Ngjarje/Personazhe

Shqipëria e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, përmbytjet “frikësojnë” Lezhën, Shkodrën  e Vlorën.

31 janar 2023/Marinela Dushi/Porta Vendore

Shqipëria është renditur në hartën e shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet, dhe sipas studimit të shkencëtareve të publikuar nga portali prestigjioz Nature, do të përballët me fatkeqësinë natyrore 1 në 100 vjet.  Por edhe pse ky studim u publikua në media, nuk ka patur ndonjë reagim publik nga zyrtarët e lartë shtetërorë.

Në fakt goditja që Shqipëria pësoi nga fatkeqësia natyrore e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, tregoi se kapacitetet ishin minimale dhe u desh ndihma e partnerëve dhe fqinjëve tanë. Duke iu referuar edhe paralajmërimit të sizmologut grek për tërmetin, e cila nuk u mor shumë seriozisht nga strukturat shtetërorë përveçse u mblodh Këshilli i Sigurimit, edhe ky paralajmërim nga shkencëtarët për përmbytje masive në Shqipëri, ka gjasa të ketë të njëjtin fat, duke i lënë shqiptarët të pambrojtur përballë rrezikut të fatkeqësisë natyrore. Kujtojmë që Shqipëria është një vend me pasuri të shumta ujore, dhe rritja e nivelit të detit apo prurjet e lumenjve nga reshjet e shumta, të evidentuar si shkaktarë të përmbytjeve nga shkencëtarët, do të rrezikonte të sillte pasoja katastrofike.

Situata e kanalizime në vend ka probleme të shumta të cilat nxirren zbuluar sa herë ka reshje shiu në vend, ku rrugët bllokohen, dhe vendin e trotuarit e zënë pellgjet me ujë. Por ky parashikim

bëhet fjalë për përmbytje që kalojnë mbi 0.15 metra.  Një infrastrukturë më probleme që ka aktualisht Shqipëria, përmbytjet mbi 0.15 metra do të sillte pasojë shkatërruese për qytetarët shqiptarë. Këtu lind pyetja se sa të mbrojtur jemi përballë fatkeqësive natyrore, sa angazhohen strukturat shtetërore për të parandaluar apo minimizuar dëmet në njerëz apo ekonomi.

“Kur flasim për Rreziqet Natyrore që prekin vendin tonë, janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, valët e të nxehtit, thatësirat etj., të cilat të kombinuara me cenueshmërinë dhe ekspozimin kthehen potencialisht në Fatkeqësi Natyrore. Prandaj ajo çfarë ne duhet të bëjmë është investimi në Sistemet e Paralajmërimit të Hershem. Këto Rreziqe Natyrore ne nuk mund ti ndalojmë por detyra jone është të marrim masa që pasojat e tyre të jene sa më të pakta, si në jetët e njerëzve, ashtu dhe në të gjithë sektorët e ekonomisë që ato prekin”, tha për Portën Vendore Ing. Anira Gjoni, eksperte në Qendrën Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore, IGJEO.

Në fakt këtë vit shumë shtete të botës janë goditur nga stuhi dhe reshje intensive të shiut që përmbytën shumë qytete dhe shkaktuan dhjetëra viktima. Pakistani që prej viti 2021, po përballët me përmbytje katastrofike, ku reshjet e paprecedente të shiut por edhe shkrirja e akullnajave si pasoje e ngrohjes globale, kanë shkaktuar mbi 1 mijë të vdekur , mes tyre fëmijë, dhe dhjetëra fshatra janë zhdukur dhe ndodhen nën pushtetin e ujit.

Italia është goditur në shtator të këtij viti nga moti i keq, ku niveli i uji ka shkuar gati 50 centimetër, ku automjetet u fundosën nga uji. Nga përmbytjet u shkaktuan dhjetëra viktima dhe të zhdukur, ndërsa dëmi ekonomik është i lartë. Kreta në Greqi është përfshirë nga fatkeqësitë natyrore ketë tetor, ku si pasojë e reshjeve intensive të shiut, u shkaktuan disa viktima. Duket sikur kërcënimi i përmbytjeve po afrohet afër territorit të Shqipërinë duke qenë se shteti fqinje janë goditur nga reshje intensive dhe përmbytje tragjike.

