Ngjarje/Personazhe

Mungesa e ujit vaditës, pakëson prodhimin e produkteve në fshatrat e Kurbinit

30 shtator 2022/ Ahmet Zani/ Porta Vendore/ Kurbin

Fushat me të mbjella në stinën e verës digjen nga mungesa e ujit vaditës.

Shkatërrimi i sistemit të vaditjes ka sjellë pengesa të mëdha në zhvillimin e sektorit bujqësor.

Të mbjellat thahen në fusha, dhe jo vetëm janë dhe pemët drufrutore si ullinjtë që kanë marrë një hapësirë të madhe në kultivimin në zonat fushore dhe kodrinore.

Situata e mungesës së vaditjes mbetet gjithnjë problematike për fermerët e Kroijes dhe Kurbinit, nga mungesa e rindërtimit të sistemit vaditës.

Ne kemi vëzhguar disa fshatra, ku situata e mungesës dhe mosfunksionimit të ujit vaditës është vërtetë shqetësuese.