14 tetor 2022/ Marinela Dushi/ Porta Vendore
Pak ditë më parë qeveria shqiptare bëri një shtesë të paketës së rezistencës nëpërmjet vazhdimësisë së saj për disa target-grupe vunerabël, duke i indeksuar një % të vogël në pensione, ose ndihma ekonomike. Por si e gjykojnë vetë qytetarët dhe ekspertët këtë mbështetje dhe a është ajo e mjaftueshme, në një kohë që çmimet e produkteve po njohin veçse rritje?
Familja e I. Bardhit në Mënik të Vaqarrit vuan prej disa kohësh pa energji elektrike, pasi mundësitë e tyre ekonomike nuk ja lejojnë që të paguajnë dot. Varfëria ka zbritur këmbëkryq në kasollen e tyre duke e bërë jetesën gjithnjë e më të vështirë për dy të moshuarit dhe djalin e tyre që ka në fakt një peshë të madhe, përveç prindërve edhe dy fëmijë e gruan për të mbajtur. Pavarësisht tentativave të shumta për një punë stabël, sërish nuk ka mundur dot të gjej diçka afatgjatë dhe të sigurt, përveçse punëve me ditë që ofron kryeqyteti, i stacionuar pranë ushtarit të panjohur, në pritje të një klienti që ka nevojë për hamall ose shërbime ndërtimi.
“Nuk ja dalim dot, dhe ne me atë rritjen e ndihmës ekonomike që bëri kryeministri sërish nuk ja dalim. Çfarë janë aq lekë për një familje me 6 veta, as 2 ditë s’kalon dot, pasi jetesa sa vjen dhe bëhet më e shtrenjtë, por ne përpiqemi t’ia dalim çdo ditë, deri kur se dimë”, tha e moshuara për Portën Vendore.
Familja Bardhi nuk është e vetmja që i duket e vështirë jetesa pavarësisht shtesës së bërë në sajë të paketës së rezistencës, pasi ka edhe shumë pensionistë të tjerë që mendojnë po ashtu.
“Me atë 6% kryeministri mirë e bëri se për ne pensionistët edhe 2 lekëshi është i vlefshëm, na shërben për diçka por jo për shumëçka. Nder i ka bërë ndonjërit që merr 200-300 mijë lekë pension me këtë rritje se sa për ne që marrim nga 90 mijë lekë të vjetra as kafe nuk dalim dot të pimë me atë rritje. Është qesharake, se si ne si shtet i trumbetojmë këto politika sociale, me % ama se sa marrin pensionistët dhe ata me ndihmë sociale se si përkthehet e gjitha kjo duket se s’ka rëndësi”, tha Vera një e moshuar që ka përfituar nga indeksimi i pensionit. Ajo rrëfen gjithashtu se edhe gjatë 3 muajve që mundi të përfitonte në çift një 30 mijë lekësh sërish ishte i pamjaftueshëm me rritjen e madhe që njohën çmimet e që vijon ende të jetë prezente, për gjërat bazike e jo vetëm.
“Ne mirë që kemi fëmijët që na ndihmë hera-herës pasi edhe ata kanë hallet e tyre dhe s’mund ti biem dot në qafë se po e heqim vetë çdo ditë çdo të thotë të jetosh në këto kohë. Por më dhimbset vetja dhe brezi jonë që kanë punuar aq shumë për aq vjet dhe trajtohen pa dinjitet me një pension të tillë të vogël që as faturat e muajit s paguajmë dot jo më gjë tjetër. Sa për ilaçet ato na i blejnë fëmijët me radhë, një muaj njëri e një tjetri”, përfundon ajo e indinjuar mbi gjendjen në të cilën jetojnë sot pensionistët shqiptarë.
Por ka edhe shumë nga ata që pavarësisht vështirësive financiare që hasin sërish nuk kanë mundur dot të ndihmohen nga shteti pavarësisht se paga që marrin nuk ka më të njëjtën vlerë si disa muaj më parë.
