Vëzhgim/Analizë

Fshati Shebë i Mirditës drejt braktisjes masive, shkak mungesa e shërbimeve.

11 janar 2023/Porta Vendore/Mirditë

Për më shumë se 30 vite fshati Shebë në Mirditë ka qenë i  izoluar për shkak të mungesës së rrugës. Vetëm deri pak muaj më parë, u krye rikonstruksioni i rrugës me gjatësi 7 km dhe ndërtimit të dy urave, një investim i bashkisë dhe Dom Gjergj Metës i cili ka krijuar lehtësi në lëvizje për të gjitha llojet e automjeteve.

 Ky fshat piktoresk që ndodhet mes malesh ka një histori të lavdishme që nis shekuj më parë, e ku banorët presin gjithë sy e veshë se mbase rikthimi i investimeve dhe rikonstruksioni i rrugës do të mund ta zhvillojë nga pikëpamja turistike këtë vend me goxha atraksione.

Mungesa e infrastrukturës solli braktisjen e fshatit Shebë ndër vite, në të cilin aktualisht jetojnë rreth 50 banorë, por të larguarit kanë nisur të rikthehen sërish në vendlindje.

Në çdo stinë të udhëtosh drejt fshatit Shebë, bukuria e zonave malore është magjike, pasi menjëherë të krijohen emocionet e natyrës së bukur shqiptare. Ajri i pastër, pemët e larta e të ruajtura me aq përkujdesje, disa burime uji të kristalta, e freskia e natyrës së malit bën të harrosh gjithçka madje dhe bulevardin e qyteteve. Udhërrëfyesi ynë është 66 vjeçari mjeku stomatolog Bib Rica, ish banor i hershëm i fshatit Shebë.

Udhëtimi me një mjet tip foriustradë na i lehtëson sadopak rrugën që në shumë vende mbetet ende e amortizuar, flasim këtu për zinxhirin e fshatrave të tjerë që do na duhej të kalonim përpara se të arrinim në destinacion, fshatra të cilat nuk e kanë pasur fatin e Shebës e kanë mbetur larg nga vëmendja e institucioneve për investime infrastrukturore. Shumica e shtëpive nuk disponojnë energji elektrike, madje shumë nga familjet kthehen në fshat vetëm gjatë fundjavave.

Bardhok Rica dhe ky i larguar disa vite më parë në qytetin e Rrëshenit, në fundjavë së bashku me familjen  punojnë në arat e tyre. Në fshat prodhojnë kultura bujqësore dhe pemëtari  në pak toke. Janë prodhime të shijshme BIO, që banorët nuk pranojnë kurrsesi ti tregtojnë, pasi prodhojnë sa për konsum familjarë.

Malet gati të larta përreth, të shoqëruara me pyje, në disa vende udhërrëfyesi dikton se historitë shekullore të fshatit.

“Kemi qenë një fshat me goxha tradita, një fshat me plot kuptimin e fjalës të bashkuar, për çdo gjë, por shpopullimi ka bërë të vetën dhe më vjen keq për këtë, pasi më dhemb. Edhe unë vetë, edhe vëllezërit e mi e kemi braktisur vendlindjen për një jetë më të mirë, mesa duket është drama e njeriut modern e gjitha kjo”, thotë ai për Portën Vendore.

Udhëtimi është i vështirë dhe i gjatë nëpër malet e fshatit Shebë, me një sipërfaqe të madhe, ndërsa sa më larg qendrës së fshatit që shkon, aq më pak banorë gjen,

Duken banesat e braktisura, njerëzit janë larguar duke nisur që nga fillimet e demokracisë. “Arsyet e kësaj zhvendosje ishin interesi i ulët për zonat kodrinore dhe malore, të cilët pushtetarët thuajse i harruan. Ato rrugë të fshatit u degraduan, mungonte investimi në infrastrukturë, u mbyllën dhe shkollat, etj”, rrëfen Bardhoku. Siç dhe na tregojnë banorët është treguar zemërgjerë Kryetari aktual i bashkisë, Nderc Deda i cili ka investuar në hapjen e rrugës deri në hyrje të fshatit, si një mundësi për banorët që të mund të investojnë në pronat e tyre, por kjo është pamjaftueshme.

Fshati ruan shumë histori që nga koha e heroit tonë Kombëtar Skëndërbej, dhe luftëtarëve të tij. Në fshat ndodhen disa objekte kulti, dhe banorët festojnë së bashku disa nga festat fetare si ajo e Shel Bumit shndërrohet në një atmosfere festive për banorët e mbetur të fshatit dhe ata që preferojnë të rikthehen hera-herës.

