incineratori ndot ajrin me tymra dhe gazra, shkakton ndotje dhe është i dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Vetëm 19% të banorëve të anketuar, ishin dakord që mbetjet bashkiake të Tiranës të trajtohen përmes incineratorit.
Qasja strategjike e fushatave të advokimit dhe rrjetëzimit
Qasja strategjike e fushatave të advokimit dhe rrjetëzimit në projektet mjedisore të mbështetura nga Lëviz Albania është e orientuar drejt nxitjes së ndërgjegjësimit publik dhe rritjes së vetëdijes rreth menaxhimit të mbetjeve në mënyrë të qëndrueshme. Kjo qasje strategjike përfshin ndryshimin e opinionit publik, ndërtimin e koalicioneve me organizata të tjera, promovimin e teknologjive të reja dhe ndihmën për komunitetin në ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbetjeve në mënyrë të qëndrueshme. Kjo qasje synon të ndikojë në krijimin e politikave publike të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve dhe në rritjen e ndërgjegjësimit publik për këtë çështje.
Kanë qenë këto disa nga përfundimet e sjella gjatë prezantimit të EcoAlbania dhe IPPM në forumin 3 – ditor “Lëviz për Mjedisin – Mbështetja e LëvizAlbania për aksionin qytetar dhe fushatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri”.
Gjatë prezantimit u fol mbi teknikat e advokimit mjedisor ku advokimi nuk shihet vetëm si procesi i cili motivon dhe angazhon komunitetin, por edhe si një instrument për ndryshimin dhe ndikimin në qëndrime dhe mendësi, përveçse në programe dhe politika për të bindurvendimmarrësit se siduhettëveprojnëpërtëmbështeturçështjen.
Lëviz Albania ka qenë pjesë e projekteve mjedisore që kanë zhvilluar fushata të rrjetëzimit dhe të promovimit të menaxhimit të mbetjeve në mënyrë që të nxisë ndërgjegjësimin publik dhe të ndryshojë opinionin e njerëzve për të rritur vetëdijen rreth rëndësisë së menaxhimit të mbetjeve në mënyrë të qëndrueshme.
“Kultura demokratike, standardet ekonomike si dhe shterimi i ekspertizës janë ndër faktorët kyç që e bëjnë të pamundur trajtimin me prioritet nga publiku të kauzave mjedisore. Zhvillimii industrisë dhe i sektorit të ndërtimit në Shqipëri shpesh bëhet në kurriz të mjedisit. Në jo pak raste, kompanitë nuk punojnë me ekspertë mjedisorë për të vlerësuar ndikimin e projekteve të tyre në mjedis dhe nuk janë të afta të ofrojnë zgjidhje teknike për të zvogëluar ndotjen e mjedisit”, theksuan në raport specialistët e Eco Albania dhe IPPM.
Në përfundim raporti konkludonte se duke nisur nga situata ekonomike dhe kultura e dobët e sundimit të ligjit, problematikat mjedisore duan kohë që të japin efektin e tyre dhe kjo bën që të mos mbështeten menjëherë nga komuniteti.