“Kam dy fëmijë, njëra është në gjimnaz e tjetra në universitet, studion për drejtësi. Çmimet po njohin vetëm rritje, nga dita në ditë. Për të kursyer energjinë do i thajmë nga i ftohti fëmijët, e më pas ato lekë që kursejmë do bëhen ilaçe sepse do sëmurën fëmijët. Nuk është zgjidhje kjo. Është çmenduri, jemi në dorë të zotit”, tha Juliana banuese në Durrës.
Sa i përket ndihmës së qeverisë, ajo shprehet se nuk përfiton asgjë dhe se është në dorë të zotit. “Nuk përfitojmë asnjë ndihmë, të paktën të na lehtësonte me faturën e universitetit të vajzës ose ta heq fare nga shkolla dhe të iki edhe ajo jashtë e pastaj mos të ankohen se po largohet e gjithë rinia”, thotë 45 vjeçarja e revoltuar.
Një tjetër familje është ajo e Lindita Ylli, 51 vjeçe. Ajo tregon se familja e saj përbëhet prej 8 anëtarësh dhe se në punë janë vetëm bashkëshorti dhe djali i saj, dhe se privati nuk ka mundur dot të indeksojë pagat pavarësisht se vlera e lekut me atë që blije vitin e kaluar me atë që ble këtë vit në markete ka humbur shumë. “Jemi 8 persona, 2 janë fëmijë të vegjël të moshës 1 dhe 3 vjeç. Çmimet kanë shkuar në stratosferë. Katastrofë. Nuk e di si do e përballojmë, këtu nuk ka shtet. Kriza është në gjithë botën por te paktën e ndihmojnë popullin. Këtu nuk na japim asgjë, asnjë ndihmë lehtësuese”, tha Lindita për Portën Vendore.
Si dy zonjat që rrëfyen për Portën Vendore ka me mijëra, pasi produktet e shportës e gjithçka tjetër kanë pasur një rritje të radhës duke u kthyer e gjitha kjo në makth për konsumatorët të cilët po reduktojnë blerjen e artikujve që nuk konsiderohen të nevojshëm ose bazik.
Për shumë familje shqiptare ndihma e dhënë nga qeveria për këtë periudhë të mbetur të vitit është e pamjaftueshme, duke pasur parasysh se gjithçka është shtrenjtuar.
“Paketa e ndihmës është e pamjaftueshme për kategoritë përfituese pasi ajo nuk mbulon as rritjen e nivelit të inflacionit dhe as ritmin e frikshëm të shtrenjtimit të jetesës. Paketat janë një tregues të bujarisë së qeverisë por problem është fakti që në buxhetin e shtetit duhet të ketë gjithmonë një fond rezervë për mbulimin e rasteve të vështirësive të disa shtresave në pamundësi, sasia e të cilit është gjithmonë e pamjaftueshme pasi përdoret për prioritete të tjera prandaj dhe rritjet gjithmonë bëhen me rialokim dhe jo përmes fondit rezervë. Për mua duhet të merret më seriozisht inflacioni e si i tillë lehtësimi i përgjithshëm i çdo shtrese të vendit duhet të arrihet përmes një rritje të përgjithshme së paku 5-10 % mbi inflacionin që të quhet realisht mbështetje dhe jo siç edhe ndodh që merr trajta të pjesshme indeksimi”, tha Erion Muça ekspert ekonomie për Portën Vendore.
Ndërsa për drejtuesin e LRER Ervis Çota, paketa e re e Rezistencës Sociale duket si një hap pozitiv i qeverisë e cila duket se tregon angazhim për të mbështetur qytetarët e saj për të përballuar pasojat e krizës globale, por sërish është e pamjaftueshme.