Por a po e monitoron IGJEUM situatën në vendin tonë dhe  sa rrezikohemi nga këto përmbytje?

“Ndryshimet klimatike është tema më e diskutuar kohët e fundit dhe si gjithë bota, edhe vendi ynë preket prej tyre. Tregues të ndryshimeve klimatike janë moti ekstrem, përmbytjet, thatësirat, stuhitë, valët e të nxehtit, acari dhe ngricat. Instituti i Gjeoshkencave kryen Monitorimin e këtyre fenomeneve me anë të Rrjeteve Kombëtare Hidrologjike dhe Meteorologjike”, thotë për Portën Vendore Ing. Anira Gjoni, eksperte në Qendrën Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore, IGJEO.

Lidhur me dilemën e madhe që edhe ekspertët e kësaj fushe e kanë lidhur me kapacitetet e këtij institucioni për paralajmërimin në kohë. IGJEUM thotë se:

“Përsa i përket kontributit të Institutit të Gjeoshkencave në minimizimin e Riskut, detyra jonë është të bëjmë paralajmërimin e hershem. Në bazë të monitorimeve tona, me anë të Buletinit të Rreziqeve Natyrore bëjmë parashikimin për përmbytjet gjatë periudhës së dimrit kryesisht dhe parashikimin e zjarreve në pyje gjatë periudhës së ngrohtë të verës. Buletini publikohet çdo ditë në faqen tonë të web-it, dhe aty ju mund të merrni informacion të detajuar mbi nivelin e Rrezikut që pritet të ndodhë në vendin tonë në 36 orët e ardhshme. Pjesa për marrjen e masave i takon AKMC dhe ata mund t’ju japin një informacion më të detajuar”, tha ky institucion për Portën Vendore në përgjigjen zyrtare.

Sigurisht që Porta Vendore iu drejtua edhe AKMC si një nga institucionet bazë që merr masa për dëme të mundshme, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk mori një përgjigje.

Por që gjithsesi në bazë edhe të përgjigjes zyrtare dhënë nga IGJEUM viteve të fundit për shkak të situatave të krijuara, ka një vëmendje të shtuar në këto problematika nga të gjithë institucionet përgjegjëse për to.

“Përmbytjet mund të ndodhin në çdo kohë, nuk mund ta përcaktojmë me një përshkrim të përgjithshme. Janë disa komponentë si përshembull, sasia e reshjeve që pritet të bien, thatësira e tokës, gjendja e kanalizimeve në zonat urbane apo  niveli i lumenjve, liqeneve dhe rezervuarëve, etj.,  të cilët duhet të merren parasysh për të bërë parashikimin e përmbytjeve. Meteorologët dhe hidrologët e Qendrës tonë të Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore, me anë të modeleve të ndryshme bëjnë të mundur këtë parashikim”, përfundoi Ing. Gjoni.

Ndërkohë që Shkodra ende vuan pasojat e reshjeve intensive të shiut që kapluan vendin tonë vetëm pak ditë më parë.

“Kemi në total 1400 HA tokë nën uji. Ndërsa nga dita në ditë po tërhiqet uji në Obot, megjithëse kalimi me mjete të vogla është i pamundur. Rruga që lidh Thethin me Shkodrën ka qenë gjithashtu e bllokuar. Nga ARRSH kërkohet kujdes në rrugën që lidh Tamarën me Vermoshin. Ende nuk janë bërë përllogaritjet e dëmeve materiale etj. Por në dy përmbytjet e mëparshme vlera e dëmshpërblimin ka kaluar 2 milion euro, e papërballueshme për bashkinë. Por pritet ngritja e komisioneve për të bërë evidentimet në terren që nuk kryhen pa u tërhequr i gjithë uji, ndërsa nga ana tjetër është kërkuar vazhdimisht edhe shpallja e emergjencës pasi vetë bashkia nuk ka mundësi të paguaj”, thanë burime nga ky institucion lokal.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një deklaratë për mediat tha se Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës, si dy ndër zonat më problematike me përmbytjet duhet të jetë gjatë gjithë kohës në terren.

Qarqet Shkodër, Vlorë dhe Lezhë janë zonat ku sa herë ka reshje të dendura shiu ka përmbytje të përvitshme.