Shebja fshati me mjaft resurse, dhe histori, me njerëz punëtore dhe mikpritës, me potencial turistik dhe pamje të mrekullueshme malore, duket se nuk i ka bërë ende institucionet te rikthejnë një vëmendje të madhe dhe serioze, në nxitjen e zhvillimit në sektorët kryesor si dhe pse jo të turizmit. Një hap i rëndësishëm ka nisur me hapjen e rrugës së re, që shërben vetëm për automjetet e larta, dhe ajo që u duhet banoreve është investimi për zhvillimin në tërësi të zonës, falë dhe  mrekullive natyrore të saj.

Ndonëse janë shumë pak familje tanimë në këtë fshat, në sezonin e punëve në bujqësi disa prej banorëve rikthehen të punojnë arat e tyre, të mbledhin prodhimet, një pjesë kanë dhe blegtori. Pjesa më e madhe e zonës është me pyje të larta dhe janë ruajtur me fanatizëm nga banorët. Ndërsa për shërbime të tjera si shkolla, qendra shëndetësore, është tërësisht i harruar si fshat.

Mungesa e infrastrukturës solli braktisjen e fshatit Shebë ndër vite, në të cilin aktualisht jetojnë rreth 50 banorë, por të larguarit kanë nisur të rikthehen sërish në vendlindje. Në çdo stinë të udhëtosh drejt fshatit Shebë, bukuria e zonave malore është magjike, pasi menjëherë të krijohen emocionet e natyrës së bukur shqiptare. Ajri i pastër, pemët e larta e të ruajtura me aq përkujdesje, disa burime uji të kristalta, e freskia e natyrës së malit bën të harrosh gjithçka madje dhe bulevardin e qyteteve. Udhërrëfyesi ynë është 66 vjeçari mjeku stomatolog Bib Rica, ish banor i hershëm i fshatit Shebë. Udhëtimi me një mjet tip foriustradë na i lehtëson sadopak rrugën që në shumë vende mbetet ende e amortizuar, flasim këtu për zinxhirin e fshatrave të tjerë që do na duhej të kalonim përpara se të arrinim në destinacion, fshatra të cilat nuk e kanë pasur fatin e Shebës e kanë mbetur larg nga vëmendja e institucioneve për investime infrastrukturore. Shumica e shtëpive nuk disponojnë energji elektrike, madje shumë nga familjet kthehen në fshat vetëm gjatë fundjavave. Bardhok Rica dhe ky i larguar disa vite më parë në qytetin e Rrëshenit, në fundjavë së bashku me familjen  punojnë në arat e tyre. Në fshat prodhojnë kultura bujqësore dhe pemëtari  në pak toke. Janë prodhime të shijshme BIO, që banorët nuk pranojnë kurrsesi ti tregtojnë, pasi prodhojnë sa për konsum familjarë. Malet gati të larta përreth, të shoqëruara me pyje, në disa vende udhërrëfyesi dikton se historitë shekullore të fshatit.

“Kemi qenë një fshat me goxha tradita, një fshat me plot kuptimin e fjalës të bashkuar, për çdo gjë, por shpopullimi ka bërë të vetën dhe më vjen keq për këtë, pasi më dhemb. Edhe unë vetë, edhe vëllezërit e mi e kemi braktisur vendlindjen për një jetë më të mirë, mesa duket është drama e njeriut modern e gjitha kjo”, thotë ai për Portën Vendore.

Udhëtimi është i vështirë dhe i gjatë nëpër malet e fshatit Shebë, me një sipërfaqe të madhe, ndërsa sa më larg qendrës së fshatit që shkon, aq më pak banorë gjen,Duken banesat e braktisura, njerëzit janë larguar duke nisur që nga fillimet e demokracisë. “Arsyet e kësaj zhvendosje ishin interesi i ulët për zonat kodrinore dhe malore, të cilët pushtetarët thuajse i harruan. Ato rrugë të fshatit u degraduan, mungonte investimi në infrastrukturë, u mbyllën dhe shkollat, etj”, rrëfen Bardhoku.

Siç dhe na tregojnë banorët është treguar zemërgjerë Kryetari aktual i bashkisë, Nderc Deda i cili ka investuar në hapjen e rrugës deri në hyrje të fshatit, si një mundësi për banorët që të mund të investojnë në pronat e tyre, por kjo është pamjaftueshme. Fshati ruan shumë histori që nga koha e heroit tonë Kombëtar Skëndërbej, dhe luftëtarëve të tij. Në fshat ndodhen disa objekte kulti, dhe banorët festojnë së bashku disa nga festat fetare si ajo e Shel Bumit shndërrohet në një atmosfere festive për banorët e mbetur të fshatit dhe ata që preferojnë të rikthehen hera-herës.