“ Por nëse do të analizojmë me vëmendje situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen qytetaret, e në veçanti familjet në nevojë dhe rritjen ekstreme të çmimeve, mbështetja që qeveria ka planifikuar është e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojës reale. Kategoritë të cilat janë planifikuar të mbështeten përmes paketës së rezistencës sociale janë kategori të cilat edhe përpara krizës globale kanë qenë në vështirësi ekonomike për të përballuar jetesën. Tashmë vështirësia iu është shtuar shumë më tepër dhe paketa e rezistencës sociale në këndvështrimin tim është vetëm një lëmoshë për ta”, tha ai për Portën Vendore.
Çota bën gjithashtu një përllogaritje financiare lidhur me rritjet në ndihmën ekonomike dhe jo vetëm.
“Rritja me 10% e ndihmës ekonomike, indeksimi me 6% e pensioneve dhe 7.5% e pagesës së aftësisë së kufizuar nuk u siguron më shumë se 1-2 ditë ushqim familjeve. Për më tepër kjo rritje nuk merr fare në konsideratë nevoja të tjera të qenësishme siç mund të jenë psh blerja medikamenteve për të moshuarit apo persona të tjerë me sëmundje kronike. Po ashtu masa mbështetëse për energjinë elektrike duke mos rritur çmimin nuk mund të konsiderohet ndihmë për familjet në nevojë pasi ata edhe faturën me çmimin aktual e përballojnë me shumë sakrifica, për mos thënë që shumë prej tyre sot janë pa energji elektrike për shkak të debisë. Masa mbështetëse me e domosdoshme për kategoritë në nevojë që qeveria duhet të merrte për të përballuar krizën e energjisë elektrike është miratimi i VKM -së për Statusin e Klientit në Nevojë. Rritja e pagës minimale në 34 mijë lekë nuk mund ti shitet qytetarëve si një mase mbështetëse në kuadër të paketës së rezistencës sociale pasi nuk i përgjigjet drejt rritjes së çmimeve dhe për më tepër kjo është një masë që qeveria e ka premtuar me herët sesa hartimi i paketës.
Ndihma modeste e Shqipërisë përballë Kosovës
Por qeveria Rama ka menduar vetëm për familjet në varfëri. Në paketën më të ulët anti-krizë në rajon, qeveria shqiptare do ndihmojë duke rritur pensionet, dhe dyfishuar ndihmën ekonomike. Në paketën prej 50 mln euro, u përfshinë edhe rritje a pagës për policinë dhe ushtarakët. Këtë rritje të administratës, Rama e kishte planifikuar më herët përpara se të ndodhte kriza, edhe pse e përfshiu në këtë paketë. Ndërsa për familjet e shtresës së mesme që prekën nga kriza nuk dha asnjë ndihmë lehtësuese por vetëm tha se duhet ta kursejnë dhe mos të shpërdorojnë atë.
Në 8 shtator 2022, qeveria shqiptare shpalli paketën e dytë të Rezistencës Sociale me një total prej 6.1 miliardë lekë të reja, afro 52 milionë euro, për t’i ardhur në ndihmë kategorive në nevojë, pensionistëve, invalidëve dhe administratës publike. Me krenari, kryeministri tha se kjo ndihmë, gati gjysmë miliardi do të futet në ekonomi për të përballuar rritjen e pandalshme të çmimeve.
Familja e I. Bardhit në Mënik të Vaqarrit vuan prej disa kohësh pa energji elektrike, pasi mundësitë e tyre ekonomike nuk ja lejojnë që të paguajnë dot. Varfëria ka zbritur këmbëkryq në kasollen e tyre duke e bërë jetesën gjithnjë e më të vështirë për dy të moshuarit dhe djalin e tyre që ka në fakt një peshë të madhe, përveç prindërve edhe dy fëmijë e gruan për të mbajtur. Pavarësisht tentativave të shumta për një punë stabël, sërish nuk ka mundur dot të gjej diçka afatgjatë dhe të sigurt, përveçse punëve me ditë që ofron kryeqyteti, i stacionuar pranë ushtarit të panjohur, në pritje të një klienti që ka nevojë për hamall ose shërbime ndërtimi.
