Ngjarje/Personazhe

Pasojat e tërmetit ende prezente në Bubq

2 tetor 2022/ Porta Vendore/ Krujë

Vetëm 2 kilometra më larg Bubqit ndodhet fshati Mazhë e Madhe,  ku shumë familje gjithashtu u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite të gjithë në fshat flasin për tërmetin, pasi pasojat që ka lënë janë ende aty. Rrënimi ka qenë jo vetëm psikologjik por edhe social-ekonomik. E kjo e fundit i vret më së shumti, fakti që pavarësisht premtimeve të bëra, qeveria shqiptare ende nuk i ka sistemuar nëpër apartamente, duke shtuar edhe më shumë agoninë e tyre.

Astrit Hoxha së bashku me familjen e tij prej më shumë se dy vitesh e gjysmë jeton në kontejner.

53 vjeçari rrëfen për Portën Vendore se nuk ka pasur mundësi financiare se nëse do të kishte, do të mund ta kishte ndërtuar vetë nga e para.