“Nuk ja dalim dot, dhe ne me atë rritjen e ndihmës ekonomike që bëri kryeministri sërish nuk ja dalim. Çfarë janë aq lekë për një familje me 6 veta, as 2 ditë s’kalon dot, pasi jetesa sa vjen dhe bëhet më e shtrenjtë, por ne përpiqemi t’ia dalim çdo ditë, deri kur se dimë”, tha e moshuara për Portën Vendore.
Familja Bardhi nuk është e vetmja që i duket e vështirë jetesa pavarësisht shtesës së bërë në sajë të paketës së rezistencës, pasi ka edhe shumë pensionistë të tjerë që mendojnë po ashtu.
“Me atë 6% kryeministri mirë e bëri se për ne pensionistët edhe 2 lekëshi është i vlefshëm, na shërben për diçka por jo për shumëçka. Nder i ka bërë ndonjërit që merr 200-300 mijë lekë pension me këtë rritje se sa për ne që marrim nga 90 mijë lekë të vjetra as kafe nuk dalim dot të pimë me atë rritje. Është qesharake, se si ne si shtet i trumbetojmë këto politika sociale, me % ama se sa marrin pensionistët dhe ata me ndihmë sociale se si përkthehet e gjitha kjo duket se s’ka rëndësi”, tha Vera një e moshuar që ka përfituar nga indeksimi i pensionit. Ajo rrëfen gjithashtu se edhe gjatë 3 muajve që mundi të përfitonte në çift një 30 mijë lekësh sërish ishte i pamjaftueshëm me rritjen e madhe që njohën çmimet e që vijon ende të jetë prezente, për gjërat bazike e jo vetëm.
“Ne mirë që kemi fëmijët që na ndihmë hera-herës pasi edhe ata kanë hallet e tyre dhe s’mund ti biem dot në qafë se po e heqim vetë çdo ditë çdo të thotë të jetosh në këto kohë. Por më dhimbset vetja dhe brezi jonë që kanë punuar aq shumë për aq vjet dhe trajtohen pa dinjitet me një pension të tillë të vogël që as faturat e muajit s paguajmë dot jo më gjë tjetër. Sa për ilaçet ato na i blejnë fëmijët me radhë, një muaj njëri e një tjetri”, përfundon ajo e indinjuar mbi gjendjen në të cilën jetojnë sot pensionistët shqiptarë.
Por ka edhe shumë nga ata që pavarësisht vështirësive financiare që hasin sërish nuk kanë mundur dot të ndihmohen nga shteti pavarësisht se paga që marrin nuk ka më të njëjtën vlerë si disa muaj më parë.
“Kam dy fëmijë, njëra është në gjimnaz e tjetra në universitet, studion për drejtësi. Çmimet po njohin vetëm rritje, nga dita në ditë. Për të kursyer energjinë do i thajmë nga i ftohti fëmijët, e më pas ato lekë që kursejmë do bëhen ilaçe sepse do sëmurën fëmijët. Nuk është zgjidhje kjo. Është çmenduri, jemi në dorë të zotit”, tha Juliana banuese në Durrës.
Sa i përket ndihmës së qeverisë, ajo shprehet se nuk përfiton asgjë dhe se është në dorë të zotit. “Nuk përfitojmë asnjë ndihmë, të paktën të na lehtësonte me faturën e universitetit të vajzës ose ta heq fare nga shkolla dhe të iki edhe ajo jashtë e pastaj mos të ankohen se po largohet e gjithë rinia”, thotë 45 vjeçarja e revoltuar.
Një tjetër familje është ajo e Lindita Ylli, 51 vjeçe. Ajo tregon se familja e saj përbëhet prej 8 anëtarësh dhe se në punë janë vetëm bashkëshorti dhe djali i saj, dhe se privati nuk ka mundur dot të indeksojë pagat pavarësisht se vlera e lekut me atë që blije vitin e kaluar me atë që ble këtë vit në markete ka humbur shumë. “Jemi 8 persona, 2 janë fëmijë të vegjël të moshës 1 dhe 3 vjeç. Çmimet kanë shkuar në stratosferë. Katastrofë. Nuk e di si do e përballojmë, këtu nuk ka shtet. Kriza është në gjithë botën por te paktën e ndihmojnë popullin. Këtu nuk na japim asgjë, asnjë ndihmë lehtësuese”, tha Lindita për Portën Vendore.
Si dy zonjat që rrëfyen për Portën Vendore ka me mijëra, pasi produktet e shportës e gjithçka tjetër kanë pasur një rritje të radhës duke u kthyer e gjitha kjo në makth për konsumatorët të cilët po reduktojnë blerjen e artikujve që nuk konsiderohen të nevojshëm ose bazik.
Për shumë familje shqiptare ndihma e dhënë nga qeveria për këtë periudhë të mbetur të vitit është e pamjaftueshme, duke pasur parasysh se gjithçka është shtrenjtuar.
“Paketa e ndihmës është e pamjaftueshme për kategoritë përfituese pasi ajo nuk mbulon as rritjen e nivelit të inflacionit dhe as ritmin e frikshëm të shtrenjtimit të jetesës. Paketat janë një tregues të bujarisë së qeverisë por problem është fakti që në buxhetin e shtetit duhet të ketë gjithmonë një fond rezervë për mbulimin e rasteve të vështirësive të disa shtresave në pamundësi, sasia e të cilit është gjithmonë e pamjaftueshme pasi përdoret për prioritete të tjera prandaj dhe rritjet gjithmonë bëhen me rialokim dhe jo përmes fondit rezervë. Për mua duhet të merret më seriozisht inflacioni e si i tillë lehtësimi i përgjithshëm i çdo shtrese të vendit duhet të arrihet përmes një rritje të përgjithshme së paku 5-10 % mbi inflacionin që të quhet realisht mbështetje dhe jo siç edhe ndodh që merr trajta të pjesshme indeksimi”, tha Erion Muça ekspert ekonomie për Portën Vendore.
Ndihma modeste e Shqipërisë përballë Kosovës
Por qeveria Rama ka menduar vetëm për familjet në varfëri. Në paketën më të ulët anti-krizë në rajon, qeveria shqiptare do ndihmojë duke rritur pensionet, dhe dyfishuar ndihmën ekonomike. Në paketën prej 50 mln euro, u përfshinë edhe rritje a pagës për policinë dhe ushtarakët. Këtë rritje të administratës, Rama e kishte planifikuar më herët përpara se të ndodhte kriza, edhe pse e përfshiu në këtë paketë. Ndërsa për familjet e shtresës së mesme që prekën nga kriza nuk dha asnjë ndihmë lehtësuese por vetëm tha se duhet ta kursejnë dhe mos të shpërdorojnë atë.
Në 8 shtator 2022, qeveria shqiptare shpalli paketën e dytë të Rezistencës Sociale me një total prej 6.1 miliardë lekë të reja, afro 52 milionë euro, për t’i ardhur në ndihmë kategorive në nevojë, pensionistëve, invalidëve dhe administratës publike. Me krenari, kryeministri tha se kjo ndihmë, gati gjysmë miliardi do të futet në ekonomi për të përballuar rritjen e pandalshme të çmimeve.

5 ditë më parë, Qeveria e Albin Kurtit shpalli “Pakon për përballje me inflacion”, me një fond prej 150 milionë euro, 3-fish më shumë së Shqipëria, edhe pse ka një numër popullsie më të ulët. Qeveria Kurti parashikon lehtësi dhe mbështetje direkte financiare për çdo punonjës buxhetor me 50 euro, ndërsa 100 euro do t’i jepet çdo pensionisti dhe studenti.
Kosova në dallim nga qeveria Rama nuk e ka rritur me 10% ndihmën ekonomike, por ka vendosur ta dyfishojë asistencën për familjet që janë pjesë e skemës.